Albanischer Kulturverein "Mutter Teresa" - Shoqata Shqipëtare "Nënë Tereza"

Albanischer Kulturverein "Mutter Teresa" - Shoqata Shqipëtare "Nënë Tereza" Albanischer Verein die am 08.12.1990 vom Gastarbeiter gegründet wurde. "Kadri Zeka" në Nürtingen pastaj më SH.K.SH. Por në vitet e fundit kan mbetur disi mbrapa.

Agresiviteti i shfrenuar i politikës së ndyre serbe të udhëhequr nga Milloshoviqi u shendrrua në terror shtetror qe ndjellte frikë, pa siguri edhe jo prespektive per jeten e shqiptarvë. Rrahje pa shkas, bastisjet me pretekst të kerkimit të armevë (si në kohen e Ranëkoviqit të viteve 1956) duke i maltertuar në menyre jo njerzore në prani të antarëve të familjes. Ky agresivitet i shfrenuar shkaktoj

egzilin masiv të shqiptarve kush për të shpetuar kokën, kush për të siguruar kafshatën e bukës për familje, kush dukë dezertuar e dukë mos ju përgjegjur thirrjeve që të sherbëj në një armatë vrasesë dhe agresivë. Pra ky egzil pa dyshim ka shkaktuar qrregullime të mëdha plagë dhë pasoja të rënda në vetjeten e shqiptarvë. Për kët nuk ndejten duar kryq disa bashkëatdhetarë tanë që kishin ardhë si punëtor krahu aty ka vitet 1970, dhë filluanë të formoni shoqata humanitare kullturore dhe sportivë aty ka vitet 90-ta. Një kontribut të madhë dhanë dhë bashkëatdhetarët tanë në Göppingen me rrethin ku u formua klubi shqiptarë "Nëna Terezë" në Göppingen, ku bashkoj rreth vetës shqiptarët nga të gjithat trevat nga do që vinin. E një kujdes të veqantë kishin edhë për të rinjit që paten dezertuar nga ushtrrija ish jugusllavë, e po ashtu dhë të perndjekurve politik dhë ekonomik. Kjo shoqatë veprimtarinë e vetë zhvillontë në kushte mjaft të vështira në një lokal shkollor ku nuk i plotsontë kushtet e një shoqate e cila nuk e ndalontë veprimtarinë e vetë kullturore dhë humanitarë. Aty nga vitet 93 erdhem te gjetja e një lokali të madh ku i plotsontë të gjithat kushtet për një veprimtari më të madhe. Synimet e shoqatës tonë shqiptarë ishin që të vepronim në leminë e kulltures, traditavë, bemirësisë dhë afrimit të bashkëatdhetarvë tanë ketu ne mergimë, në menyr që ta ndihmojme njëri tjetrin saherë që paraqitet nevoja. Po ashtu si shoqatë të bashkëpunojmë dhë të njihemi më jetën kullturen dhe traditen gjermanë ku dhë pala gjermanë të njihët me historinë kullturen dhe traditën shqiptare. Të ndëruarë bashkëatdhetarë
Aktivitetinë e vetë shumëvjeqarë SH:K:SH: "NËNA TEREZË" në Göppingen eka zhvilluarë në disa fusha jetesorë kullturore, arsimorë, spotive e humanitarë. Në saje të aktivitetitë të zhvilluarë u bë qendër e një mendet e organizimevë dhë vatër e një numri të madhë të bashkëatdhetarëve. Lokalet e pershtatshme ku kohë më parë u vendos Klubi, mundësoj që ketu të ketë atmosfer te odes shqiptare, dukë piër qajin dhë kafen të ndiqen rrjedhat në atëdhe dhë të bisedohet per hallet e njeri tjetrit që ua solli kurbeti. Klubi "NËNE TEREZA" u bë vend takim i yni, vënd i marraveshjevë për të zhvilluar aktivitetet tona të mëtejshme rreth organizimit kullturor, sportiv dhë humanitar, por edhë të bashkëpunimit më klubët tjëra shqiptarë sidomos më SH.K.SH. "Atëdheu" në Schwäbisch Gmünd dhe më shumë shoqata tjera. Një ndër aksionet të para dukë e pasur parasysh mbështetjen e pareserv të bashkëatdhëtarvë ishtë aksioni i grumbullimit të parevë më interes kombetarë. Po ashtu filloj aksioni ndihmë për qashtjen e arsimit dhë shendetësisë në kosovë. Ndihmuam dhë shumë familje të cillat ishin të guditura nga varferija dhe papunësija në Kosovë. Shoqata ndihmojë dhë në mbartjen e kufomave të disa bashkëatdhetarvë tanë për në Kosovë. Vlen të theksohët aksioni për grumbullimin e të hollavë dhë mendikamentevë më një shumë, shumë të madhë si dhë grumbullimin në veshëmbathjë, të vitit 1998 ku ishtë aksioni gjithqka për pavarsinë e Kosovës dhë vendlindja thrret. Më hapjen e vatrave të reja në luginen e preshevës dhë në pjesën vëri - prendimorë të Maqedonisë shoqata jonë ndergojë ndihma materiale dhë financiale familjevë të zhvendosura nga keto trreva. Ky Klub dukë bashkëpunuar në menyrë tejët të sukseshme më shkollen e mësimit plotesuës në gjuhen shqipe ne GP dhë para së gjithash më arsimtarët që punuan dhe punojnë tashë e 11-vjet u vequa edhë në organizimin e aktiviteteve kullturore, për mes programeve të shoqeruara nga grupi i valletarevë të shkolles shqipe para publikut të qytetit të Göppingenit, ku u prezentuar thesar i pasur kullturo shqiptarë me tradita folklorikë. Nuk e patëm veshtirë edhe ne si Kryesi të punojmë dhë organizohemi mirë nga së e kishim mbështetjën e fortë të anëtarevë të kryësisë dhë bashkëatdhëtarët tanë, e ketë e trregoj puna e grumbullimet të hollavë gjatë luftës ne Kosovë por edhë të punëve tjera vullnetarevë sidomos ne rinovimin e plotë të klubit në vitin që shkoj. Edhe më parë të rinjët nuk ju janë nalë aktivitetit, sidomos ne fushën sportivë kur nga ky grup i te rinjeve në futboll të vogel kan fituar 9 trofë.

3 - vendin e parë
1 - vendin e dytë
3 - vendin e trretë
2 si ekipi ma i diciplinuar ne garë. Të nderuar bashkëatdhëtarë për punen e madhë 20 vjeqare që eshtë berë nga gjith në shqiptarët që jetojm në Göppingen me rrethin na duhet ni liber e terë por unë jam munduar në pikat e shkurtura të them dhe të falëmenderoj të gjith ata që paten guximin të marrin kohë dhë të udhëheqin kët shoqatë mjaft aktivë në të gjithat lëmit e jetës kullturore, sportive dhe humanitarë. Me ket rast kam nderin ti pershendes të gjitha kryësit e gjertanishmë. Ne fillim pershendes kryesin e parë te vitit: 1990-1991
1. Abit Fazliia - Kryetarë
2. Ramë Osaj - Sekretarë
3. Vesel Osmanaj - Arkatarë

Kryesija e dytë: 1991-1994
1. Vesel Osmanaj - Kryetar
2. Ismail Zeka - Sekretarë
3. Feim Broqi - Arkatarë

Kryesija e tretë:1994-1998
1. Sylë Sylaj - Kryetarë
2. Kenan Xani - Sekretarë
3. Bajram Gjenovci - Arkatarë

Kryesija e katert: 1998-2005
1. Mazllum Hazimja - Kryetarë
2. Veli Fazlia - Sekretarë
3. Feim Broqi - Arkatarë

Kryesija e pestë: 2005- 01/2012
1. Sylë Sylaj - Kryetarë
2. Istref Bojaj - Nën Kryetarë
3. Muhamet Azemi - Sekretarë
4. Besnik Jusufi - Arkatarë

Kryesija e gjashtë/shtatë: 01/2012- 11/2018
1. Jahja Gashi - Kryetarë
2. Besim Mustafa - Nën Kryetarë
3. Besnik Jusufi - Arkatarë

Kryesija e pestë: 11/2018- aktualisiert
1. Abit Fazliu - Nën Kryetarë
3. Nora. Gashi-Abedini - Sekretare
3. Besnik Jusufi - Arkatarë

Pashkët, festa më e madhe e krishterë, ju sjellë njerëzve besimin në fitoren e të mirës, ​​dhe shpresën për një fillim t...
04/04/2026

Pashkët, festa më e madhe e krishterë, ju sjellë njerëzve besimin në fitoren e të mirës, ​​dhe shpresën për një fillim të ri.

Edhe në ketë vitë vuajtje të njerëzve si pasoj e luftës dhe krizave në bote. po ne shqiptarët e njohim shumë mirë vlerën e paqes.
Njerzimi po kalon kohë të vështira, Pashkët si simbol i mirësisë, solidariteti dhe dashuris për njerzimin janë parimet jo vetëm fetare, por edhe universale.
Të gjithë populli shqiptar që festoni familjarisht në Vendlindje dhe kudo në Botë,

Ju urojm Pashkë të lumtur dhe të bekuar.
Për shumë mote dhe zemër të mirë Pashkët🐣

Sot patëm nderin të vizitojmë Romën dhe Vatikanin, duke hyrë në qendrën e rëndësishme të misionit të motrave të Nënës Te...
02/04/2026

Sot patëm nderin të vizitojmë Romën dhe Vatikanin, duke hyrë në qendrën e rëndësishme të misionit të motrave të Nënës Terezë, ku zhvillohet formimi dhe përgatitja e motrave të reja për shërbim human dhe shpirtëror. Në këtë ambient me traditë të konsoliduar dhe përkushtim të lartë institucional, u njohëm nga afër me mënyrën se si ndërtohet misioni dhe disiplina që e ka karakterizuar gjithmonë këtë rend të nderuar.
Vizita jonë u bë e mundur falë Leonora Tanush*t, ligjëruese në universitetin e lartë Regina Apostolorum në Vatikan dhe përfaqësuese për Evropë në qendrën e misionit të Nënës Terezë me seli në New York. Me profesionalizëm dhe përkushtim të veçantë, ajo na shoqëroi gjatë gjithë ditës së parë në Romë, duke qenë udhërrëfyesja jonë në Vatikan dhe në pikat kryesore historike të qytetit.
Këtë vizitë e realizuam së bashku me zonjën Nora Gashi-Abedini, kryetare e Shoqatës “Nëna Terezë” në Göppingen, si dhe me anëtarë të kryesisë dhe anëtarë të shoqatës: Dr. Rexhep Shala, Lorenc Lleshaj, Jahja Gashi, Gita Lleshaj dhe Florentina Mataj. Vizita përfaqëson një angazhim të përbashkët për të forcuar lidhjet dhe për të njohur nga afër qendrat që mbajnë gjallë misionin dhe trashëgiminë e Nënës Terezë.
Mirënjohje e veçantë për mikpritjen, përkujdesjen dhe mundësinë që na u dha të përjetojmë nga afër këtë qendër në Vatikan. Roma mbetet një shkollë e historisë dhe e vlerave, ndërsa bashkëpunimi dhe përkushtimi i njerëzve të angazhuar mbeten themeli i çdo misioni të qëndrueshëm.

Urim me rastin e Festës së Bajramit të MadhPas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror ndaj Krijuesit...
20/03/2026

Urim me rastin e Festës së Bajramit të Madh

Pas një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror ndaj Krijuesit, përmbyllet muaji i shenjtë i Ramazanit dhe festohet Bajrami i Madh.
Me këtë rast, Shoqata jonë u shpreh urimet më të sinqerta të gjithë besimtarëve myslimanë dhe miqve tanë: Gëzuar Bajramin e Madh!
Urojmë që kjo festë e shenjtë të sjellë paqe, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja, duke forcuar ndjenjën e solidaritetit, mirëkuptimit dhe dashurisë ndaj njëri-tjetrit.
Le të shërbejë kjo ditë si rikujtim i vlerave të përhershme që na bashkojnë si shoqëri dhe si komunitet.
Me fat dhe e bekuar qoftë kjo ditë e përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit!

Glückwünsche zum Fest des großen Bajrams

Nach einem Monat der Hingabe, der Besinnung und der spirituellen Verbundenheit mit dem Schöpfer endet der heilige Monat Ramadan und das große Fest des Bajrams wird begangen.
Aus diesem Anlass spricht unsere Vereinigung allen muslimischen Gläubigen sowie unseren Freunden die herzlichsten Glückwünsche aus: Gesegnetes Bajram-Fest!
Wir wünschen, dass dieses bedeutende Fest Frieden, Gesundheit und Harmonie in Ihre Familien bringt und den Zusammenhalt, das gegenseitige Verständnis sowie die Nächstenliebe stärkt.
Möge dieser Tag uns an die beständigen Werte erinnern, die uns als Gemeinschaft und Gesellschaft verbinden.
Einen gesegneten Abschluss des heiligen Monats Ramadan!

Liebe Mitgliederinen und Mitglieder,Liebe Mitbürgerinnen und Mitbürger in Göppingen und Umgebung,morgen finden die Wahle...
07/03/2026

Liebe Mitgliederinen und Mitglieder,
Liebe Mitbürgerinnen und Mitbürger in Göppingen und Umgebung,

morgen finden die Wahlen zum Landtag Baden‑Württemberg statt. Bitte nehmen Sie sich fünf Minuten Zeit für Ihre Zukunft und für die Zukunft unserer Kinder. Ihre Stimme trägt dazu bei, dass demokratische Kräfte im Parlament vertreten sind, die Arbeitsplätze sichern, Stabilität gewährleisten und Fortschritt ermöglichen.
Wir, die hier leben, manche schon länger, andere erst seit einigen Jahren, haben hier nicht nur unseren Arbeitsplatz, sondern auch unser Zuhause. Und ein Zuhause bleibt stark, wenn Städte, Schulen und Sicherheit von demokratischen politischen Strukturen getragen werden.
Im Wahlkreis Göppingen gibt es verantwortungsvolle Kandidatinnen und Kandidaten aus demokratischen Parteien. Deshalb appelliere ich an Sie, beteiligen Sie sich an der Wahl und entscheiden Sie sich für demokratische Kräfte.

Am 02.03.2026 nahmen Vertreter albanischer Vereine aus dem Großraum Stuttgart, darunter auch die Akademische Vereinigung...
02/03/2026

Am 02.03.2026 nahmen Vertreter albanischer Vereine aus dem Großraum Stuttgart, darunter auch die Akademische Vereinigung der Studierenden in Stuttgart sowie der Deutsch-Kosovarische Verein, an einem Informations- und Austauschgespräch mit dem Spitzenkandidaten von Cem Özdemir in Stuttgart teil.
Die Veranstaltung diente der vertieften Erörterung zentraler Themen im Vorfeld der anstehenden Landtagswahl am kommenden Sonntag.
Für den albanischen Verein „Mutter Teresa“ war Jahja Gashi vor Ort und habe im Rahmen der Diskussionsrunde eine Frage zum muttersprachlichen Unterricht eingebracht. Die Antwort erfolgte offen und transparent, auch wenn sie inhaltlich nicht unseren Erwartungen entsprach. Gleichwohl gehört ein solcher sachliche Austausch zu einer verlässlichen politischen Kultur und bildet die Grundlage eines tragfähigen Dialogs.
Anwesend waren unter anderem der Vorsitzende des Vereins Albanischer Kulturzentrum in Stuttgart, Vitor Spaqi, der Vorsitzende des Vereins „Pavarësia“, Beqir Sopa, zahlreiche engagierte Vertreter der Community sowie der Vorsitzende des Deutsch-Kosovarischen Vereins, Jens Kuderer. Ebenso war Zeqir Gashi, Vorsitzender des albanischen Vereins in Nagold, eigens angereist. Der Dialog war geprägt von gegenseitigem Respekt und dem gemeinsamen Anspruch, integrations- und bildungspolitische Themen sachlich, konstruktiv und lösungsorientiert zu beleuchten.

Im Namen des albanischen Vereins „Mutter Teresa“ habe ich Herrn Özdemir zur Eheschließung gratuliert und seiner Ehefrau die albanische Wurzeln hat die Glückwünsche auch in albanischer Sprache übermittelt. Zugleich habe ich für den offenen Austausch gedankt und ihm für den weiteren Verlauf des Wahlkampfes viel Erfolg gewünscht.

Der Verein „Mutter Teresa“ wird die demokratische Dialogformate aktiv begleiten und die Mitglieder sachlich und verantwortungsbewusst über Ereignisse im Ländle informieren.

Verein „Mutter Teresa“ besucht Informationsveranstaltung mit Sarah Schweizer und Manuel HagelGöppingen, 14.02.2026 – Mit...
17/02/2026

Verein „Mutter Teresa“ besucht Informationsveranstaltung mit Sarah Schweizer und Manuel Hagel

Göppingen, 14.02.2026 – Mitglieder des Vereins „Mutter Teresa“ haben an einer Informationsveranstaltung teilgenommen, zu der die Landtagskandidatin Frau Sarah Schweizer sowie der CDU-Kandidat für das Amt des Ministerpräsidenten in Baden-Württemberg, Herr Manuel Hagel, eingeladen hatten.
Die Veranstaltung fand in den Räumlichkeiten der Firma Lambert statt. Seitens des Vereins nahmen Frau Nora Gashi-Abedini, Dr. Rexhep Shala, Dipl.-Ing. Ageim Cerimi (Inhaber, Gentech Geislingen), Herr Samir Shatri (Inhaber, Baumschule Germania), Herr Gent Cerimi sowie Herr Jahja Gashi teil.
Im Mittelpunkt der Veranstaltung standen politische und gesellschaftliche Themen wie Wirtschaft, Bildung, Sicherheit und Energie sowie die Schwerpunkte des Landtagswahlkampfes in Baden-Württemberg. Der Verein „Mutter Teresa“ verfolgt den Wahlkampf aufmerksam und nimmt regelmäßig an Informationsformaten teil, um sich ein umfassendes Bild zu verschaffen und die Community bestmöglich, sachlich und ausgewogen zu informieren.

Der Verein bedankt sich für die Einladung sowie für den anschließenden persönlichen Austausch. Frau Sarah Schweizer wird für ihren weiteren Wahlkampfverlauf viel Erfolg gewünscht.

Më 26 dhjetor, në Prishtinë, nën patronazhin e Presidencës, u organizua takimi tradicional i fundvitit me mërgimtarët, n...
31/12/2025

Më 26 dhjetor, në Prishtinë, nën patronazhin e Presidencës, u organizua takimi tradicional i fundvitit me mërgimtarët, një ngjarje që tashmë është shndërruar në praktikë të konsoliduar institucionale për forcimin e lidhjeve me diasporën.
Në këtë takim mori pjesë edhe kryetarja e shoqatës, znj. Nora Gashi-Abedini, e cila pati rastin të shkëmbejë disa fjalë përshëndetëse dhe përmbajtësore me Presidenten e Republikës, znj. Vjosa Osmani. Ky komunikim u zhvillua në frymën e respektit institucional dhe vlerësimit të ndërsjellë për rolin e mërgatës në zhvillimet kombëtare.
Gjatë qëndrimit në këtë aktivitet, znj. Gashi-Abedini realizoi gjithashtu një takim të veçantë me z. Lazim Destani, një nga biznesmenët më të njohur dhe më me ndikim në hapësirën gjermane, ku u theksua rëndësia e bashkëpunimit të qëndrueshëm mes kapitalit të mërgatës dhe iniciativave shoqërore.
Një vëmendje e posaçme iu kushtua z. Arianin Beshiri, kryetarin e parë shqiptar të një komune në Republikën Federale të Gjermanisë. Biseda u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe përmbajtësore, ku u shkëmbyen mendime konkrete rreth mundësisë së një vizite zyrtare të kryetarit të bashkësisë së Mosbahut në qytetin e Göppingenit, si dhe në shoqatën e Nënë Trezës. Ky fres e shoqatës u vlerësua si hap i natyrshëm në vazhdën e forcimit të bashkëpunimit institucional dhe shoqëror, duke u mbështetur në praktikat e deritanishme që kanë dhënë rezultate të qëndrueshme.
Takimi i 26 dhjetorit konfirmoi edhe një herë se ndërtimi i urave mes institucioneve të Kosovës dhe mërgatës mbetet proces i vazhdueshëm, i bazuar në traditë, seriozitet dhe vizion afatgjatë.

Të nderuar anëtar të Shoqatës,Të dashur bashkatdhetar dhe miqë të shoqatës Shën Nënë Tereza në Gppingen dhe rrethinëNë p...
19/12/2025

Të nderuar anëtar të Shoqatës,
Të dashur bashkatdhetar dhe miqë të shoqatës Shën Nënë Tereza në Gppingen dhe rrethinë

Në përmbyllje të këtij viti pune, e ndjejmë për detyrë institucionale dhe morale që t’ju drejtohemi me mirënjohje të thellë dhe me urimet më të përzemërta për Festën e Krishtlindjes dhe Vitin e Ri që po vjen.
Viti që po lëmë pas ishte një vit angazhimi serioz, pune të qëndrueshme dhe përkushtimi vullnetar, ashtu siç është vepruar gjithmonë në traditën e kësaj shoqate. Me durim, përgjegjësi dhe frymë bashkëpunimi, Shoqata “Shën Nënë Tereza” dëshmoi edhe një herë se vlerat që janë ndërtuar ndër dekada nuk janë thjesht kujtim i së kaluarës, por themel i fortë për të sotmen dhe të ardhmen.
Falë kontributit tuaj, edhe këtë vitë u realizuan aktivitete kulturore, arsimore dhe shoqërore që forcuan komunitetin tonë, e prezantuan atë me dinjitet para institucioneve gjermane dhe ruajtën gjallë lidhjen me gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare. Çdo orë e dhuruar vullnetarisht, çdo angazhim pa bujë dhe çdo përgjegjësi e marrë me seriozitet është pasuri e përbashkët e kësaj shoqate.
Në këtë kohë festash, kur vlerat e solidaritetit, familjes dhe mirësisë marrin kuptim të veçantë, ju urojmë shëndet, paqe dhe harmoni në familjet tuaja. Urojmë që Krishtlidnja dhe Viti i Ri të na gjejë me forcë të re, me bashkim edhe më të madh dhe me gatishmëri për të vazhduar rrugën që gjithmonë e kemi ndjekur: punë të ndershme, respekt ndaj njëri-tjetrit dhe shërbim ndaj popullit tonë.
Me bindjen se së bashku do të vazhdojmë ta mbajmë Shoqatën “Shën Nënë Tereza” një shtyllë të qëndrueshme të jetës dhe Kulturës Shqiptare në Göppingen, ju falënderojmë për besimin dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshëm.

Gëzuar Krishtlindjen dhe një Vit të Ri të mbarë, të begatë dhe me suksese për të gjithë!

Me respekt dhe mirënjohje,
Kryesia e Shoqatës “Nënë Tereza” e.V. Göppingen
Nora Gashi-Abedini dhe Abit Fazliu

07/12/2025

Të dashur bashkatdhetarë,

Ju njoftojmë se Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart është zhvendosur në një lokacion të ri.

Nga data 8 dhjetor 2025, adresa jonë e re është:

📍 Johannesstraße 39–45, 70176 Stuttgart

Adresa e re gjendet rreth 50 metra më poshtë nga lokacioni i vjetër.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju mirëpresim në hapësirën tonë të re! 🇽🇰

Festimi i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”Më 29 nëntor, në Stadhallen e Vernaut, Shoqata Kulturor...
30/11/2025

Festimi i organizuar nga Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”

Më 29 nëntor, në Stadhallen e Vernaut, Shoqata Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka” në Nürtingen organizoi Festen e Pavarsisë së Shqipëris për rrethin e Nürtingenit. Ngjarja u dallua për përkushtimin organizativ dhe për qasjen gjithëpërfshirëse, e cila siguroi pjesëmarrje të gjerë nga komuniteti. Mbarëvajtja e aktivitetit dëshmoi angazhim e shoqatës dhe krijoi atmosferë të mirë për festën tonë kombëtare.

Moderimi i mbrëmjes iu besua gazetares dhe personalitetit të njohur të medias, znj. @ä Klodiana Shkoza , e cila, me profesionalizëm dhe me gjuhë të pastër shqipe, udhëhoqi hap pas hapi të gjithë programin. Ceremonia nisi me thirrjen për të nderuar në mënyrë solemne himnin e Republikës së Shqipërisë dhe të Republikës së Kosovës, duke vendosur kornizën ceremonialë të mbrëmjes. Më pas u shpreh nderim për të gjithë ata që, ndër vite, kanë dhënë kontribut të çmuar për shtetësinë, zhvillimin dhe identitetin kombëtar të të dy republikave shqiptare.

Si mysafirë dhe pjesëmarrës patëm mundësinë të ndjekim një program kulturor të pregaditun me kujdes, i cili përfshiu valle tradicionale, recitime dhe interpretim të këngëve shqiptare. Veçanërisht mbresëlënës ishte recitimi i poezisë kushtuar Kosovës nga vogëlushja pjesëmarrëse, si dhe interpretimi i valles tradicionale të trevës së Tropojës dhe të Malësisë së Madhe, të realizuara me përkushtim për festën kombëtare. Interpretimi i këngës “Mora fjalë” u mirëprit me emocion nga publiku, duke krijuar një moment të veçantë rezonance dhe përjetimi shpirtëror.

Programi kulturor vijoi me këngë, valle dhe interpretim muzikor nga grupi i këngëtarëve Dukagjin Kasrati dhe grupi, të cilët sollën një repertor të pasur dhe të përzgjedhur, duke mbajtur të angazhuar dhe të disponim gjithë audiencën.

Në emër të pjesëmarrësve, shprehim mirënjohje për Shoqatën Kulturore Shqiptare “Kadri Zeka”, për ekipin organizues dhe për të gjithë kontribuuesit që mundësuan realizimin dinjitoz të kësaj ngjarjeje.

Shpat Kasapi – Shpirt HumanNë tetor të vitit 2006, ti ishe vetëm 21 vjeç, por zemra që mbaje rrezatonte madhështi sa një...
26/11/2025

Shpat Kasapi – Shpirt Human
Në tetor të vitit 2006, ti ishe vetëm 21 vjeç, por zemra që mbaje rrezatonte madhështi sa një mal. Shoqata “Nëna Terezë” pati privilegjin dhe nderin të bashkëpunojë me ty, një djalë që me thjeshtësinë dhe humanizmin e vet la gjurmë të pashlyeshme.
Sot, teksa të kujtojmë me respekt, të gjithë jemi të pikëlluar për humbjen e një ylli të mirëfilltë të këngës shqiptare.
Prehu në paqe, Yll i mirë i muzikës Shqiptare!

22/11/2025

Adresse

C/O Nora Gashi-Abedini
Göppingen
73035-GÖPPINGEN

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Albanischer Kulturverein "Mutter Teresa" - Shoqata Shqipëtare "Nënë Tereza" erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Albanischer Kulturverein "Mutter Teresa" - Shoqata Shqipëtare "Nënë Tereza" senden:

Teilen