18/09/2026
Të dashur prindër,
sot zhvillohet ora e parë e mësimit të gjuhës shqipe në shkollën Pestalozzi, nga ora 14:30 deri në orën 16:00.
Të gjithë fëmijët janë të ftuar ta fillojnë vitin shkollor jo vetëm me mësimin e gjuhës gjermane, por edhe me mësimin e gjuhës shqipe dhe ta përfundojnë atë me një dëftesë për të cilën mund të jetë krenare e gjithë familja.
Shoqata dëgjon nga disa prindër se fëmijët e tyre dinë tashmë shqip dhe se nuk kanë nevojë për mësim. Fëmijët ndërkohë dinë edhe gjermanisht mirë, por megjithatë ndjekin dhe duhet të ndjekin mësimin e gjuhës gjermane.
Të qenit dygjuhësh nuk është pengesë, por një privilegj, i cili nuk duhet të çojë në lënien pas dore të gjuhës dhe kulturës sonë.
Për këtë arsye, shoqata rekomandon me këmbëngulje që prindërit të kujdesen dhe t’i inkurajojnë fëmijët e tyre të ndjekin mësimin e gjuhës shqipe.
Ju dhe familja juaj do të jeni krenarë për atë që do të mësojë fëmija juaj. Me krenari mund të thoni se në fund të vitit shkollor fëmija juaj do të marrë një dëftesë të vlefshme zyrtarisht dhe do ta përfundojë me sukses shkollën shqipe.