10/05/2026
dhe shëndeti i ekosistemeve, veçanërisht në zonat e mbrojtura, ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në cilësinë e jetës së komuniteteve, përfshirë edhe të , të cilët janë ndër më të ndjeshmit ndaj ndryshimeve në mjedis.
World Vision Albania, në bashkëpunim me Prespa Ohrid Nature Trust - PONT , prej më shumë se 3 vitesh po zbaton projektin “Ndërtimi i përgjigjes komunitare për mbrojtjen e biodiversitetit në Parkun Natyror Korab-Koritnik dhe Parkun Kombëtar të Shebenikut”.
Gjatë kësaj kohe janë ndërtuar eksperienca shumë pozitive dhe modele bashkëpunimi me komunitetet lokale, duke forcuar ndërgjegjësimin për ruajtjen e natyrës dhe përfshirjen aktive të banorëve në mbrojtjen e saj.
Së fundmi, në Dorez, Librazhd, ka nisur puna për përmirësimin e infrastrukturës dhe vënien në funksion të Qendrës së Informacionit për Parkun Kombëtar të Shebenikut, një nismë që po zbatohet nga World Vision Albania dhe AKZM/AdZM Elbasan, në bashkëpunim edhe me AlbNatyra. Në përputhje me statusin e zonave të mbrojtura, ndërhyrjet fokusohen vetëm në përmirësimin e infrastrukturës ekzistuese dhe në zgjidhje të qëndrueshme që respektojnë natyrën.
Kjo qendër informacioni do të ndihmojë AdZM Elbasan në promovimin e potencialeve të parkut, si dhe në monitorimin dhe mbrojtjen e biodiversitetit. Ajo do të shërbejë gjithashtu si një pikë e rëndësishme edukimi për komunitetin, përfshirë fëmijët dhe të rinjtë, duke i afruar ata me natyrën dhe duke i angazhuar në aktivitete ndërgjegjësuese për ruajtjen e saj.
Në të njëjtën kohë, komunitetet e zonës do të angazhohen jo vetëm në aktivitete që gjenerojnë të ardhura përmes sh*tjes së produkteve lokale, por edhe në mbrojtjen e vlerave të biodiversitetit dhe natyrës në përgjithësi.
Kjo nismë është rezultat i bashkëpunimit të qëndrueshëm që World Vision Albania dhe PONT ka ndërtuar me AKZM, duke zbatuar projekte konkrete që promovojnë dhe mbrojnë zonat e mbrojtura, duke siguruar njëkohësisht zhvillim të qëndrueshëm për komunitetet lokale.
Kombëtare e Zonave të Mbrojtura
Administrata Rajonale e Zonave të Mbrojtura Elbasan
Albnatyra Org