17/05/2026
Es-Selamu alejkum,
Të dashur vëllezër dhe motra,
Me hyrjen e kohës së namazit të akshamit sonte, fillojnë 10 ditët më të vlefshme të vitit islam – ditët e bekuara të muajit Dhul-Hixhe, të cilat Allahu i Madhëruar i ka veçuar me mëshirë, begati dhe shpërblime të mëdha.
Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:
"Pasha agimin! Pasha dhjetë netët!"📖 (Sureja El-Fajr, 89:1-2)
Nga Ibn Abbasi رضي الله عنه transmetohet se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
"Nuk ka ditë në të cilat veprat e mira janë më të dashura tek Allahu sesa në këto dhjetë ditë."
Sahabët pyetën: “As xhihadi në rrugën e Allahut?”Ai ﷺ tha:"As xhihadi në rrugën e Allahut, përveç atij që del me pasurinë dhe jetën e tij dhe nuk kthehet me asgjë."
📚 (Sahih el-Buhari, nr. 969)
Le t’i shfrytëzojmë këto ditë me sa më shumë:
🤲 Namaz dhe dua
📖 Lexim të Kuranit
🕌 Dhikër dhe istigfar
❤️ Sadaka dhe vepra të mira ☝️Tekbire dhe përmendje të Allahut
“Allahu Ekber, Allahu Ekber, La ilahe il-lAllah, Allahu Ekber, Allahu Ekber ve lil-lahil-hamd”
Gjithashtu, mos ta harrojmë agjërimin e ditës së Arafatit, për të cilin Pejgamberi ﷺ ka thënë:
"Agjërimi i ditës së Arafatit shpresoj tek Allahu që t’i shlyejë mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen."
📚 (Sahih Muslim, nr. 1162)
Allahu na i pranoftë lutjet, ibadetet dhe veprat tona të mira në këto ditë të bekuara dhe na bëftë prej atyre që fitojnë mëshirën dhe faljen e Tij. 🙏
Po ashtu, mos t’i harrojmë në duatë tona familjarët, të afërmit dhe të gjithë haxhilerët tanë që këtë vit ndodhen në Haxh. Allahu ua pranoftë Haxhin, ua lehtësoftë ibadetet dhe i ktheftë shëndoshë e mirë tek familjet e tyre. Amin. 🤲
Me respekt,
Kryesia