Diaspora për Shqipërinë e Lirë

Wegbeschreibung Website Kontaktieren Sie die Organisation

Diaspora për Shqipërinë e Lirë DPSHL angazhohet ti japë zë dhe dinjitet çdo Shqiptari, brenda e jashtë vendit.

15/10/2026

DEKLARATË URGJENTE PËR SHTYP

DPSHL – 16 Tetor 2026

ASNJË QYTETAR NUK MUND TË TRAJTOHET SI ROB LUFTE!

DINJITETI NJERËZOR DHE FËMIJËT TANË JANË TË PAPREKSHËM!

DPSHL shpreh indinjatën e thellë për pamjet tronditëse të publikuara në rrjetet sociale dhe mediat shqiptare, ku shfaqen protestues të ndaluar nga Policia e Shtetit, me duar të lidhura dhe të grumbulluar në kushte që ngrenë dyshime serioze për torturë, trajtim çnjerëzor dhe poshtërues.

Këto pamje të kujtojnë praktikat shtypëse të regjimeve autoritare, drejtues të të cilave janë përballur edhe me urdhërarreste ndërkombëtare për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Nëse konfirmohen veprimet e paligjshme, ato mund të përmbushin elementet e disa veprave penale, përfshirë torturën (neni 86), heqjen e paligjshme të lirisë (neni 110), shpërdorimin e detyrës (neni 248), kryerjen e veprimeve arbitrare (neni 250), mosmarrjen e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme (neni 251) dhe pengimin e ushtrimit të së drejtës për t’u grumbulluar e manifestuar (neni 261) të Kodit Penal.

Neni 25 i Kushtetutës dhe neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndalojnë absolutisht torturën dhe trajtimin çnjerëzor ose poshtërues. Asnjë rrethanë politike apo nevojë për ruajtjen e rendit publik nuk mund ta justifikojë shkeljen e këtij ndalimi.

EDHE MË ALARMANTE: NË PAMJE DUKEN EDHE PERSONA QË MUND TË JENË FËMIJË TË MITUR!

Nëse konfirmohet keqtrajtimi i tyre, kemi të bëjmë me shkelje të mundshme veçanërisht të rënda të nenit 54 të Kushtetutës, Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijës dhe legjislacionit shqiptar për mbrojtjen e të miturve.

Një shtet që ka detyrimin të mbrojë fëmijët nuk mund të tolerojë dhunën apo poshtërimin e tyre nga vetë institucionet e tij!
DPSHL kërkon hetime të menjëhershme, të pavarura dhe efektive në të gjithë zinxhirin e komandimit, nga punonjësit që kanë kryer veprimet dhe drejtuesit që mund t'i kenë urdhëruar ose lejuar, nga Ministri i Brendshëm, te Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, apo çdo funksionar tjetër.

Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi Kushtetutën dhe ligjin!

DPSHL PARALAJMËRON KALLËZIME PENALE DHE NDËRKOMBËTARIZIMIN E ÇËSHTJES

DPSHL deklaron se, nëse këto pamje apo të tjera janë autentike, do të ndërmarrë menjëherë nismën për paraqitjen e kallëzimeve penale pranë SPAK-ut ose prokurorive të tjera kompetente, duke kërkuar hetimin e plotë të përgjegjësive individuale, të zyrtarëve të implikuar deri në nivelet më të larta.

Njëkohësisht, DPSHL do t'ia përcjellë zyrtarisht këto shkelje të dyshuara Presidentit të Republikës, Avokatit të Popullit, institucioneve përkatëse të Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe Organizatës së Kombeve të Bashkuara, si dhe përfaqësive kryesore diplomatike në Shqipëri.

DPSHL do të kërkojë gjithashtu vëmendjen e mediave kryesore vendase dhe ndërkombëtare, për të nxjerrë në dritë çdo praktikë të provuar autoritare, shtypëse apo çnjerëzore ndaj qytetarëve shqiptarë.

THIRRJE PUBLIKE PËR PROTESTUESIT DHE FAMILJARËT E TË MITURVE

DPSHL fton çdo qytetar që është dhunuar, lidhur, poshtëruar, keqtrajtuar apo ndaluar në mënyrë të paligjshme nga punonjës të Policisë së Shtetit, me ose pa uniformë, të na kontaktojë menjëherë.

Thirrje të veçantë u drejtojmë prindërve dhe përfaqësuesve ligjorë të fëmijëve të mitur që mund të jenë përfshirë në këto ngjarje, si dhe dëshmitarëve që disponojnë prova.

DPSHL angazhohet të ofrojë ASISTENCË DHE PËRFAQËSIM JURIDIK FALAS, nëpërmjet profesionistëve të autorizuar, përpara institucioneve shqiptare dhe deri përpara Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, duke garantuar konfidencialitetin dhe mbrojtjen e identitetit të të miturve.

E drejta për të protestuar paqësisht është kushtetuese. Ndalimi i torturës është absolut. Dinjiteti njerëzor është i panegociueshëm. Fëmijët tanë janë të paprekshëm!

DPSHL do të përdorë çdo mjet të ligjshëm, kombëtar dhe ndërkombëtar, për zbardhjen e ngjarjeve, drejtësi për viktimat dhe përgjegjësi për çdo shkelës dhe shkelje të provuar.

__________

URGENT PRESS STATEMENT

DPSHL – 16 October 2026

NO CITIZEN SHOULD BE TREATED LIKE A PRISONER OF WAR! HUMAN DIGNITY IS INVIOLABLE, AND OUR CHILDREN MUST BE PROTECTED!

DPSHL expresses its profound outrage at the shocking footage circulating on social media and broadcast by Albanian media, showing protesters detained by the State Police, with their hands bound and gathered in conditions that raise serious concerns about torture and inhuman or degrading treatment.

These images are reminiscent of the repressive practices of authoritarian regimes whose leaders have faced international arrest warrants for war crimes and crimes against humanity.
If the alleged unlawful acts are confirmed, they may constitute several criminal offences under the Albanian Criminal Code, including torture (Article 86), unlawful deprivation of liberty (Article 110), abuse of office (Article 248), arbitrary acts (Article 250), failure to take measures to end an unlawful situation (Article 251), and obstruction of the exercise of the right to assemble and demonstrate (Article 261).

Article 25 of the Albanian Constitution and Article 3 of the European Convention on Human Rights absolutely prohibit torture and inhuman or degrading treatment. No political circumstances or public-order considerations can justify violating this prohibition.

EVEN MORE ALARMING: THE FOOTAGE ALSO APPEARS TO SHOW CHILDREN!

If their mistreatment is confirmed, this could constitute particularly serious violations of Article 54 of the Albanian Constitution, the United Nations Convention on the Rights of the Child, and Albanian legislation protecting minors.

A state that has a duty to protect children cannot tolerate their abuse or humiliation by its own institutions!

DPSHL demands immediate, independent, and effective investigations throughout the entire chain of command, from the officers directly involved and the commanders who may have ordered or permitted such actions, to the Minister of the Interior, the General Director of the State Police, and any other officials potentially implicated.

No public official is above the Constitution or the law!

DPSHL ANNOUNCES CRIMINAL COMPLAINTS AND INTERNATIONAL ACTION

DPSHL declares that, if the authenticity of this or other footage is established, it will immediately initiate the filing of criminal complaints with SPAK (Albania's Special Prosecution Office against Corruption and Organised Crime) or other competent prosecution authorities, seeking a comprehensive investigation into the individual criminal responsibility of all implicated officials, including those at the highest levels of authority.

At the same time, DPSHL will formally bring these alleged violations to the attention of the President of the Republic, the People's Advocate (Ombudsman), the relevant institutions of the European Union, the Council of Europe, and the United Nations, as well as the principal diplomatic missions in Albania.
DPSHL will also seek the attention of leading national and international media outlets to expose any substantiated authoritarian, repressive, or inhuman practices directed against Albanian citizens.

PUBLIC APPEAL TO PROTESTERS AND FAMILIES OF MINORS
DPSHL calls upon every citizen who has been subjected to violence, restraint, humiliation, mistreatment, or unlawful detention by State Police officers, whether in uniform or plain clothes, to contact us immediately.

We make a special appeal to parents and legal guardians of children who may have been involved in these incidents, as well as witnesses who possess relevant evidence.

DPSHL undertakes to provide FREE LEGAL ASSISTANCE AND REPRESENTATION, through duly authorised legal professionals, before the competent Albanian institutions and, where the applicable legal requirements are met, before the European Court of Human Rights in Strasbourg, while ensuring confidentiality and protecting the identities of minors.

The right to peaceful protest is constitutionally protected. The prohibition of torture is absolute. Human dignity is non-negotiable. Our children are inviolable!

DPSHL will pursue every lawful avenue, both nationally and internationally, to establish the full facts, secure justice for victims, and ensure accountability for every proven violation and every person found responsible.

15/10/2026

O sot o kurrë. Këputini zinxhirët e shtypjes. Bashkohuni në protesta.

𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐔𝐑𝐆𝐉𝐄𝐍𝐓𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐄̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐎𝐋𝐈𝐃𝐀𝐑𝐈𝐓𝐄𝐓Ftojmë të gjithë avokatët, juristët, ekspertët e së drejtës penale, të drej...
15/10/2026

𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐔𝐑𝐆𝐉𝐄𝐍𝐓𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐍𝐃𝐈𝐇𝐌𝐄̈ 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐎𝐋𝐈𝐃𝐀𝐑𝐈𝐓𝐄𝐓

Ftojmë të gjithë avokatët, juristët, ekspertët e së drejtës penale, të drejtave të njeriut, psikologët dhe aktivistët e shoqërisë civile, brenda dhe jashtë Shqipërisë, të bëhen pjesë e kësaj nisme solidare.

Le të bashkërendojmë ekspertizën, kapacitetet dhe rrjetet tona për t'u ardhur në ndihmë sa më shpejt vajzave, djemve dhe çdo qytetari të prekur nga dhuna policore.

Lëvizja është në kontakt të vazhdueshëm me aktorë të shoqërisë civile në Shqipëri, të cilët kanë marrë përsipër një pjesë të rasteve, por raste e shumta tejkalojnë kapacitetet e mundshme!

𝐓𝐇𝐈𝐑𝐑𝐉𝐄 𝐏𝐄̈𝐑 𝐊𝐎𝐍𝐓𝐑𝐈𝐁𝐔𝐓𝐄 𝐒𝐎𝐋𝐈𝐃𝐀𝐑𝐈𝐓𝐄𝐓𝐈

Në gjashtë vite e gjysëm aktivizëm brenda dhe jashtë Shqipërisë, Diaspora për Shqipërinë e Lirë kurrë nuk ka bërë thirrje për kontribute financiare. Kjo çështje është madhore dhe tejkalon kapacitetet financiare të lëvizjes, të cilat bazohen terësisht nga kuotat vjetor të anëtarësisë sonë anembanë botës.

Për këtë arsye ftojmë çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, që dëshiron të kontribuojë financiarisht për mbulimin e shpenzimeve të domosdoshme të asistencës juridike, përfaqësimit ligjor dhe mbështetjes së viktimave, të na kontaktojë. Çdo kontribut do të jetë vullnetar dhe do të përdoret për qëllimet e kësaj nisme.

📩 Na kontaktoni për ndihmë, bashkëpunim apo kontribute:

Përmes mesazheve private në Facebook, Instagram dhe LinkedIn, në kanalet zyrtare të lëvizjes.

Përmes adresës sonë zyrtare të emailit: [email protected]

Asnjë qytetar nuk duhet të mbetet vetëm përballë dhunës dhe padrejtësisë. Asnjë familje nuk duhet të përballet e vetme me pasojat e saj.

Dhuna nuk mund të jetë përgjigjja e shtetit ndaj ushtrimit të të drejtave kushtetuese. Mbrojtja e dinjitetit njerëzor, e lirive themelore dhe e së drejtës për një proces të rregullt ligjor është detyrim i çdo shteti demokratik.

Të drejtat e njeriut nuk negociohen. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi ligjore!


𝐌𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓𝐄̈𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐑𝐈𝐍𝐉𝐓𝐄̈ 𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄̈𝐑𝐈𝐒𝐄̈!Kur një pushtet u përgjigjet të rinjve me dhunë, ai nuk dëshmon forcën e ti...
15/10/2026

𝐌𝐄 𝐒𝐓𝐔𝐃𝐄𝐍𝐓𝐄̈𝐓 𝐃𝐇𝐄 𝐓𝐄̈ 𝐑𝐈𝐍𝐉𝐓𝐄̈ 𝐄 𝐒𝐇𝐐𝐈𝐏𝐄̈𝐑𝐈𝐒𝐄̈!

Kur një pushtet u përgjigjet të rinjve me dhunë, ai nuk dëshmon forcën e tij, por frikën nga humbja e saj.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë dënon me forcë dhunën e paprecedentë dhe ashpërsinë e pajustifikueshme të Policia e Shtetit ndaj studentëve dhe të rinjve shqiptarë, të cilët kanë dalë në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në vendin e tyre.

Pamjet dhe dëshmitë që vijnë nga protestat e fundit janë shqetësuese. Kordonët e blinduar, intimidimi dhe përdorimi i forcës ndaj të rinjve risjellin në kujtesën kolektive skafandrat famëkeqe të diktaturës, kur shteti e trajtonte qytetarin si kërcënim dhe jo si burim të sovranitetit.

Kjo ashpërsi nuk është dëshmi autoriteti. Është shprehje e dëshpërimit politik të një pushteti në ikje, që po përjeton grahmat e fundit të legjitimitetit të tij moral. Kur një qeverisje humbet aftësinë për të dëgjuar qytetarët, ajo kërkon ta zëvendësojë dialogun me forcën dhe argumentin me frikën. Por dhuna në rrugë është vetëm fytyra më e dukshme e një dhune shumë më të thellë: e padrejtësisë, e mungesës së perspektivës, e kapjes së institucioneve dhe e një sistemi që prej vitesh i shtyn të rinjtë shqiptarë drejt emigrimit.

I bëjmë thirrje Policia e Shtetit të ndalë menjëherë çdo përdorim të pajustifikuar apo joproporcional të forcës dhe të respektojë të drejtën kushtetuese të tubimit paqësor. Uniforma e policisë është simbol i shërbimit ndaj qytetarit, jo instrument për mbrojtjen e pushtetit nga qytetarët.

Njëkohësisht, paralajmërojmë kundër çdo përpjekjeje për përfshirjen e Forcave të Armatosura në përballjen me protestuesit jashtë kuadrit kushtetues. Ushtria është në shërbim të Republikës, jo të mbijetesës politike të një qeverie.

I bëjmë thirrje gjithashtu European Union in Albania dhe partnerëve ndërkombëtarë të mos e ngatërrojnë stabilitetin politik me heshtjen përballë represionit. Shqipëria nuk ka nevojë për një stabilokraci që sakrifikon demokracinë në emër të stabilitetit, por për institucione të përgjegjshme, sundim të ligjit dhe respektim të lirive themelore. Nëse keni heshtur për 135 ditë, të paktën mos zhgënjeni më tej!

Ne në diasporë e njohim mirë çmimin e një atdheu që nuk u ofron të rinjve mundësinë për të ndërtuar jetën e tyre. Shumë prej nesh u larguam sepse nuk pamë një të ardhme. Sot, të rinjtë që zgjedhin të qëndrojnë dhe të ngrenë zërin përfaqësojnë shpresën për të cilën Shqipëria ka aq shumë nevojë.

Një pushtet mund të rreshtojë policinë përballë qytetarëve, por nuk mund ta ndërtojë të ardhmen e një vendi mbi frikën e brezit të ri.

Diaspora për Shqipërinë e Lirë qëndron pa rezerva në mbështetje të studentëve dhe të rinjve shqiptarë, të së drejtës së tyre për të protestuar paqësisht dhe për të kërkuar llogari nga ata që qeverisin.

Ata nuk janë vetëm. Diaspora është me ta!




15/10/2026
DEKLARATË NGA DIASPORA 🇦🇱🦩🇦🇱
15/10/2026

DEKLARATË NGA DIASPORA 🇦🇱🦩🇦🇱

14/10/2026

Qeveria ka shkatërruar shpresën e rinisë! 🦩🇦🇱🦩

Diaspora për Shqipërinë e Lirë I DREJTOHET INSTITUCIONEVE EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE 🇦🇱
14/10/2026

Diaspora për Shqipërinë e Lirë I DREJTOHET INSTITUCIONEVE EVROPIANE DHE NDËRKOMBËTARE

🇦🇱

14/10/2026
13/10/2026

𝐔𝐑𝐆𝐉𝐄𝐍𝐓𝐄!!!

Thirrje publike ndaj të gjithë të gjithëve, studentëve, motrave dhe vëllezërve, të moshuarve dhe kujtdo, i cili sot kanë qenë pre e dhunës barbare të Policia e Shtetit, të na përcjellë materiale provë foto dhe video. Lëvizja Diaspora për Shqipërinë e Lirë po pregatit një dosje të plotë për t'ia përcjellë Komionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut United Nations Human Rights rreth shkeljeve masive dhe flagrante të policisë shqiptare.

Na kontaktoni nëpërmjet Facebook, Instragram apo LinkedIn apo nëpërmjet adresës sonë të E-Mailit: [email protected]



Adresse

Berlin

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Diaspora për Shqipërinë e Lirë etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Diaspora për Shqipërinë e Lirë senden:

Verknüpfungen

Teilen