11/05/2026
Të rinjtë nga Presheva dhe Vranja realizuan vizitë studimore dhe punëtori dyditore në Prishtinë në kuadër të projektit “Promoting Tolerance Among Youth in Divided Communities”.
Ditën e parë të aktivitetit, pjesëmarrësit u mirëpritën nga koordinatori i projektit Hedon Esati, i cili prezantoi aktivitetet dhe vazhdimin e projektit.
Më pas, u mbajt sesioni me ekspertin Dimitrije Tadić, i cili foli mbi rolin e projekteve në promovimin e tolerancës dhe dialogut, duke diskutuar gjithashtu mbi mundësitë që ofrojnë programet evropiane dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet të rinjve.
Në vazhdim të aktivitetit, grupi vizitoi organizatën Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR), ku pjesëmarrësit u pritën nga drejtoresha Marigona. Gjatë vizitës, të rinjtë u njohën me punën dhe aktivitetet e organizatës në fushën e të drejtave të njeriut, aktivizmit rinor dhe bashkëpunimit rajonal. Pjesëmarrësit vizituan gjithashtu edhe Children of War Museum, ku patën mundësi të mësojnë më shumë mbi historitë dhe përvojat e fëmijëve të prekur nga lufta në Kosovë.
Ditën e dytë u mbajtën punëtoritë interaktive të udhëhequra nga ekspertja Edona Tolaj. Sesioni i parë u fokusua në diversitetin, identitetin kulturor dhe dialogun ndërfetar, ndërsa sesioni i dytë trajtoi ndërtimin e besimit, bashkëpunimin ndërmjet të rinjve dhe tejkalimin e paragjykimeve dhe stereotipeve. Përmes diskutimeve dhe aktiviteteve grupore, pjesëmarrësit patën mundësi të ndajnë përvoja dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e tolerancës dhe komunikimit.
Aktiviteti u realizua nga BE ACTIVE 16 në partneritet me Livrit dhe NSNP, me mbështetjen e National Endowment for Democracy.
****
Mladi iz Preševa i Vranja realizovali su dvodnevnu studijsku posetu i radionice u Prištini u okviru projekta “Promoting Tolerance Among Youth in Divided Communities”.
Prvog dana aktivnosti učesnike je pozdravio koordinator projekta Hedon Esati, koji je predstavio aktivnosti i nastavak projekta.
Nakon toga održana je sesija sa ekspertom Dimitrijem Tadićem, koji je govorio o ulozi projekata u promociji tolerancije i dijaloga, kao i o mogućnostima koje pružaju evropski programi i značaju saradnje među mladima.
U nastavku aktivnosti grupa je posetila organizaciju Youth Initiative for Human Rights Kosovo (YIHR), gde je učesnike dočekala direktorka Marigona. Tokom posete mladi su imali priliku da se upoznaju sa radom organizacije u oblasti ljudskih prava, omladinskog aktivizma i regionalne saradnje. Učesnici su takođe posetili Children of War Museum, gde su saznali više o pričama i iskustvima dece pogođene ratom na Kosovu.
Drugog dana održane su interaktivne radionice koje je vodila ekspertkinja Edona Tolaj. Prva sesija bila je fokusirana na različitost, kulturni identitet i međureligijski dijalog, dok je druga sesija bila posvećena izgradnji poverenja, saradnji među mladima i prevazilaženju predrasuda i stereotipa. Kroz diskusije i grupne aktivnosti učesnici su imali priliku da razmene iskustva i razmisle o značaju tolerancije i komunikacije.
Aktivnost je realizovana od strane Budi Aktivan 16 u partnerstvu sa organizacijama Livrit i NSNP, uz podršku National Endowment for Democracy.
****
Young people from Preševo and Vranje participated in a two-day study visit and workshops in Prishtina within the project “Promoting Tolerance Among Youth in Divided Communities”.
During the first day of the activity, participants were welcomed by project coordinator Hedon Esati, who introduced the project activities and its continuation.
This was followed by a session with expert Dimitrije Tadić, who spoke about the role of projects in promoting tolerance and dialogue, while also discussing opportunities offered through European programs and the importance of youth cooperation.
As part of the program, the group visited Youth Initiative for Human Rights - Kosovo (YIHR KS) ,where participants were welcomed by director Marigona. During the visit, young participants learned more about the organization’s work in the fields of human rights, youth activism, and regional cooperation. Participants also visited the Children of War Museum, where they learned more about the stories and experiences of children affected by the war in Kosovo.
On the second day, interactive workshops were held by expert Edona Tolaj. The first session focused on diversity, cultural identity, and interreligious dialogue, while the second session addressed trust-building, youth cooperation, and overcoming stereotypes and prejudice. Through discussions and group activities, participants had the opportunity to exchange experiences and reflect on the importance of tolerance and communication.
The activity was implemented by NGO BE ACTIVE 16 in partnership with Livrit and NSNP, with the support of National Endowment for Democracy.