Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim

Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim Afirmimi dhe ndërgjegjësimi i të gjitha grupeve të synuara për të ardhmen evropiane&punën humanitare.

06/06/2026

🌱🚜 Mbështetja që sjell rezultate konkrete në terren!

Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi vizita monitoruese tek bujqit përfitues të projektit të mbështetur nga TİKA, përmes të cilit gjatë vitit 2025 u dhuruan motokultivatorë për fermerët në rajonin tonë.

Gjatë vizitave u konstatua se motokultivatorët po përdoren në mënyrë aktive dhe po ndihmojnë fermerët në lehtësimin e punëve bujqësore, rritjen e produktivitetit dhe përmirësimin e kushteve të punës në fermat e tyre.

Përfituesit shprehën mirënjohjen e tyre të thellë ndaj TİKA-s për këtë mbështetje të vlefshme, e cila ka ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e aktivitetit të tyre bujqësor dhe përmirësimin e të ardhurave familjare.

Falënderojmë TİKA-n për bashkëpunimin dhe kontributin e vazhdueshëm në zhvillimin e sektorit bujqësor dhe mirëqenien e komunitetit tonë.

📹 Në videon e bashkëngjitur mund të shihni nga afër përdorimin dhe ndikimin e kësaj mbështetjeje tek fermerët përfitues.

🇹🇷

🌱🚜 Sahada somut sonuçlar sağlayan destek!

Kalkınma ve İşbirliği Vizyonu Derneği (VZHK), TİKA tarafından desteklenen proje kapsamında faydalanıcı çiftçilere saha ziyaretleri gerçekleştirmiştir. Bu proje çerçevesinde 2025 yılında bölgemizdeki çiftçilere çapa makineleri (motokültivatörler) hibe edilmiştir.

Gerçekleştirilen ziyaretlerde, motokültivatörlerin aktif olarak kullanıldığı ve tarımsal faaliyetleri kolaylaştırarak çiftliklerin verimliliğini ve üretkenliğini artırdığı memnuniyetle gözlemlenmiştir.

Faydalanıcı çiftçiler, bu değerli destek için TİKA’ya içten teşekkürlerini iletmiş ve sağlanan katkının tarımsal faaliyetlerinin gelişimine ve aile gelirlerinin iyileştirilmesine doğrudan etki ettiğini vurgulamışlardır.

Tarım sektörünün gelişimine ve toplumumuzun refahına sunduğu sürekli katkılar için TİKA’ya teşekkür ederiz.

📹 Ekli videoda bu desteğin faydalanıcılar üzerindeki kullanımını ve etkisini yakından görebilirsiniz.

Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë!Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 👫Uroj që të keni gjithnjë buzëqeshje në fytyrën tua...
01/06/2026

Gëzuar 1 Qershorin të dashur fëmijë!

Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve! 👫

Uroj që të keni gjithnjë buzëqeshje në fytyrën tuaj! Uroj që të gjitha ditët e jetës tuaj të jenë më të lumtura se kjo sot! Qoftë kjo një ditë sa më e bukur për ju!

Gëzofshi ëndrrat tuaja, dashurinë, buzëqeshjet, shëndetin, sukseset, mirësitë, paqen!
🌼💥🌺🎈🎉🎊🧸🌈🌞❤🙏🏻


🌙🐑 Urime Festa e Kurban Bajramit!Me rastin e Kurban Bajramit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ju përcje...
27/05/2026

🌙🐑 Urime Festa e Kurban Bajramit!

Me rastin e Kurban Bajramit, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) ju përcjell urimet më të përzemërta për paqe, shëndet, harmoni dhe begati në familjet tuaja. 🤲

Kjo festë e bekuar na rikujton rëndësinë e solidaritetit, humanizmit dhe kujdesit për njëri-tjetrin. Le të jetë kjo ditë një moment afrimi, mirëkuptimi dhe shprese për të gjithë. ✨

Urojmë që gëzimi, dashuria dhe mirëqenia të mbretërojnë në çdo shtëpi.

🇹🇷

🌙🐑 Kurban Bayramınız Mübarek Olsun!

Kurban Bayramı vesilesiyle, Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) Derneği olarak sizlere ve ailelerinize huzur, sağlık, mutluluk ve bereket diliyoruz. 🤲

Bu mübarek bayram, dayanışma, insanlık ve birbirimize sahip çıkmanın önemini bizlere bir kez daha hatırlatmaktadır. Bayramın; yakınlaşmaya, anlayışa ve umut dolu yarınlara vesile olmasını temenni ediyoruz. ✨

Sevgi, mutluluk ve huzurun her evde daim olmasını diliyoruz.

🇬🇧

🌙🐑 Happy Eid al-Adha!

On the occasion of Eid al-Adha, the Vision for Development and Cooperation Association (VZHK) extends its warmest wishes for peace, health, harmony, and prosperity to you and your families. 🤲

This blessed holiday reminds us of the importance of solidarity, humanity, and caring for one another. May this special day bring people closer together with understanding, hope, and compassion. ✨

We wish that joy, love, and well-being prevail in every home.

🇸🇦

🌙🐑 عيد أضحى مبارك!

بمناسبة عيد الأضحى المبارك، تتقدم جمعية الرؤية للتنمية والتعاون (VZHK) بأحر التهاني وأطيب التمنيات لكم ولعائلاتكم بالصحة والسلام والمحبة والبركة. 🤲

تُذكرنا هذه المناسبة المباركة بأهمية التضامن والإنسانية والاهتمام ببعضنا البعض. نسأل الله أن يكون هذا العيد مناسبة للتقارب والتفاهم والأمل للجميع. ✨

نتمنى أن يعم الفرح والمحبة والطمأنينة في كل بيت.

Kursi profesional i rrobaqepësisë po vazhdon me sukses edhe në muajin e katërt, duke u ofruar grave dhe vajzave mundësi ...
17/05/2026

Kursi profesional i rrobaqepësisë po vazhdon me sukses edhe në muajin e katërt, duke u ofruar grave dhe vajzave mundësi për aftësim profesional dhe zhvillim të aftësive praktike në këtë profesion të kërkuar.

🧵 Projekti mbështetet nga TİKA, IHH Nederland dhe Komuna e Preshevës, të cilët falënderojmë për përkrahjen dhe besimin e vazhdueshëm.

Kursantet po tregojnë përkushtim dhe progres të dukshëm në pjesën praktike dhe teorike të trajnimit, ndërsa kushtet moderne të punës po mundësojnë zhvillim cilësor të procesit mësimor.

Muaji i katërt po përmbyllet me sukses dhe aktivitetet po vazhdojnë sipas planit.

Shërbimi për Informim pranë – VZHK-së
Preshevë, 17.05.2026

Sot u takuam me z. Ekrem Beshkardeş, këshilltar i Komunës së Esenler, në një takim miqësor dhe konstruktiv.Takimi kaloi ...
09/05/2026

Sot u takuam me z. Ekrem Beshkardeş, këshilltar i Komunës së Esenler, në një takim miqësor dhe konstruktiv.

Takimi kaloi në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, me gatishmëri të ndërsjellë për komunikim dhe bashkëpunim të mëtejmë.

Me këtë rast, e falënderuam z. Ekrem Beshkardeş për vizitën që realizoi në Preshevë, si dhe për interesimin dhe respektin e treguar.

30/04/2026

Faleminderit IHH NL për mbështetjen në serrat bujqësore që po sjellin zhvillim dhe mirëqenie për familjet tona. 🌱

28/04/2026

🎥 Një vështrim nga punimet e dyshemesë në Shkollën Fillore “9 Maji” në Leran.

Sot, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një tjetër aktivitet në mbështetje të sektorit shëndetëso...
21/04/2026

Sot, Shoqata Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim (VZHK) realizoi një tjetër aktivitet në mbështetje të sektorit shëndetësor në Luginën e Preshevës.

Në këtë kuadër, u dhurua një aspirator profesional për Ambulantën e Preshevës, pajisje e rëndësishme që do të ndihmojë në ofrimin e shërbimeve më cilësore dhe më të sigurta për pacientët, veçanërisht në rastet emergjente dhe ndërhyrjet mjekësore.

Ky donacion është bërë i mundur falë mbështetjes së vazhdueshme nga diaspora jonë, të cilët edhe një herë dëshmuan përkushtimin dhe solidaritetin e tyre ndaj vendlindjes.

Shoqata VZHK shpreh mirënjohje të sinqertë për diasporën për kontributin e çmuar dhe mbetet e angazhuar që edhe në të ardhmen të vazhdojë me projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve.

Se shumë shpejt do të realizohet edhe një donacion tjetër i radhës, në kuadër të përpjekjeve tona të vazhdueshme për të qenë pranë institucioneve dhe qytetarëve tanë.

20/04/2026

Ky është Kujtimi nga Presheva, i cili me krenari tregon përkushtimin e tij në punë, duke kontribuar çdo ditë për familjen, ndërkohë që mbetet një nxënës shembullor në shkollë.

Në emër të të gjithë bujqve, Kujtimi shpreh mirënjohjen e tij për TIKA për mbështetjen me motokultivator, si dhe për Shoqatën VZHK për mundësinë e ofruar.

Bujqit në përgjithësi, e sidomos të rinjtë si Kujtimi, janë motivi ynë më i madh për t’u angazhuar edhe më shumë, që të jemi gjithmonë pranë tyre dhe t’i mbështesim në rrugën e zhvillimit dhe suksesit.

Address

15 Nentori , Nr 31
Presevo
17523

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Vizioni për Zhvillim dhe Kooperim:

Share