Xhamia Qendrore - Bujanoc

Xhamia Qendrore - Bujanoc Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Xhamia Qendrore - Bujanoc, Community Center, rruga Kosoves, Bujanovc.

29/09/2026

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë dhe xhematli,

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për tragjedinë e rëndë që ndodhi para dy ditësh, ku ndërruan jetë gruaja e Velijes dhe nipi i saj, si dhe nëna e Fatonit dhe djali i tij.

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot me datë 29.09.2026 ditë e martë, në ora 17:00, në varrezat e Strukarëve.

Namazi i xhenazes do të falet te varrezat e Strukarëve.

Lusim Allahun e Madhëruar t’i mëshirojë të ndjerët dhe familjarëve të tyre t’u japë sabr, forcë dhe durim në këto momente të rënda.

إِنَّا لِلَّهِ وَإِنَّا إِلَيْهِ رَاجِعُونَ

Inna lillahi ue inna ilejhi raxhiun.

Xhamia Qendrore – Bujanoc

Ta ruajm gjuhën nëse dëshirojm te shpêtojm.
26/09/2026

Ta ruajm gjuhën nëse dëshirojm te shpêtojm.

11/09/2026

📢 NJOFTIM – SYNETIME FALAS PËR FËMIJË

Të nderuar qytetarë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se të dielën, më 20 shtator, do të organizohen synetime falas për fëmijë,
Synetimet do të kryhen nga mjekë profesionistë vullnetarë, me kujdes dhe përkushtim të plotë mjekësor.

Numri i vendeve është i kufizuar, prandaj familjet e interesuara duhet të paraqiten paraprakisht dhe ta rezervojnë termin.

Përparësi do t’u jepet fëmijëve jetimë dhe familjeve me gjendje të rënduar ekonomike e sociale.

📞 Për rezervimin e terminit dhe informacione të tjera:
+381 63 708 6992
+381 62 140 3115
Ju lutemi, shpërndajeni këtë njoftim, në mënyrë që të arrijë te familjet që kanë më shumë nevojë.

Allahu i shpërbleftë mjekët vullnetarë dhe të gjithë ata që kontribuojnë në këtë vepër të dobishme e humanitare. 🤲

04/09/2026
Allahu ju shpërbleftë me të mira! 🤲🏻
02/08/2026

Allahu ju shpërbleftë me të mira! 🤲🏻

29/07/2026

Bëhu pjesë e së mirës – kontribuo për të ardhmen.”

Pamje të projektit të zgjerimit të xhamisë

Ky projekt paraqet ndërtimin e një pjese shtesë të xhamisë sonë, me qëllim zgjerimin e hapësirave dhe përmirësimin e shërbimeve për besimtarët dhe komunitetin.

Në kuadër të këtij projekti do të ndërtohet një klasë e veçantë për nxënësit që mësojnë Kuranin, si dhe për mbajtjen e ligjëratave dhe aktiviteteve edukative.

Pjesa e poshtme e objektit do të jetë e shfrytëzueshme për faljen e namazit të xhumasë, të Bajrameve, si dhe për pritjen e mysafirëve dhe krijimin e një hapësire biblioteke në shërbim të komunitetit.

Ky projekt synon të forcojë edukimin fetar, të rrisë kapacitetet e xhamisë dhe të krijojë kushte më të mira për të gjithë besimtarët.

Thirrje për kontribut:Kontributi juaj do ta ndihmojë këtë projekt që të bëhet realitet. Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund të drejtohen në zyrën e xhamisë ose të na shkruajnë në Messenger.

Mbrëmë, në oborrin e Xhamisë Qendrore në Bujanoc, Këshilli i Xhamisë organizoi një koktej në nder të mërgimtarëve tanë.F...
29/07/2026

Mbrëmë, në oborrin e Xhamisë Qendrore në Bujanoc, Këshilli i Xhamisë organizoi një koktej në nder të mërgimtarëve tanë.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për praninë dhe respektin e treguar. Ky organizim përfaqëson një shenjë mirënjohjeje dhe bashkimi, dhe me lejen e Allahut do të vazhdojë si traditë në të ardhmen.
Me respekt,
Këshilli i Xhamisë Qendrore – Bujanoc

Mirë se vini.
27/07/2026

Mirë se vini.

Address

Rruga Kosoves
Bujanovc
17520

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Xhamia Qendrore - Bujanoc posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share