Sipas Statuit te Unionit te Nenit 3:
Qëllimet kryesore të Unionit janë:
1. Promovimi i gazetarisë së lirë, hulumtuese, të pavarur dhe profesionale.
2. Zbatimi i kodit profesional të gazetarisë me qëllim të ngritjes së vetëdijes së gazetarëve mbi etikën profesionale.
3. Promovimi i solidaritetit në mesin e anëtarëve të vet si dhe përfaqësimi e mbrojtja e interesave të tyre pranë autoriteteve rel
evante.
5. Të kontribuojë në zhvillimin e infrastrukturës së medieve
6. Të ngritë, zhvillojë dhe të mirëmbajë forma të ndryshme të bashkëpunimit me organizata të ngjashme në botë.
7. Për t’i përmbushur qëllimet e saj, organizata do të ndërmarrë aktivitetet e poshtëshënuara:
8. Do të organizojë kurse trajnimi për ngritjen e nivelit profesional në gazetari
9. Do të organizojë konsulta gjithëpërfshirëse me gazetarët e Serbisë, Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë për një bashkëpunim të mirëfilltë ndërmjet gazetarëve të rajonit.
10. Do të organizojë debate, konferenca, tavolina të rrumbullakëta dhe forma të tjera të aktiviteteve për promovimin e së drejtës për lirinë e shprehjes dhe të informimit, pavarësisë profesionale, mbrojtjes së gazetarëve dhe të drejtave të tyre, si dhe çështje të tjera me rëndësi për zhvillimin e gazetarisë.
11. Do të propozojë dhe analizojë ligjet për media, si dhe ligjet e tjera që kanë lidhje me mediet.
12. Do të organizojë monitorimin e medieve etj. Neni 4 – Anëtarësimi
4.1. Anëtarësimi në organizatë është i hapur për:
- çdo gazetar që është profesionist në punën e tij dhe ai mund të jetë anëtarë pa marrë parasysh racën, gjininë, kombësinë, religjionin të cilit i përket.
- mund të jetë secili gazetar profesionist që njeh/pranon rregullat e Kodit të Mirësjelljes si dhe të Statutit të UGLP-së.
4.2. Kuvendi i anëtarëve do të vendosë mbi miratimin e anëtarësimit të anëtarëve të rinj, si dhe nëse do të kërkohet pagimi i anëtarësimit nga anëtarët. Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmërimit në të shkruar, do të shërbejë si bazë për përjashtimin e anëtarit nga organizata.
4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Unionit:
- nëse braktisin profesionin e gazetarit
- nëse shkelin normat e statutit të UGLP-së
- nëse nuk respektojnë Kodin e Mirësjelljes
Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet.