02/08/2026
Në kuadër të Ditës së Diasporës, mërgimtarëve tanë iu sollën shijet dhe aromat e vendlindjes përmes gatimeve tradicionale të përgatitura me shumë përkushtim nga gratë e komunës sonë.
Ju lumshin duart, zonja! ❤️
Mbrëmjen e pasuruan vallet tradicionale të SHKA “Zëri i Luginës” dhe ekspozita e artistëve tanë lokalë, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocione.
Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për të gjithë pjesëmarrësit që e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë. Mirë se vini gjithmonë në vendlindje!🤍
Ky aktivitet u realizua me mbështetjen e Komunës së Bujanocit.