Mjeku Musliman

Directions Website Contact the organization

Mjeku Musliman "Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve... [Isra:23]

VËREJTJE: Çdo koment fyes apo foto jo islame do fshihen pa paralajmërim!

DËSHMI E PAKONTESTUESHME
20/10/2026

DËSHMI E PAKONTESTUESHME

Më herët rruga ime ishte ajo e gjynahut dhe e zhveshjes. Mendoja se kjo është dera e lumturisë dhe pavarësisë personale, mirëpo më vonë kuptova se kjo qenka rruga e të devijuarve nga rruga e Allahut. Kur një myslimane ndjek këtë rrugë, realisht ajo shkon pas tyre e verbëruar dhe e de...

MES DY ZËRAVEShumë të rinj e të reja janë sprovuar me dëgjimin e muzikës, derisa është bërë pjesë e jetës së tyre.E sheh...
20/10/2026

MES DY ZËRAVE

Shumë të rinj e të reja janë sprovuar me dëgjimin e muzikës, derisa është bërë pjesë e jetës së tyre.

E sheh se si në mëngjes dhe mbrëmje i reciton vargjet e këngës, e imiton dhe e citon, i lëviz gishtat dhe gjymtyrët nën reagimin e muzikës, e kërcen andej-këndej.

Kur Allahu më udhëzoi, atëherë e kuptova se sa të privuar janë këta njerëz, sepse dëgjimi i muzikës i pengon të dëgjojnë Fjalën e Allahut, Kuranin. Muzika është zëri i shejtanit dhe instrumenti i tij, siç thotë Allahu: “Bëj për vete, me zërin tënd, kë të mundesh nga ata! Lësho kundër tyre të gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde! Bëj pjesë në pasurinë e fëmijët e tyre dhe jepu premtime! Premtimet e djallit janë vetëm mashtrime.” (El Isra, 64)

Në anën tjetër, Kurani është Fjala e Allahut. Dallim shumë i madh mes dy zërave: zërit që lexon Fjalën e Allahut dhe zërit që reciton tingujt e shejtanit. E dhimbshme është se si janë privuar nga kënaqësia e dëgjimit, leximit dhe ndikimit të Kuranit.

Lexoje përshkrimin më në detaje të gjendjes së tyre: “Ka disa njerëz që sajojnë tregime të kota, për të shmangur (të tjerët) nga rruga e Allahut me paditurinë e tyre e për t’u tallur me të. Njerëz të tillë i pret dënimi poshtërues. Kur ndonjërit prej tyre i lexohen shpalljet Tona, ai e kthen shpinën me mendjemadhësi, sikur nuk i ka dëgjuar, sikur i janë shurdhuar veshët. Andaj, jepu lajmin e dënimit të dhembshëm.” (Lukman, 6-7)

Kur e lexoj Kuranin, më kaplon një frikë e madhe, sepse ndiej në brendësi se jam duke e lexuar Fjalën e Allahut. Fjalë për fjalë është e vërtetë, çdo ndodhi dhe histori që rrëfehet është e saktë, Libër në të cilin nuk ka dyshime dhe nuk lë hapësirë për diskutime. Gjatë leximit e përjetoj mënyrën e përkryer dhe sqarimin e bukur të shprehjeve, të rrëfimeve për popujt dhe ndodhitë e mëhershme, të urdhrave e ndalesave me gjithë fshehtësitë dhe madhështinë e ligjvënies, me përshkrimin e Allahut, me emrat e bukur dhe cilësitë e Tij të larta.

Nganjëherë shpërngulem në leximin e ajeteve, ku përshkruhet kozmosi i gjerë, e ma shfaq madhështinë e Allahut në krijesat e Tij dhe shenjat që të gjithat aludojnë se Allahu është i Vetmi që meriton të adhurohet, nganjëherë shtegtoj në ajetet ku përshkruhet Xheneti dhe kënaqësitë që i përjetojnë banorët e tij, e në ato momente i ngre duart nga qielli dhe e lus Allahun që të jem prej banorëve të Xhenetit. Në anën tjetër i lexoj ajetet që tregojnë gjendjen e banorëve të Zjarrit, të cilët bërtasin dhe i luten Allahut t’i nxjerrë prej Zjarrit e të kthehen në dynja për të bërë vetëm një punë të mirë për hir të Allahut, e në ato momente e falënderoj Allahun për udhëzimin tim dhe i lutem të më shpëtojë me mëshirën e Tij.

Sa herë që e lexoj Kuranin, ndiej se imani, bindja dhe rehatia ime shpirtërore më shtohet. Eh, sa dallim i madh mes muzikës, që jetën e përkufizon me epshin, pasionin dhe dashurinë në haram, dhe Kuranit, që ta shton imanin e ta kënaq shpirtin.

Çfarë dijeje, çfarë bindjeje dhe çfarë rehatie në zemër u sjell muzika atyre që e dëgjojnë muzikën? Përkundrazi, marrin gjynahe dhe vuajtje në të dyja botët.

Të mos harroj të përmend edhe faktin se, për leximin e Kurani shpërblehesh, për çdo germë shpërblehesh me një sevap, e çdo sevap shpërblehet dhjetëfish, ashtu siç na lajmëroi Pejgamberi ﷺ.

Dr. Muhamed ed Duvejshi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Pjesë nga libri: “E TILLË ISHTE JETA IME (Memoaret e një vajze)” – i përkthyer në gjuhën shqipe)

MES DY ZËRAVE
16/10/2026

MES DY ZËRAVE

Shumë të rinj e të reja janë sprovuar me dëgjimin e muzikës, derisa është bërë pjesë e jetës së tyre. E sheh se si në mëngjes dhe mbrëmje i reciton vargjet e këngës, e imiton dhe e citon, i lëviz gishtat dhe gjymtyrët nën reagimin e muzikës, e kërcen andej-këndej. Kur Allahu ...

KAPJA PËR DYNJANËPejgamberi ﷺ tregoi se ka frikë për shokët e tij nga dynjaja dhe tha: “Pasha Allahun! Nuk frikohem nga ...
16/10/2026

KAPJA PËR DYNJANË

Pejgamberi ﷺ tregoi se ka frikë për shokët e tij nga dynjaja dhe tha: “Pasha Allahun! Nuk frikohem nga varfëria për ju, por frikohem që dynjaja t’ju lehtësohet ashtu si iu hap atyre që ishin para jush, e kështu të garoni sikur që garonin ata mes vete dhe t’ju shkatërrojë sikur që i shkatërroi ata më herët.”

Po ashtu tha: “Dy ujq të uritur që vërsulen në mesin e deleve bëjnë më pak dëm se lakmia e njeriut për pasuri dhe nam që i bën fesë së tij.”

Kishte njerëz që bënë besëlidhje me Allahun duke thënë se nëse Ai do t’u jepte pasuri, do ta shpenzonin në rrugë të Allahut, por pa kaluar kohë e gjatë, pasuria u bë shkak për hipokrizinë dhe sëmundjen në zemrat e tyre: “Ka nga ata (hipokritë) që kanë bërë besëlidhjen me Allahun, duke thënë: “Nëse Ai na jep nga dhuntitë e Tij, sigurisht që do të j*pim lëmoshë dhe sigurisht që do të bëhemi njerëz të mirë”! Por, kur Ai u dha atyre nga dhuntitë e Veta, ata u bënë koprracë dhe kthyen shpinën, duke u larguar. Prandaj, Ai ua lidhi hipokrizinë në zemrat e tyre, deri në ditën kur do të dalin para Tij, sepse e shkelën premtimin dhënë Allahut. Ata e kishin zakon gënjeshtrën.” (Et-Teube: 75-77)

Dikë tjetër pasuria e çoi të mos e jepte zekatin që e ka obligim prej Allahut ta j*pë atë. Ebu Hurejra tregon se Pejgamberi ﷺ dha urdhër të nxirrej zekati, e dikush i tregoi se Ibn Xhemili, Halid ibn Velidi dhe Abas ibn Abdulmutalibi nuk e dhanë zekatin. E në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “Ibn Xhemili po e urren një gjë të tillë vetëm për shkak se pasi ka qenë i varfër, Allahu dhe i Dërguari i Tij ﷺ e kanë pasuruar (porse kjo nuk e arsyeton mosdhënien). Sa i përket Halidit, po i bëni padrejtësi Halidit, se ai ka lënë parzmoret dhe pajisjet luftarake vakëf në rrugën e Allahut. Ndërkaq, Abas ibn Abdulmutalibi është xhaxhai i të Dërguarit të Allahut, e ajo është sadaka për të (të cilën do ta j*pë) bile edhe njëfish më shumë.”

Dynjaja ka rrezatim shkëlqyes i cili e robëron dhe e tërheq njeriun, saqë e çon me shpirt e me zemër të mundohet ta arrijë atë. Në vend se të kërkojë dije të dobishme dhe të thirrë në fenë e Allahut, ai e harxhon gjithë kohën e tij pas dynjasë. Varësia gradualisht i shtohet derisa të shndërrohet në rob të saj, ku sipas urdhrave dhe ndalesave të saj ai punon. Arrin çështja deri në atë shkallë, saqë atij nuk i vjen rëndë të merret me harame veç të arrijë tek ajo, ndërsa obligimet fetare nisin t’i duken barrë e rëndë si sebep që është dhënë tej mase pas saj, derisa të rrëshqasë në fe.
Dikush mund të angazhohet me dynjanë “për hir të vetëmjaftueshmërisë, thjesht nuk do të jetë i varur nga të tjerët, por dikur e sheh që shndërrohet në rob të punës përgjatë tërë jetës së tij. Të jesh i pavarur është gjë e mirë dhe synim i madh, por dynjaja mund të hapet shumë shpejt e te njeriu të fillojë lakmia të lëvizë brenda në shpirt e shejtani ta joshë pas saj, me pretekst se do ta ndihmojë thirrjen në fe dhe projektet fetare, derisa gradualisht t’ia marrë zemrën dhe të angazhohet me të, e ta braktisë dijen dhe thirrjen në fenë e Allahut. Pas gjithë kësaj, më e mira për të do të ishte t’i mjaftonte minimumi i nevojshëm për jetesë.”

Dr. Muhamed ed Duvejshi

Nga arabishtja: Irfan Jahiu

Pjesë nga libri i përkthyer në shqip: "Devijimi pas udhëzimit"

MES DY LËVDATAVE
11/10/2026

MES DY LËVDATAVE

Shprehjet e lëvdatës dhe admirimit tek unë kishin domethënie të madhe. Edhe unë, si vajzat e tjera, të përshkruhesh që je e bukur dhe e hijshme, e llogarisnim medalje të shtrenjtë. Por, më vonë e paguanim shtrenjtë, sepse na shtynte të bënim gara se kush prej nesh po shfaq më shumë...

KUSH ËSHTË SHËMBËLLTYRË?Njerëzit e estradës dhe artit i shihja si model. Ata më tërhiqnin shpirtërisht. Madje, ndjenjat ...
11/10/2026

KUSH ËSHTË SHËMBËLLTYRË?

Njerëzit e estradës dhe artit i shihja si model. Ata më tërhiqnin shpirtërisht. Madje, ndjenjat nuk izoloheshin vetëm përbrenda, po gjurmët e saj qartë dalloheshin në pamjen time të jashtme, saqë veshja, flokët, këpucët dhe çanta ime, e çdo gjë tjetër që blija, ishte sipas shijes dhe pamjeve të tyre.

Pasi Allahu më udhëzoi, e kuptova se jeta e tyre kishte qenë një botë krejtësisht tjetër dhe zjarr që nuk përballohet. Po sjell një shembull që e përshkruan më mirë gjendjen e tyre:

Artistja e njohur vite më parë, Merlin Monro, arriti të fitojë aq shumë pasuri, saqë blinte çdo gjë që zemra i dëshironte. Fama e saj u përhap në çdo cep të botës. Emri dhe fotoja e saj i mbushnin revistat e botës. Kishte bukuri të rrallë, që e bënte çdo burrë ta lakmonte atë. Megjithatë, në fund, bëri vetëvrasje.

Hetuesi që e hetoi rastin e vetëvrasjes së saj gjeti një letër në kasën e sigurisë, ku ajo i ruante pasuritë e saj në bankën e Menhetënit në Nju Jork. Sapo e hapi letrën, e kuptoi nga shkrimi se ishte shkruar nga vetë artisja. Letra i dedikohej një vajze e cila kishte kërkuar këshillë prej artistes se si ajo të arrinte suksesin e saj në arti dhe film. Përgjigjja e Merlin Monros në letër ishte kështu: “Ki kujdes nga kërkimi i famës! Ki kujdes nga çdokush që të mashtron me shkëlqimin e rrejshëm! Karriera ime më bëri gruan më të pikëlluar në botë. Nuk u bëra nënë asnjëherë. Posedoj pasuri e shtëpi, por nuk posedoj familje. Jeta familjare është më e shtrenjta. Gruaja lumturinë e saj e përjeton brenda kornizës familjare, të pastër dhe të ndershme. Madje, mund të them se stema e lumturisë së gruas është në jetën familjare. Jo vetëm kaq, por madje stema e lumturisë së njerëzimit.”

Është e vërtetë se ka femra myslimane që këtë grua e morën për shëmbëlltyrë. Edhe unë si ato isha në një kohë, por tani mora rrugë tjetër. Pasi Allahu më udhëzoi, e kuptova që për shëmbëlltyra në jetë asnjëherë nuk merren të degjeneruarit, por merren të ndershmit, veçmas ata ose ato që historia rrëfeu për ngjarjet e tyre.

Ja një grua e ndershme, të cilën e lavdëroi Allahu në Kuran, madje e ka dhënë si shembull për besimtarët. Allahu thotë: “Allahu ka dhënë si shembull për besimtarët gruan e Faraonit, kur ajo tha: ‘O Zoti im! Ndërtomë një banesë te Ti, në Xhenet; më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij dhe më shpëto nga populli keqbërës!” (Et Tehrim, 11)

Për të dëshmoi edhe Pejgamberi, alejhi selam, i cili në një hadith tha: “Nga burrat ka shumë që janë përsosur (arritën grada të larta), ndërsa nga gratë u përsos Asija, gruaja e Faraonit, dhe Merjemja, e bija e Imranit. Me të vërtetë vlera e Aishes karshi grave të tjera të dynjasë është si vlera e theridit[1] karshi ushqimeve të tjera.”[2]

Të gjitha tiparet dhe ngjyrat e lavdërimit, komplimentet dhe mahnitjet që i marrin yjet (e filmit, sportit, muzikës etj.) u mundova t’i vendos në një grusht dhe në grushtin tjetër e vendosa dëshminë e Zotit të njerëzimit dhe dëshminë e Pejgamberit, alejhi selam, zotërisë së bijve të Ademit, dhe pashë se nuk ka hapësirë për krahasim. Madje, të krahasosh lëvdatën e fesë me mendimet e njerëzve dhe epshet e tyre është edukatë e keqe, sepse dallimi mes tyre është sa mes tokës dhe qiejve!

A nuk po e sheh se shpatës i humbet vlera,

kur thuhet se shpata është më e mbrehtë se dera!

Selman el Farisiu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gruan e Faraonit e ndëshkonin në vapën e Diellit. Pasi ushtarët largoheshin prej saj, melekët i bënin hije me krahë, ndërkohë ajo e shihte pallatin e saj në Xhenet.”

Kasim ibn Ebu Beze thotë: “Gruas së Faraonit i interesonte të dinte kush doli fitimtar: Musai (alejhiselam!) apo magjistarët e Faraonit? I thoshin: “Fituan Musai dhe Haruni (alejhimaselam!).” Ajo thoshte: “Besova në Zotin e Musait dhe Harunit.” Kur e kuptoi Faraoni, dërgoi menjëherë njerëz dhe i porositi: “Gjeni shkëmbin më të madh të mundshëm. Nëse nuk ndërron mendje, hidheni shkëmbin sipër saj, e, nëse pendohet, ajo është gruaja ime.” Kur shkuan ta shihnin, ajo shikonte drejt qiellit, ku e shihte pallatin e saj të Xhenetit. Kjo i dha forcë të mos e ndryshonte mendjen. Para se ushtarët të hidhnin shkëmbin, Allahu e nxori shpirtin prej trupit të saj, e shkëmbi ra mbi trupin tashmë pa shpirt.”

Nuk ishte grua e zakonshme: ajo ishte gruaja e Faraonit, atëbotë mbretit më të madh në tokë. Jetonte në pallatin mbretëror dhe kishte në dispozicion çdo gjë që e dëshironte shpirti i saj, por imani ia përshkoi zemrën. Asaj nuk i interesonte më asgjë nga ajo që e rrethonte. Bile, kërkonte mbrojtje tek Allahu kundër stolive të dynjasë, sepse i llogariste të këqija, të fëlliqura dhe bela. Ajo kërkonte shpëtim dhe rrugëdalje. Ishte gruaja e vetme besimtare në mbretërinë e gjerë dhe të fortë. Presioni i vinte nga të gjitha anët: nga shoqëria, nga njerëzit e pallatit, nga pushtetarët, nga ushtarët, nga vetë pozita mbretërore, por, megjithatë, ajo e ngriti kokën e saj drejt qiellit”[3] duke thënë: “… më shpëto nga Faraoni dhe veprat e tij…” (Et Tehrim, 11)

Dr. Muhamed ed Duvejshi

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

(Pjesë nga libri: “E TILLË ISHTE JETA IME (Memoaret e një vajze)” – i përkthyer në gjuhën shqipe)

[1] Emër me të cilin quhej një lloj tave me mish, përbërja bazë e të cilit ishte përzierja e copëzave të bukës me copëza dhe lëng mishi. Ushqim që ndër arabët e asaj kohe llogaritej ushqimi më i mirë. (sh. p)

[2] Buhariu (2411), Muslimi (2431).

[3] “Fi Dhilal el Kuran” (6/3622).

ÇFARË KËRKOJNË NGA GRUAJA?
07/10/2026

ÇFARË KËRKOJNË NGA GRUAJA?

Bajagi njerëz shpejtojnë t’i shprehin gruas fjalë që asaj i pëlqejnë. I riu, si zakonisht, mundohet të paraqesë impresionizmin e tij me ndonjë vajzë të bukur, duke thurur fjalë miradije dhe lavdi për të. Në këtë mënyrë mundohet të përfitojë dashurinë e saj dhe takimin me të...

VLERA E KËRKIMFALJES (ISTIGFARIT)1. Është adhurim, me të cilin i afrohesh Allahut.2. Është sebep për faljen e gjynaheve....
07/10/2026

VLERA E KËRKIMFALJES (ISTIGFARIT)

1. Është adhurim, me të cilin i afrohesh Allahut.

2. Është sebep për faljen e gjynaheve. Allahu thotë: “E u thashë: “Kërkoni falje nga Zoti juaj, i Cili është Falës i madh.” (Nuh, 10)

3. Është sebep për zbritjen e shiut. Allahu thotë: “Që Ai t’ju dërgojë shi të bollshëm.” (Nuh, 11)

4. Është sebep për shtimin e pasurisë dhe të fëmijëve. Allahu thotë: “T’ju shtojë pasurinë dhe fëmijët tuaj.” (Nuh, 12)

5. Është sebep për furnizimin me kopshte dhe me lumenj. Allahu thotë: “...dhe të bëjë për ju kopshte e lumenj!” (Nuh, 12)

6. E shton fuqinë në të gjitha aspektet. Allahu thotë: “...dhe do t’ju shtojë fuqi mbi fuqinë tuaj.” (Hud, 52)

7. Është sebep për shijimin e kënaqësive të bukura. Allahu thotë: “Ai do t’ju j*pë të shijoni kënaqësi të bukura... ” (Hud, 3)

8. Është sebep për largimin e belave. Allahu thotë: “... Allahu nuk do t’i ndëshkojë ata, përderisa ata i kërkojnë falje Atij.” (Enfal, 33)

9. Është sebep për ta fituar çdo njeri atë që e meriton. Allahu thotë: “... dhe do t’i j*p çdo të miri shpërblimin e merituar...” (Hud, 3)

10. Është sebep për zbritjen e mëshirës. Allahu thotë: “Përse nuk kërkoni nga Allahu falje (të gjynaheve) që të mund të mëshiroheni?!” (Neml, 46 )

11. Është sebep për faljen e mëkateve që mund të bëhen gjatë një tubimi.

12. Njerëzit janë më së shumti nevojtarë për istigfarin, ngase ata mëkatojnë për çdo ditë e natë. Nëse robi i drejtohet Allahut me kërkimfalje, Allahu do t’ia falë atij.

13. Është sebep për pasimin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe lavdërimi i Allahut qofshin për të!) ngase ai kërkonte falje tek Allahu në një mexhlis shtatëdhjetë herë. Sipas një transmetimi tjetër njëqind herë!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

KUSH ËSHTË SHËMBËLLTYRË?
02/10/2026

KUSH ËSHTË SHËMBËLLTYRË?

Njerëzit e estradës dhe artit i shihja si model. Ata më tërhiqnin shpirtërisht. Madje, ndjenjat nuk izoloheshin vetëm përbrenda, po gjurmët e saj qartë dalloheshin në pamjen time të jashtme, saqë veshja, flokët, këpucët dhe çanta ime, e çdo gjë tjetër që blija, ishte sipas shijes...

MOS HARRO SE...!!- Në mendjemadhësi ka bukuri, mirëpo modestia është edhe më e bukur.- Në gënjeshtër ka shpëtim, mirëpo ...
02/10/2026

MOS HARRO SE...!!

- Në mendjemadhësi ka bukuri, mirëpo modestia është edhe më e bukur.

- Në gënjeshtër ka shpëtim, mirëpo sinqeriteti është më shpëtues.

- E kota mundet të mbetet, mirëpo e drejta mbetet përgjithmonë.

- Në pasuri ka fuqi, mirëpo thjeshtësia dhe të kënaqurit me pak është thesar i cili nuk humbet.

- Në epshe ka kënaqësi, mirëpo në virtytshmëri ka ëmbëlsi e cila nuk harrohet.

- Në të folurit ka njoftim dhe retorikë, mirëpo në heshtje ka edhe më shumë urtësi.

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Address

Xi'an

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mjeku Musliman posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Mjeku Musliman:

Shortcuts

Share