Shoqata Bilaçi

Wegbeschreibung Kontaktieren Sie die Organisation

Shoqata Bilaçi Shoqata Bilaçi, shtylla e vetme për mirëqenjen e Bilaçit dhe banorëve të saj ! Bëhu edhe ti pjesë e kontributeve ! Falenderojmë gjithë ju

Falë anëtarsimeve vjetore dhe kontributeve shtesë janë realizuar projekte dhe aktivitete të ndryshme.

Njoftim mortorNgushellime familjes, te ndjeren Zoti e meshiroft !
16/10/2026

Njoftim mortor
Ngushellime familjes, te ndjeren Zoti e meshiroft !

“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!”
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë motra jonë:
Xhejlane Zairi
(Motra e Ramadanit dhe Mirsadit)
Për kohën e varrimit do t'ju njoftojmë me kohë.
Të pikëlluar:
Familja Zairi dhe farefisi.

📌 Rikujtim për pagesën e anëtarësisë për vitin 2026Të nderuar bashkëvendës dhe anëtarë të respektuar të Shoqatës Bilaçi,...
28/09/2026

📌 Rikujtim për pagesën e anëtarësisë për vitin 2026

Të nderuar bashkëvendës dhe anëtarë të respektuar të Shoqatës Bilaçi,

Jemi afër fundit të vitit 2026 dhe kemi vërejtur se ende ka anëtarësi vjetore të papaguara për vitin 2026.

Kontributi juaj është shumë i rëndësishëm për vazhdimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme në të mirë të fshatit tonë. Çdo kontribut, sado i vogël, ndihmon që Bilaçi të bëhet edhe më i bukur, më i pastër dhe më i gjallë për të gjithë ne dhe për brezat që do të vijnë.

Falënderojmë nga zemra të gjithë ju që keni kontribuar ndër vite dhe shpresojmë në përkrahjen tuaj edhe më të gjerë dhe të vazhdueshme.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin, mbështetjen dhe kontributin tuaj të çmuar.

Me respekt,
Kryesia e Shoqatës Bilaçi

Njoftim mortor !Ngushellime familjes
30/08/2026

Njoftim mortor !
Ngushellime familjes

‎‎ ‎”Lajmrim Mortor”
Varrimi i te ndjerit ( SHABAN AVDIU ) behet me 01.09.2026 mbas namazit te Ikindis ne varrezat e fshatit Bilaç!
Allahu të faltë Xhennetin 🤲
Ngushllime Familjes AVDIU!
……………………………………………………………………..

نا لله وإنا إليه راجعونI

„Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!“

Esselamu Alejkum, e nderuara familje, xhemat, miq dhe shok ju njofotjmë se ka ndërruar jetë ( SHABAN AVDIU )nga fshati Bilaç.
Lusim Allahun fuqiplotë që ta merr në mëshirën e Tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhennetit!
Lusim Allahun fuqiplotë që te gjitha lutjet ( duat ) që bëhen Allahu t'i pranojë!

Per kohen e vorrimit ju njoftojm me kohe
Allahu të faltë Xhennetin 🤲
Ngushllime Familjes AVDIU!

29/07/2026

Mirëmbajtësi i fshatit Bilaç, Shaqir Jahiu, pajiset me një makinë për kositje

Për t'ia lehtësuar punën mirëmbajtësit të fshatit në mirëmbajtjen e hapësirave të mëdha publike, Shoqata Bilaçi ka siguruar një makinë për kositje.

Kjo makinë është financuar nga Fondi i Shoqatës Bilaçi në Zvicër, është transportuar në Bilaç dhe këto ditë i është dorëzuar mirëmbajtësit të fshatit, z. Shaqir Jahiu.

Shpresojmë që kjo pajisje do t'ia lehtësojë punën në kositjen dhe mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjera, duke kontribuar në një ambient më të pastër, më të rregullt dhe më të këndshëm për të gjithë banorët.

Shprehim mirënjohjen tonë për z. Shaqir Jahiu për punën e palodhshme dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me Shoqatën gjatë këtyre nëntë viteve. I urojmë shëndet, mbarësi dhe suksese të mëtejshme në punën e tij.

Një falënderim i veçantë u takon të gjithë anëtarëve të Shoqatës Bilaçi, të cilët me kontributet e tyre ndër vite kanë bërë të mundur realizimin e shumë projekteve dhe investimeve në fshatin Bilaç.

Shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi një mbështetje edhe më të madhe, si nga bashkatdhetarët tanë në diasporë, ashtu edhe nga banorët rezidentë të fshatit Bilaç, në mënyrë që së bashku të vazhdojmë zhvillimin dhe përmirësimin e fshatit tonë.

Me respekt,

Kryesia e Shoqatës Bilaçi

Njoftim mortor !Shprehim ngushllime familjes, te ndjerin Zoti e meshiroft .
20/07/2026

Njoftim mortor !
Shprehim ngushllime familjes, te ndjerin Zoti e meshiroft .

Njoftim Mortor

Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë bashkëfshatari ynë , Aga Hasan.

Familjes, të afërmve dhe miqve u shprehim ngushëllimet më të sinqerta. Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus.

Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë sapo të kemi informacion.

03/07/2026
NJOFTIM MORTOR !Familjes Limani dhe Rizahu si dhe gjithe miqeve dhe farefisit i shprehim ngushellime , lutemi qe te ndje...
02/07/2026

NJOFTIM MORTOR !

Familjes Limani dhe Rizahu si dhe gjithe miqeve dhe farefisit i shprehim ngushellime , lutemi qe te ndjerin Zoti ta meshiroje !

‎نا لله وإنا إليه راجعونI

„Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!“

Esselamu Alejkum, e nderuara familje, xhemat, miq dhe shok ju njofotjmë se ka ndërruar jetë ( MUHARREM LIMANI )nga fshati Bilaç.
Lusim Allahun fuqiplotë që ta merr në mëshirën e Tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhennetit!
Lusim Allahun fuqiplotë që te gjitha lutjet ( duat ) që bëhen Allahu t'i pranojë!

Vorrimi bëhet pas namazit te iqindis me 03.07.2026
Allahu të faltë Xhennetin 🤲
Ngushllime Familjes Limani!

Njoftim mortor  Shprehim ngushellime familjes, te ndjeren Zoti e meshiroft !
01/07/2026

Njoftim mortor
Shprehim ngushellime familjes, te ndjeren Zoti e meshiroft !

„Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi!“

Esselamu Alejkum, e nderuara familje, xhemat, miq dhe shok ju njofotjmë se sod ( 01.07.2026 ) në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë Zijavere Hasani (Ismaili) Motra e Abdullait dhe Shaipit nga fshati Bilaç.
Lusim Allahun fuqiplotë që ta merr në mëshirën e Tij dhe ta bëjë prej banorëve të Xhennetit!
Lusim Allahun fuqiplotë që te gjitha lutjet ( duat ) që bëhen Allahu t'i pranojë!
Vorrimi bëhet në fshatin Bilaç. Për kohën e vorrimit do te njoftoheni me kohë.

05/06/2026
Me 7 qershor Lidhja e Shoqatave te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes organizon nje event te emruar Lugina’s Day! Ne si ...
03/06/2026

Me 7 qershor Lidhja e Shoqatave te Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes organizon nje event te emruar Lugina’s Day!
Ne si shoqate nuk jemi pjese organizative, por jemi lutur qe t’i informojm antaret tane.

Adresse

Zürich
8000

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Shoqata Bilaçi etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Shoqata Bilaçi senden:

Verknüpfungen

Teilen