Hora e Skënderbeut

Hora e Skënderbeut Hora e Skënderbeut ka për synim që shtatorja e Gjergj Kastriotit të vendoset tek arbëreshët në Itali.

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit e atdhetarit Beqir BerishaE nderuara familje e Beqir ...
04/05/2026

Telegram ngushëllimi me rastin e ndarjes nga jeta të intelektualit e atdhetarit Beqir Berisha

E nderuara familje e Beqir Berishës,
I nderuari z. Bardhyl Mahmuti,
Të nderuar familjarë,
Me dhembje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Beqir Berishës, intelektualit e atdhetarit të shquar nga Tetova.
Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje për familjen tuaj, për miqtë, bashkëveprimtarët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e çmuan jetën e veprën e tij.
Beqir Berisha ishte ndër ata njerëz që me urtësi, guxim dhe dinjitet i qëndroi besnik idealit të lirisë dhe çështjes shqiptare. Si intelektual, autor, filozof, publicist dhe i burgosur politik, ai la pas një shembull të çmuar të qëndresës dhe të përkushtimit ndaj atdheut.
Jeta dhe vepra e tij mbeten dëshmi e një brezi që nuk u përkul para padrejtësive dhe që besoi deri në fund në forcën e dijes, idealin e lirisë kombëtare dhe në dinjitetin njerëzor.
Në këto çaste pikëllimi, Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut” bashkëndien me familjen Berisha dhe ndan dhimbjen me ju.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për Beqir Berishën!
Me respekt,
Kryesia e Shoqatës “Hora e Skënderbeut”

Shtatorja e Skënderbeut tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë nga të gjitha anët në Horën e Arbëreshëvet.
26/04/2026

Shtatorja e Skënderbeut tërheqë gjithnjë e më shumë vizitorë nga të gjitha anët në Horën e Arbëreshëvet.

Z. REXHEP RIFATI SHPALLET QYTETAR NDERI I HORËS SË ARBËRESHËVETMe zemër plot gëzim, krenari dhe mirënjohje të thellë, mi...
07/04/2026

Z. REXHEP RIFATI SHPALLET QYTETAR NDERI I HORËS SË ARBËRESHËVET

Me zemër plot gëzim, krenari dhe mirënjohje të thellë, mirëpritëm shpalljen e z. Rexhep Rifatit, një nga doajenët e gazetarisë shqiptare, si Qytetar Nderi i Horës së Arbëreshëvet.
Kjo ceremoni solemne u organizua më 4 prill, në sallën e Bashkisë së Horës së Arbëreshëvet, në prani të zyrtarëve të bashkisë, të familjarëve dhe miqve të shumë të z. Rifati, të cilët i dhanë këtij momenti një madhështi dhe ngrohtësi të veçantë.
Vendimi për ta shpallur z. Rexhep Rifati Qytetar Nderi ishte marrë më 9 mars, nga Këshilli Bashkiak i Horës së Arbëreshëvet në mënyrë unanime, duke dëshmuar respektin dhe vlerësimin e lartë institucional për jetën dhe veprën e tij.
Ky titull përbën një mirënjohje të merituar për kontributin e çmuar të z. Rexhep Rifati, i cili për më shumë se pesë dekada ka vizituar vendbanimet arbëreshe në Itali, duke i dokumentuar, promovuar dhe forcuar lidhjet shpirtërore, kulturore e kombëtare mes arbëreshëve dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.
Një domethënie të veçantë këtij nderimi i jep edhe fakti se z. Rexhep Rifati dhe Shoqata “Hora e Skënderbeut” ndërmorën iniciativën për vendosjen në Horën e Arbëreshëvet të shtatores së Gjergj Kastriotit Skënderbeu, dhuratë e mërgimtarëve shqiptarë. Ky projekt i rëndësishëm u realizua në vitin 2024, duke lënë një gjurmë të përhershme në historinë dhe kujtesën e këtij vendi arbëresh.
Për ne, ky nuk është vetëm një nderim për një personalitet të shquar si z. Rifati. Me këtë rast është vlerësuar edhe Shoqata “Hora e Skënderbeut”, puna jonë e përbashkët, përkushtimi shumëvjeçar dhe kontributi i mërgimtarëve shqiptarë, të cilët me dashuri e besnikëri kanë qëndruar pranë botës arbëreshe.
Propozimi për ta shpallur Qytetar Nderi u mbështet edhe nga shkrimtari i shquar arbëresh z. Giuseppe Schirò Di Maggio (Zef Skiro Di Maxho), si dhe nga Shoqata ProLoco e Horës së Arbëreshëvet, që drejtohet nga Giorgio Cuccia. Të dy ishin të pranishëm në këtë ceremoni dhe morën fjalën, duke shprehur vlerësime të larta për z. Rexhep Rifati dhe për kontributin e tij të vyer në ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe.
Me këtë rast, Kryetari i Bashkisë z. Rosario Petta, në fjalën e tij, vlerësoi lart figurën e z. Rexhep Rifatit, duke e falënderuar për punën e tij të palodhshme ndër vite dhe për rolin e tij të çmuar në promovimin e kulturës arbëreshe.
Nga ana e tij, edhe z. Rexhep Rifati, në një fjalë plot emocionesh, falënderoi nga zemra Këshillin Bashkiak për këtë nderim, duke e cilësuar atë si njërën ndër mirënjohjet më të mëdha të jetës së tij.
Në këtë ceremoni morën pjesë, si përfaqësues të Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, Shqipe Bytyqi, Veli Berisha, Ramadan Morina(Da Mo) – kryetar i shoqatës – dhe Adnan Asllani – sekretar i saj. Të pranishëm ishin gjithashtu edhe z. Musa Jupolli, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë, si dhe Ornela Radovicka nga Qendra për Studime të Gjuhës dhe Kulturës Arbëreshe. Me fjalë përshëndetëse u paraqitën Ornela Radovicka, Ramadan Morina, Adnan Asllani dhe Musa Jupolli, duke i dhënë kësaj ceremonie një frymë edhe më të ngrohtë, përfaqësuese dhe dinjitoze.
Me një program modest artistik u paraqitën edhe Shpejtim dhe Afërdita Krasniqi, duke ia shtuar ceremonisë një emocion dhe hijeshi të veçantë.
Shoqata “Hora e Skënderbeut” shpreh falënderimet më të sinqerta për Bashkinë e Horës së Arbëreshëvet dhe për kryetarin e saj, Rosario Petta, për këtë vlerësim të lartë dhe kuptimplotë.
Ne vlerësojmë se, duke nderuar z. Rexhep Rifatin, Hora e Arbëreshëvet ka nderuar njëkohësisht edhe veprën e Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, edhe kontributin e mërgatës shqiptare, edhe të gjithë ata që punojnë me përkushtim për ruajtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar, kulturor e historik.
Urime nga zemra, z. Rexhep Rifati!
Ky titull është nder për Ju, për Shoqatën “Hora e Skënderbeut”, për mërgimtarët shqiptarë dhe për të gjithë ata që e duan me shpirt Horën e Arbëreshëvet dhe arbëreshët në përgjithësi.


-Fans

URIME Z. REXHEP RIFATI PËR DEKORATËN NGA PRESIDENTJA E KOSOVËSShoqata “Hora e Skënderbeut” i shpreh urimet më të përzemë...
30/03/2026

URIME Z. REXHEP RIFATI PËR DEKORATËN NGA PRESIDENTJA E KOSOVËS

Shoqata “Hora e Skënderbeut” i shpreh urimet më të përzemërta z. Rexhep Rifati për dekoratën dhe mirënjohjen e ndarë nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për meritat e tij në fushën e gazetarisë.
Jemi krenarë që z. Rexhep Rifati, njëherazi nënkryetar i shoqatës sonë, vlerësohet për kontributin e tij të çmuar dhe shumëvjeçar në gazetari. Për dekada me radhë, ai ka dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në informimin, ruajtjen dhe promovimin e vlerave tona kombëtare.
Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët, të cilët i ka vizituar me përkushtim në çdo vendbanim të tyre, duke forcuar urat shpirtërore, kulturore dhe kombëtare mes nesh.
Në emër të Shoqatës “Hora e Skënderbeut”, urojmë nga zemra z. Rexhep Rifati për këtë nderim të merituar. Njëkohësisht, këtë gëzim e ndajmë me të gjithë anëtarët e shoqatës sonë, me familjarët dhe me miqtë e shumtë të z. Rifati.
Urime dhe suksese të mëtejshme, z. Rexhep Rifati!
Qofshi gjithmonë i nderuar për veprën dhe përkushtimin tuaj!


-Fans

REXHEP RIFATI DO TË BËHET QYTETAR NDERI I HORËS SË ARBËRESHËVEShoqata “Hora e Skënderbeut” ka kënaqësinë të njoftojë se ...
10/03/2026

REXHEP RIFATI DO TË BËHET QYTETAR NDERI I HORËS SË ARBËRESHËVE

Shoqata “Hora e Skënderbeut” ka kënaqësinë të njoftojë se Këshilli Bashkiak i Horës së Arbëreshëve (Piana degli Albanesi), me propozim të kryetarit të Bashkisë z. Rosario Petta, ka votuar unanimisht dhënien e titullit të lartë “Qytetar Nderi” (Cittadino Onorario) për z. Rexhep Rifatin i cili është nënkryetar i shoqatës sonë.
Ceremonia solemne e dorëzimit të titullit do të zhvillohet më 4 prill 2026, ora 16:00, në ambientet e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, në një ditë që përkon me atmosferën e Festës së Pashkëve, kur mijëra vizitorë i drejtohen kësaj qendre historike të kulturës arbëreshe.
Rexhep Rifati ka shprehur mirënjohjen e tij të thellë për këtë vlerësim, duke falënderuar kryetarin Petta, Këshillin Bashkiak dhe gjithë motrat e vëllezërit arbëresh, të cilët i ka takuar përgjatë 55 viteve të udhëtimeve në më shumë se 50 vendbanime arbëreshe.
Shoqata “Hora e Skënderbeut” e përgëzon Rexhep Rifatin për këtë nderim të merituar dhe e konsideron këtë çmim si një vlerësim të përbashkët për të gjithë ata që punojnë për ruajtjen dhe promovimin e kulturës arbëreshe dhe asaj shqiptare në mërgatë.


-Fans

17/01/2026

Njeriu nuk vdes kur i ndal zemra apo fryma. Njeriu vdes kur harrohet. Gjergji ynë i Madh, është i paharruar, dhe i pavdekshëm.

17/01/2026
Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti,fuqí t’ madhe që m’i dhanë ka Zoti,s’e djeg flaka e s’e djeg baroti,shpata e tij tha...
17/01/2026

Trim mbi trima, ai Gjergj Kastrioti,
fuqí t’ madhe që m’i dhanë ka Zoti,
s’e djeg flaka e s’e djeg baroti,
shpata e tij than malin n’dysh e çán,
me nji t’ râme nji ushtrí perlán.

Lavd’ ô Gjergj, ô Skanderbe drangoi,
krahu yt çdo dit’ u përforcoftë,
gjithë ku janë armiqt ai i çfaroftë,
Lavdi yt, ô, brez mas brezi u knoftë.

16/01/2026
13/02/2025

Intervistë me Veli Genc Berishën, nismëtar dhe kontribues kryesor për ngritjen e shtatores së Skënderbeut në Horën e Arbëreshëve, në Sicili të Italisë

17 janar 1468, atëherë kur Arbëria u la në lot për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.Jeta dhe vepra e tij e tij, sot e kësaj...
17/01/2025

17 janar 1468, atëherë kur Arbëria u la në lot për Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Jeta dhe vepra e tij e tij, sot e kësaj dite vazhdon të jetë frymëzim për të gjithë shqiptarët!
Lavdi Gjergj Kastriotit-Skënderbeut!

Adresse

Zürich

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Hora e Skënderbeut erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Hora e Skënderbeut senden:

Teilen