Ti sje vetëm

Ti sje vetëm Shoqata për përkujdesjen e jetimëve "TI SJE VETËM" Kush jemi ne? Në dhjetor të vitit 2019 u hap shoqata për përkujdesjen e jetimëve me emrin “Ti s’je vetëm”.

SHOQATA PËR PËRKUJDESJEN E JETIMËVE

Falënderimi i takon Allahut të Madhëruar i cili në Kur’anin famëlartë thotë:

يَسْأَلُونَكَ مَاذَا يُنفِقُونَ ۖ قُلْ مَا أَنفَقْتُم مِّنْ خَيْرٍ فَلِلْوَالِدَيْنِ وَالْأَقْرَبِينَ وَالْيَتَامَىٰ

“Të pyesin ty çfarë të japin si lëmoshë. Thuaju: “Çfarëdo bamirësie që bëni, ajo le t’u takojë prindërve, farefisit, jetimëve...” [EL-BEKARE, 215]

Ndërsa salavatet d

he selamet qofshin mbi shëmbëlltyrën tonë, Muhamedin paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të, i cili në një hadith të tij thotë:

أَنَا وَكَافِلُ الْيَتِيمِ كَهَاتَيْنِ فِي الْجَنَّةِ ‏"‏ ‏ وَقَرَنَ بَيْنَ أُصْبُعَيْهِ الْوُسْطَى وَالَّتِي تَلِي الإِبْهَامَ

“Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi në Xhenet kështu. “Dhe i bashkoi dy gishtat, treguesin dhe të mesmin. Transmeton Ebu Davudi

Duke u nisur nga ky ajet dhe hadith i Muhamedit a.s po ashtu ajete dhe hadithe të tjera vendosëm që të bëjmë aktivitet enkas për përkujdesjen ndaj jetimëve. Ne kemi filluar nga viti 2010 si një grup shokësh të merremi me aktivitetin e ndihmës ndaj jetimëve. Kështu vazhduam vite me radhë ku kishim numër jo shumë të madh të donatorëve dhe jetimëve, mirëpo nga fundi i vitit 2019 u rit numri i jetimëve dhe interesi i donatorëve për t’ju ndihmuar jetimëve sa që u bë e nevojshme të hapim një shoqatë sa që do të vazhdoj të kujdeset vetëm për jetimët. Si funksionojmë ne;

1. Jetim llogaritet ai fëmijë që i ka ndërruar jetë babai dhe është nën moshën e pubertetit relativisht 15 vjeçare, për këtë arsye ne kujdesemi për fëmijët deri në moshën 15 vjeçare dhe atë vit që i plotëson jetimi 15 vite i ndërpritet ndihma nga shoqata.

2. Jetimi ka një burse prej 50 chf që donatori i paguan për çdo muaj, të cilat i merr në fund të çdo dy muaj nga 100chf (në fund të muajit shkurt, prill, qershor, gusht, tetor dhe dhjetor). Jetimit i lejohet të merr të holla edhe nëse ai nuk është i varfër.

3. Jetimi merr nga 50 chf ne muaj aq sa edhe donatori dhuron, ndërsa evidenca transferim shpërndarja dhe punët qe kanë te bëjnë me këtë organizim bëhen vullnetarisht nga anëtarët dhe bashkëpunëtorët e shoqatës, kështu që shoqata nuk mban asnjë përqindje të mjeteve materiale të dhuruara nga donatorët.

4. Që një jetimë të regjistrohet te ne është e domosdoshme që të përcjell në kryesinë e shoqatës tonë dokumentacionin në vijim:

- Të sjell kopje Certifikatën e vdekjes së babait që vërtetohet së fëmija është jetim.

- Të sjell kopje Certifikatën e lindjes së fëmijës që vërteton se fëmija është nën moshën 15 vjeçare.

- Të dërgon një foto të jetimit.

- Të dërgon adresën e banimit të jetimit.

- Të dërgon numrin e nënës ose të kujdestarit të jetimit.

- Të gjitha këto dokumente mundet ti dërgoj në formën elektronike (E-mali, WhatsApp, Viber, Bip, etj.).

- Që të mbrojmë privatësinë e jetimit dokumentacioni ngelet në kryesinë e shoqatës ndërsa donatorit i jepet një vërtetim me të dhënat bazë (një foto, emri dhe mbiemri, adresa dhe numri i telefonit) të jetimit.

- Vërtetimi që i jepet donatorit është e ndaluar që i njëjti të publikohet në rrjetet sociale elektronike (E-mali, WhatsApp, Viber, Bip, etj.).

- Donatori ka të drejt ta thirri në telefon dhe ta vizitoj jetimin kur të donë ai.

- Donatori nëse të hollat i jep nga Zekati duhet të sigurohet që jetimi është i varfër.
- Donatori duhet të jetë i rregullt në pagesën e tij. Kush ka informacione për jetimë nga Republika e Maqedonisë së Veriut, ju lutemi na kontaktoni në shoqatën tonë. Kush dëshiron të jetë donator i një jetimi, ju lutemi kontaktoni shoqatën tonë.

Adresse

Meinrad Lienertstrasse 10
Zürich
8003

Webseite

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Ti sje vetëm erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Ti sje vetëm senden:

Teilen