Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë

Anrufen Wegbeschreibung Kontaktieren Sie die Organisation

Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë-CH
http://www.fondihumanitar.ch

🎒 EDHE 4 DITË KANË MBETUR!Fondi Humanitar Preshevë–Bujanoc–Medvegjë ju fton të bëheni pjesë e aksionit “Bashkë për Fëmij...
11/09/2026

🎒 EDHE 4 DITË KANË MBETUR!

Fondi Humanitar Preshevë–Bujanoc–Medvegjë ju fton të bëheni pjesë e aksionit “Bashkë për Fëmijët e Luginës”.

❤️ Le t’u gjendemi pranë fëmijëve jetimë dhe fëmijëve nga familjet në kushte të vështira ekonomike në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Çdo kontribut nga diaspora, përmes Fondit Humanitar, do të shndërrohet në një çantë, mjete shkollore dhe mbi të gjitha në një buzëqeshje për një fëmijë.

⏳ Kanë mbetur vetëm 4 ditë deri në mbylljen e fushatës.

🤲 Mos e lëmë këtë mundësi të kalojë pa u bërë pjesë e saj.
Një kontribut i juaji mund të jetë pikërisht ndihma që një fëmijë po e pret.

❤️ Së bashku për fëmijët. Së bashku për Luginën. Së bashku për të ardhmen!

ÇDO KONTRIBUT KA RËNDËSI!

🌟 30 Korriku  Një ditë e veçantë e shënuar me aktivitete, bashkëpunim dhe mikpritje! 🌟​Më 30 korrik, drejtues të Fondit,...
31/07/2026

🌟 30 Korriku
Një ditë e veçantë e shënuar me aktivitete, bashkëpunim dhe mikpritje! 🌟

​Më 30 korrik, drejtues të Fondit, bashkë me miq e dashamirë si dhe përfaqësues të institucioneve lokale, shënoi këtë ditë tashmë tradicionale me një sërë aktivitetesh e vizitash domethënëse në Bujanoc dhe Preshevë.
​🏛️ Vizitat zyrtare në Komunat Bujanoc dhe Preshevë
​Gjatë takimeve me Kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arber Pajaziti, si dhe të nesërmen me Kryetaren e Komunës së Preshevës, znj. Ardita Sinani, patëm kënaqësinë t'i njoftojmë me të arriturat tona gjatë këtij gjysmëviti:

​🔑 Blerja e një banese në Bujanoc.

​🛠️ Meremetimi i një shtëpie në Medvegjë.

​🏠 Kontraktimi i një shtëpie të re për një familje në Preshevë (që do të realizohet brenda këtij viti).

​🤲 Mbështetje e vazhdueshme në shëndetësi, bamirësi, sport, kulturë dhe arsim.
​Gjithashtu, shqyrtuam mundësitë e bashkëpunimit për projektet e ardhshme të Fondit.
Që të dy udhëheqësit u zotuan për mbështetje konkrete dhe bashkëpunim të ngushtë në të mirë të popullatës së Luginës!

​🕊️ Nderim historisë:
Vizitë Muzeut të Komandant "Llesh*t"
​Pasdite vizituam Muzeun e ngritur në nderim të Komandant "Llesh*t" (Ridvan Qazimi). Nën udhëheqjen e djalit të komandantit, u njohëm më afër me historinë përmes fotografive dhe sendeve të tij personale, një moment prekës dhe me plot emocione. 🕊️✨

​🌙 Një mbrëmje e paharrueshme në Nasalcë
​Mbrëmja u përmbyll me një mikpritje të ngrohtë në "Villën" e Lekës (Levent Ademi) në Nasalcë.
Leka, së bashku me Artonin, z. Bejtën dhe nën kujdesin e anëtarëve të kryesisë së Fondit nga Bujanoci AhmetBektashie Bujar Ismaili, na dhuruan një darkë me ushqime tradicionale dhe një ambient fantastik nën qiellin e hapur që do të mbahet mend gjatë! 🍽️🌌

​🙏 Faleminderit nga zemra të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj dite tradicionale dhe të rëndësishme për Fondin tonë!
​ Krasniqi Medvegja # Xhimi Xhim Presheva Bektashi Sylejmani Ibrahimi Destani Ademi Qazimi Pajaziti Sinani Shabani

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Fondit, miq dhe dashamirë të nderuar,Edhe një gjysmëvjetor kaloi dhe, kur shikojmë pra...
01/07/2026

Të nderuar anëtarë të Kryesisë së Fondit, miq dhe dashamirë të nderuar,
Edhe një gjysmëvjetor kaloi dhe, kur shikojmë prapa, vërejmë se sa shumë punë, kohë, djersë dhe përkushtim fizik e psikik është investuar për të arritur qëllimet tona dhe për t’u dalë në ndihmë atyre që kanë më së shumti nevojë. Kjo është vërtet e jashtëzakonshme dhe meriton respekt e mirënjohje.
Gjatë kësaj periudhe kemi realizuar:
✅ Blerjen e një banese në Bujanoc
✅ Meremetimin e një shtëpie në Medvegjë
✅ Sigurimin e një shtëpie në Preshevë
Përveç këtyre projekteve madhore, kemi ofruar edhe mbështetje të tjera të rëndësishme, si:
✅ Mbështetje financiare për operacionin e një fëmije në Kumanovë
✅ Mbështetje për Festivalin e Filmit në Bujanoc
✅ Sigurimin e veshmbathjeve për Bajram
✅ Si dhe shumë aktivitete e ndihma të tjera humanitare
Prandaj, shfrytëzoj këtë rast për të shprehur mirënjohjen time të sinqertë ndaj bashkëdrejtuesve të Fondit, të cilët me përkushtim, përgjegjësi dhe punë të palodhur kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në realizimin e këtyre projekteve.
Njëkohësisht, nuk mund të lë pa falënderuar anëtarësinë e gjerë dhe të gjithë dashamirët e Fondit, sepse pa mbështetjen, besimin dhe solidaritetin e tyre, funksionimi dhe sukseset e Fondit nuk do të ishin të mundshme. Çdo kontribut, qoftë i madh apo i vogël, ka qenë i vlefshëm dhe ka ndihmuar që së bashku të sjellim shpresë, dinjitet dhe përkrahje për ata që kanë më së shumti nevojë.
Duke parë rezultatet e deritanishme, kemi çdo arsye të besojmë se e ardhmja do të sjellë edhe më shumë suksese. Le të vazhdojmë të qëndrojmë të bashkuar, me të njëjtin vullnet, përkushtim dhe ndjenjë përgjegjësie ndaj komunitetit tonë. Çdo projekt i realizuar është dëshmi se kur zemrat dhe duart bashkohen për një qëllim të mirë, asgjë nuk është e pamundur.
Së bashku kemi arritur shumë, por së bashku mund të arrijmë edhe më shumë.

Humanizmi ynë është forca jonë, ndërsa solidariteti ynë është garancia e suksesit tonë edhe në të ardhmen.

🙏 Faleminderit nga zemra secilit prej jush për besimin, angazhimin dhe kontributin tuaj të vazhdueshëm.

Me respekt,
Adnan Imeri
kryetar i
Fondit Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë-Zvicër ❤️🤝✨

Lachen SZ, e dielë 28 qershor 2026   Futboll dhe humanizëm në një kauzë të përbashkëtKur sporti dhe humanizmi bashkohen,...
29/06/2026

Lachen SZ,
e dielë
28 qershor 2026

Futboll dhe humanizëm në një kauzë të përbashkët
Kur sporti dhe humanizmi bashkohen, aty padyshim mbizotëron njerëzillëku.
Në një ndeshje miqësore futbolli me karakter bamirësie, të organizuar në Lachen SZ, mbi 200 pjesëmarrës kaluan një pasdite të veçantë. Edhe pse fillimisht moti ishte tepër i nxehtë, mbrëmja solli freski dhe e shndërroi aktivitetin në një takim të mrekullueshëm, relaksues dhe plot biseda, miqësi e përmallime mes të pranishmëve.
Për mikpritjen dhe mirëqenien e pjesëmarrësve u kujdes ekipi i grillit, i udhëhequr nga z. Afrim Destani, duke ofruar ushqime dhe pije freskuese gjatë gjithë aktivitetit.
Në fushë zbritën dy ekipe: njëri i veshur me ngjyrat kuqezi të Kombëtares Shqiptare dhe tjetri me ngjyrat e Kosovës. Të dy ekipet, me nga 19 lojtarë secili, dhanë shembullin më të mirë të solidaritetit, duke kontribuar së bashku rreth 8,000 CHF. Në total u grumbulluan 11,000 CHF, mjete që do të destinohen për ndërtimin e shtëpisë së familjes Mehmeti në Preshevë.
Aktivitetin e nderoi me praninë e tij edhe z. Feti Demoli, Kryetar i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër. Vizita e tij ishte një vlerësim i veçantë për këtë iniciativë humanitare dhe një dëshmi e mbështetjes së vazhdueshme për aktivitetet që bashkojnë sportin me solidaritetin dhe humanizmin.
Me këtë rast shprehim mirënjohjen dhe falënderimet tona për të dy ekipet pjesëmarrëse, të gjithë vizitorët dhe vullnetarët që kontribuan në realizimin e këtij aktiviteti: Afrim Destani, Mehmet Junuzi, Skender Memishi, Orhan Fetahi, Muzafer Ibrahimi, Muhamer Ibrahimi, Kushtrim Ahmedi, Agon Latifi, Hajro Destani, Zek Gjocaj, Bashkim Aliu, Skender Destani, Adnan Imeri dhe shumë të tjerë.
Një falënderim i veçantë i takon ideatorit dhe promotorit të kësaj iniciative, z. Muhi Lior Ibrahimi Muhamet Ibrahimi, i cili edhe një herë dëshmoi se së bashku mund të bëjmë më shumë. Falë mobilizimit, koordinimit dhe angazhimit të anëtarëve të Fondit Humanitar për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë – Zvicër, ky gjashtëmujor u përmbyll me rezultate të jashtëzakonshme: blerjen e një banese në Bujanoc, meremetimin e një shtëpie në Medvegjë dhe tashmë edhe sigurimin e një shtëpie për një familje në Preshevë.
🙏 Faleminderit të gjithë donatorëve, miqve dhe dashamirëve të Fondit, të cilët me mbështetjen e tyre po sjellin shpresë dhe ndryshim në jetën e shumë familjeve.
❤️🖤🇦🇱 🇽🇰 Bashkë mundemi më shumë! 🇦🇱🇽🇰❤️🖤

27/05/2026

Të dashur anëtarë, miq e dashamirë

Me rastin e festës së shenjtë të Kurban Bajramit, Fondi Humanitar për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë-Zvicër, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar shëndet, paqe, mirësi dhe begati në familjet tuaja.

Gëzuar!

🌙 Kurban Bajrami Mundësi për të kryer obligimin tuaj në Fondin Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë-Zvicër Allahu t...
25/05/2026

🌙 Kurban Bajrami

Mundësi për të kryer obligimin tuaj në Fondin Humanitar për Preshevë Bujanoc e Medvegjë-Zvicër

Allahu thotë:
“Tek Allahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin devotshmëria juaj.”
Kurbani është një akt i lartë adhurimi, sakrifice dhe përkushtimi ndaj Allahut (xh.sh.), që simbolizon bindjen dhe sinqeritetin, ashtu siç na mëson shembulli i hazreti Ibrahimit (a.s.) dhe hazreti Ismailit (a.s.).

✅ Fondi Humanitar ju ofron mundësinë që këtë obligim ta kryeni përmes tij, duke ndihmuar njëkohësisht familjet në nevojë.
Shuma e caktuar për një kurban:
150 CHF

Përmes kësaj forme:
Kryeni obligimin tuaj fetar

Ndihmoni ata që kanë më shumë nevojë

Përhapni gëzimin e Bajramit

Le ta bëjmë së bashku këtë vepër të mirë dhe ta ndajmë mirësinë!

Fondi Humanitar PBM

📣 FTESË  për Anëtarët dhe Mbështetësit e Fondit Të nderuar anëtarë dhe mbështetës,Ju ftojmë përzemërsisht që të bëheni p...
19/05/2026

📣 FTESË për Anëtarët dhe Mbështetësit e Fondit

Të nderuar anëtarë dhe mbështetës,
Ju ftojmë përzemërsisht që të bëheni pjesë e një eventi unik – “Lugina Day”, një organizim i realizuar me shumë punë, përkushtim dhe pasion nga Kryesia e Lidhjes së Shoqatave nga Lugina LSHPMBZ ose LUGINAS.
🌟 Kjo ditë do të jetë një përjetim i veçantë, ku do të shijoni një atmosferë të pasur me vlera kulturore, traditë dhe frymë të Luginës – por jo vetëm!
👉 Ju inkurajojmë të siguroni biletat tuaja sa më shpejt dhe të vini sa më masovikisht për të treguar mbështetjen tonë të përbashkët.
📍 Vendi: Stadthalle Dietikon
Data: 7 Qershor

Le ta bëjmë këtë ngjarje sa më të suksesshme me praninë tuaj!
Mirë se vini dhe ju presim me padurim! 🙌
-Fans Fol Shqip Show
Luginas.ch

Linkun për biletat:
https://eventfrog.ch/fr/p/concerts/pop-rock/luginas-day-7443405340949884076.html?fbclid=IwY2xjawR4WANleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFnMWZJWE02NmR3SnV3NlFFc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHlLjx6ybEjafSl1YHbcxy5zqiHc0vDZsLBWm5wkWcCbSGtBWnS0cvSyL9H7l_aem_2kIhFC-Sb3j29Sr_G-1ecQ

L'événement du 07.06.2026 à Dietikon. Qëndro afër. Një natë që mbështet komunitetin Luginas ne Zvicërr

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë nevojë për mbështetjen tonë sot më shumë se kurrë. 🇦🇱Mbështetja jonë nuk duhet të j...
08/05/2026

Presheva, Bujanoci dhe Medvegja kanë nevojë për mbështetjen tonë sot më shumë se kurrë. 🇦🇱

Mbështetja jonë nuk duhet të jetë e përkohshme, por e vazhdueshme, e palëkundur dhe me zemër.
Vetëm duke qëndruar të bashkuar dhe duke kontribuar secili sipas mundësive, sigurojmë që trojet shqiptare atje, të lëna amanet nga të parët tanë, të i ruajmë dhe ti kemi brez pas brezi.
Mos të harrojmë: forca jonë është uniteti! 💪

Adresse

Motorenstrasse 100a
Wetzikon
8620

Telefon

+41794030632

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë senden:

Verknüpfungen

Teilen