Islamische Gemeinschaft Mekk / Qendra islame Shqiptare Mekka Schaffhausen

Anrufen Wegbeschreibung

Islamische Gemeinschaft Mekk / Qendra islame Shqiptare Mekka Schaffhausen Xhamia Mekka Schaffhausen/ Moschee Mekka Schaffhausen

🎓 ARRITJE E RE AKADEMIKE E IMAMIT TONË!Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se imami i Xhamisë Meka në Schaffhausen, Imam N...
26/10/2026

🎓 ARRITJE E RE AKADEMIKE E IMAMIT TONË!

Me kënaqësi dhe krenari njoftojmë se imami i Xhamisë Meka në Schaffhausen, Imam Nimetulla Veseli, ka përfunduar me sukses programin e studimeve të avancuara CAS Muslimische Seelsorge (Përkujdesje Shpirtërore Myslimane) pranë Universitetit të Fribourgut në Zvicër.

Ky specializim përbën një hap të rëndësishëm në ngritjen e tij profesionale dhe një kontribut të çmuar për komunitetin tonë mysliman, veçanërisht në fushën e përkujdesjes shpirtërore në institucionet publike, si spitalet, burgjet dhe institucionet sociale.

🤲 E përgëzojmë përzemërsisht imamin tonë për këtë arritje dhe lusim Allahun e Madhërishëm që t’i dhurojë dituri të dobishme, shëndet dhe suksese të mëtejshme në shërbim të komunitetit dhe shoqërisë!

Me respket Xhamisë Meka – Schaffhausen

___________

🎓 EIN WEITERER AKADEMISCHER ERFOLG UNSERES IMAMS!

Mit grosser Freude und Stolz dürfen wir bekannt geben, dass der Imam der Mekka-Moschee in Schaffhausen, Imam Nimetulla Veseli, den Weiterbildungsstudiengang CAS Muslimische Seelsorge an der Universität Freiburg in der Schweiz erfolgreich abgeschlossen hat.

Diese Weiterbildung stellt einen wichtigen Schritt in seiner beruflichen und fachlichen Entwicklung dar und ist zugleich ein wertvoller Beitrag für unsere muslimische Gemeinschaft, insbesondere im Bereich der Seelsorge in öffentlichen Institutionen wie Spitälern, Gefängnissen und sozialen Einrichtungen.

🤲 Wir gratulieren unserem Imam von Herzen zu diesem Erfolg und bitten Allah, den Allmächtigen, ihm nützliches Wissen, Gesundheit und weiterhin viel Erfolg bei seinem Engagement für unsere Gemeinschaft und die gesamte Gesellschaft zu schenken!

Mit freundlichen Grüssen
Mekka-Moschee – Schaffhausen

24/10/2026
Pas shumë kohësh, për xhematin e Xhamisë Mekka po organizohet një nga udhëtimet më të bukura dhe më të bekuara të jetës:...
08/10/2026

Pas shumë kohësh, për xhematin e Xhamisë Mekka po organizohet një nga udhëtimet më të bukura dhe më të bekuara të jetës: vizita e Qabes së bekuar – Umre 2026! 🕋

Të gjithë të interesuarit mund të na kontaktojnë në numrin e telefonit të shënuar në njoftim ose drejtpërdrejt në xhami.

Një udhëtim shumë i kërkuar dhe i pritur prej kohësh, tashmë, me lejen e Allahut, do të bëhet realitet!

Allahu na mundësoftë që sa më shpejt ta shijojmë aromën dhe mirësinë e atij vendi të bekuar, atje ku nga e gjithë bota ndahemi dhe me të gjithë botën bashkohemi! 🤲

Me shumë dua dhe respekt!

Xhamia Mekka

25/09/2026

NJOFTIM – MBLEDHJE KONSULTATIVE

Të nderuar anëtarë dhe xhematlinj,

Ju njoftojmë se ditën e diel, më 27.09.2026, pas namazit të drekës, në Xhaminë Meka, do të mbahet një mbledhje konsultative.

Në këtë takim dëshirojmë të diskutojmë dhe të marrim mendimet e sugjerimet tuaja rreth tri projekteve të rëndësishme për xhaminë dhe komunitetin tonë:

1. Renovimi i abdes’hanes – përmirësimi dhe përshtatja e hapësirave për abdes.
2. Digjitalizimi – modernizimi dhe digjitalizimi i disa shërbimeve dhe aktiviteteve të xhamisë.
3. Programi për gjininë femërore – zhvillimi i aktiviteteve dhe programeve të rregullta për gratë.

Pjesëmarrja, mendimi dhe kontributi i secilit janë të mirëseardhura, sepse dëshirojmë që këto projekte të zhvillohen në konsultim dhe bashkëpunim me xhematin.

📅 E diel, 27.09.2026
🕰️ Pas namazit të drekës
📍 Xhamia Meka

Mirë se vini!

Me rastin e lindjes së Muhamedit a.s 12. Rabi-ul Evvel!
25/08/2026

Me rastin e lindjes së Muhamedit a.s

12. Rabi-ul Evvel!

Nxënësit e xhamisë ne piknik!🌿☀️ Me rastin e përfundimit të vitit shkollor dhe fillimit të pushimeve verore, imami se ba...
30/06/2026

Nxënësit e xhamisë ne piknik!

🌿☀️ Me rastin e përfundimit të vitit shkollor dhe fillimit të pushimeve verore, imami se bashku me kryesinë dhe prinderit e femijeve organizuan një piknik të këndshëm per fëmijët dhe nxënësit e Xhamisë Mekka.

Kaluan momente të bukura së bashku, me lojëra, argëtim dhe shoqëri të mirë. Falënderojmë të gjithë fëmijët dhe prindërit për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin gjatë gjithë vitit.

Urojmë që të gjithë të kenë pushime të mbara, të shëndetshme dhe të mbushura me gëzim! ☀️🌿

28.06.2026
Me shumë respekt
Xhamia Mekka Schaffhausen

26/06/2026

“Të Allahut jemi dhe Atij do ti kthehemi”

Njoftim

Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se ka ndërruar jetë anëtari i xhamisë sonë, Faik Sherifi nga Kërçova, babai i Burim dhe Fluturim Sherifit!

Namazi i xhenazes do të falet sot(26.06.2026), pas namazit të xhumasë, në ora 14:45, në varrezat Friedhof Schwamendingen, Stettbachstrasse 70, 8051 Zürich.

Lusim Allahun e Madhëruar që ta mëshirojë të ndjerin, ta falë, ta bëjë prej banorëve të Xhenetit dhe familjes së tij t’ia dhurojë sabrin dhe ngushëllimin

Me shume respekt
Xhamia Mekka Schaffhausen

Adresse

Stimmerstrasse 44
Schaffhausen
8200

Telefon

+41763341916

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Islamische Gemeinschaft Mekk / Qendra islame Shqiptare Mekka Schaffhausen etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen