Swiss- Albania- Event

Swiss- Albania- Event Qëllimi kryesor është promovimi i përgjithshëm i kulturës Shqiptare në Zvicer por dhe Evropë.

04/06/2026
Strategjia kombëtare e Kulturës 2026 - 2030
02/06/2026

Strategjia kombëtare e Kulturës
2026 - 2030

Më 3 qershor, prezantohet Strategjia Kombëtare e Kulturës 2026–2030, rezultat i një procesi të gjerë bashkëpunimi që ka përfshirë ekspertë, profesionistë të kulturës, artistë, institucione, organizata dhe komunitetet kulturore.

I udhëhequr nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, me mbështetjen e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim dhe Zhvillim (AICS) dhe Fondazione Santagata, procesi ka synuar të ndërtojë një vizion të përbashkët për të ardhmen e kulturës shqiptare.

Strategjia përcakton vizionin, objektivat dhe prioritetet kryesore për zhvillimin e sektorit kulturor në periudhën 2026–2030, duke e vendosur kulturën në qendër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Ajo e konsideron kulturën si një forcë nxitëse për rritjen ekonomike, fuqizimin e kohezionit social, zhvillimin e industrive kreative dhe avancimin e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë.

Bëhuni pjesë e konsultimit publik dhe njihuni me vizionin për zhvillimin e kulturës në vitet e ardhshme!

📅 3 Qershor 2026
🕙 Ora 10:00 – 12:00
📍 Salla Blu, Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tiranë


Kujtime që mbeten në zemër... ❤️Festa e Fëmijëve “Kujtime nga Atdheu” na dhuroi emocione të veçanta, buzëqeshje të sinqe...
31/05/2026

Kujtime që mbeten në zemër... ❤️

Festa e Fëmijëve “Kujtime nga Atdheu” na dhuroi emocione të veçanta, buzëqeshje të sinqerta dhe momente që do të mbeten gjatë në kujtesën tonë.

Një falënderim i veçantë shkon për Agjencinë Kombëtare të Diasporës për mbështetjen morale dhe për Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Bern, e cila, nëpërmjet Agjencisë së Botimeve për Diasporën, solli libra në gjuhën shqipe për fëmijët tanë.

Faleminderit znj. Anjeza Hoxha për praninë e saj, si një nënë krenare dhe njëkohësisht pjesë e stafit të Ambasadës sonë në Bern.

Mirënjohje për mikeshat e mia Jana dhe Sadbere, të cilët gjithmonë gjenden pranë me mbështetje dhe zemërgjerësi.

Një falënderim i veçantë për artistin Rame Dardania dhe djalin e tij, Eddy Dardania, për ekspozitën personale që i dha ngjyra dhe frymë artistike aktivitetit tonë, duke sjellë artin më pranë fëmijëve dhe familjeve.
Faleminderit grupi Iliret Lausanne.

Faleminderit C. Anaider për fotografitë e mrekullueshme dhe pasqyrimin e momenteve më të bukura të kësaj feste.

Mirënjohje edhe për sponsorët dhe mbështetësit tanë: Lajthiza Switzerland, Krasniqi Transport, Mulhapt, NB Électricité dhe DOTAX, të cilët kontribuan në realizimin e kësaj dite të veçantë për komunitetin.

Dhe mbi të gjitha, faleminderit çdo personi që kontribuoi, në çdo formë, për ta bërë këtë festë një kujtim të bukur për fëmijët dhe familjet shqiptare në diasporë.

Me mirënjohje,
Swiss Albania Event 🇦🇱🇨🇭

🇦🇱✨ “Kujtime nga Atdheu” – Festa e Fëmijëve 2026 ✨🇦🇱Sot përjetuam një ditë të mbushur me buzëqeshje, emocione dhe ngjyra...
30/05/2026

🇦🇱✨ “Kujtime nga Atdheu” – Festa e Fëmijëve 2026 ✨🇦🇱

Sot përjetuam një ditë të mbushur me buzëqeshje, emocione dhe ngjyra, ku fëmijët u bënë protagonistët e një feste të veçantë që bashkoi lojën, kulturën dhe kujtimet e atdheut.

Në një atmosferë të ngrohtë familjare, fëmijët morën pjesë në aktivitete argëtuese, lojëra kreative, momente artistike dhe surpriza që sollën gëzim e energji pozitive gjatë gjithë ditës.

Çdo buzëqeshje, çdo duartrokitje dhe çdo hap i vogël në skenë ishte një dëshmi se ruajtja e identitetit dhe e kulturës fillon që në fëmijëri.

Një moment i veçantë i programit ishte prezantimi kulturor i realizuar nga Lausanne Shoqata Ilirët, e cila solli pranë fëmijëve dhe familjeve vlerat e traditës shqiptare, duke krijuar një urë lidhëse mes brezave dhe rrënjëve tona.

🏆 Fëmijët u vlerësuan për pjesëmarrjen, talentin dhe kreativitetin e tyre, duke e kthyer këtë ditë në një kujtim të bukur që do të mbetet gjatë në zemrat e tyre.

🙏 Falënderojmë të gjithë prindërit, vullnetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët që kontribuan për realizimin e kësaj feste, duke dëshmuar edhe një herë se komuniteti ynë di të bashkohet për të krijuar momente të paharrueshme për fëmijët.

🙏 Faleminderit R.C.Anaider
për mbështetjen tënde me foto dhe si kryetare e Jurise me Association Le Nid de Lumiere dhe anëtarët e jurisë Dorinas Arts dhe Ilir Xheladini

Faleminderit Eddy Dardania djalin artist qe sot na mbushi sallën plot art.
Next time një tjetër artist apo artiste. Frymëzim ne gjenerata.
🌈 “Kujtime nga Atdheu” nuk është vetëm një aktivitet, por një mision për të ruajtur gjallë gjuhën, kulturën dhe identitetin shqiptar tek brezat që rriten në diasporë.

TraditaShqiptare FëmijëtTanë KulturëDheIdentitet 1Qershori ShqiptarëtNëDiasporë 🇦🇱❤️

🎨✨ FESTA E FËMIJËVE – 30 MAJ NË RENENS ✨🎈Të dashur prindër, miq, mësues dhe familje,Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe...
28/05/2026

🎨✨ FESTA E FËMIJËVE – 30 MAJ NË RENENS ✨🎈

Të dashur prindër, miq, mësues dhe familje,

Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe mbështetjen në konkursin e pikturave “Kujtime nga Atdheu”.
Krijimet dhe energjia e fëmijëve na treguan edhe një herë sa e bukur është bota kur shihet me sytë e tyre. 🌍🖌️

Me rastin e festës së fëmijëve, ju ftojmë të gjithë të bashkohemi në një ditë plot ngjyra, buzëqeshje dhe aktivitete festive.

📍 Renens Village
Av. du Temple 18, 1020 Renens
Locaux paroissiaux

📅 30 Maj 2026
🕚 Ora 11:00 – 14:00

Një atmosferë miqësore për fëmijë, prindër, miq dhe komunitetin, me:
🎨 Ekspozitë pikturash
🎉 Argëtim dhe surpriza për fëmijët
🤝 Takime dhe momente të bukura së bashku

Ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj.
Mirë se vini të festojmë së bashku ditën e tyre! 💛

Organizuar nga Swiss Albania Event

🎨📚 JURIA E KONKURSIT “KUJTIME NGA ATDHEU”Me shumë kënaqësi prezantojmë jurinë e konkursit artistik dhe kulturor “Kujtime...
26/05/2026

🎨📚 JURIA E KONKURSIT “KUJTIME NGA ATDHEU”

Me shumë kënaqësi prezantojmë jurinë e konkursit artistik dhe kulturor “Kujtime nga Atdheu”, një grup personalitetesh që përmes artit, kulturës dhe krijimtarisë japin kontribut në promovimin e vlerave shqiptare.

✨ R. C. Anaider
Artiste dhe krijuese e Le Nid de Lumière, drejtuese e jurisë së konkursit. Përmes artit të saj dhe projekteve kulturore, ajo promovon ndjeshmërinë artistike, kreativitetin dhe fuqinë e shprehjes përmes ngjyrave dhe emocioneve.

🎨 Dorina Ukgjini
Artiste me pasion për krijimtarinë dhe shprehjen vizuale, e angazhuar në promovimin e artit dhe talenteve të reja. Pjesëmarrja e saj në juri sjell një vështrim artistik dhe profesional në vlerësimin e punimeve.

📖 Ilir Xheladini
Artist dhe botues i I’liredition, me kontribut në kulturë, botime dhe promovimin e autorëve shqiptarë. Përvoja e tij në botën artistike dhe letrare sjell një dimension të rëndësishëm kulturor në këtë konkurs.

Konkursi “Kujtime nga Atdheu” synon të frymëzojë fëmijët dhe të rinjtë e diasporës që përmes artit të tregojnë kujtimet, traditat dhe dashurinë për rrënjët shqiptare. 🇦🇱❤️

Shihemi me 30 Maj ora 11:00 me një program për femijët.

Rue du village 2 1020 Renens

🎨✨ Një botë ngjyrash, emocionesh dhe imagjinate vjen në Renens!Më 30 Maj, në kuadër të Festës së Fëmijëve, do të prezant...
25/05/2026

🎨✨ Një botë ngjyrash, emocionesh dhe imagjinate vjen në Renens!

Më 30 Maj, në kuadër të Festës së Fëmijëve, do të prezantohet edhe ekspozita personale e artistit të vogël Eddy Dardania, një talent i ri që shpreh botën e tij përmes artit dhe ngjyrave.

🖼️ “Expo personale e Eddy Dardania”
Një udhëtim artistik plot kreativitet, ndjenja dhe frymëzim, ku çdo pikturë sjell këndvështrimin e pastër dhe të sinqertë të fëmijërisë.

🌈 Arti i fëmijëve nuk ka kufij, ai flet me zemër.

📍 Rue du village 2 1020 Renens
📅 30 Maj 2026 ora 11:00 me një program për femijët.

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e kësaj dite festive kushtuar talentit, buzëqeshjes dhe ëndrrave të fëmijëve shqiptarë në diasporë.

24/05/2026

🙏 Falënderojmë nga zemra të gjithë pjesëmarrësit që ishin pjesë e këtij aktiviteti dhe ndanë energjinë, të qeshurat dhe momentet e bukura së bashku me ne.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë sponsorët dhe mbështetësit tanë, që besojnë në artin, kulturën dhe punën që realizojmë me përkushtim. Mbështetja juaj është forca që na motivon të vazhdojmë të krijojmë aktivitete me vlerë për komunitetin tonë.

🤝 Faleminderit për besimin, bashkëpunimin dhe praninë tuaj.
Së bashku e bëjmë çdo event më të bukur dhe më kuptimplotë. ❤️
Faleminderit .oga shihemi në Zurich

22/05/2026

Nesër mirëpresim .oga në Lausanne.

Ju falënderojmë për mbështetjen të gjithë ju që keni rezervuar dhe sponsorat që na mbështetën.
Urojmë që kjo shfaqje të na ngeli në mendje për pozitivitet dhe të kemi një verë të na sjelli qetësi, buzëqeshje dhe kujtime të paharrueshme.

Swiss Albania Event 🇦🇱🇨🇭

Adresse

Rue Du Village 8
Renens
1020

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Swiss- Albania- Event erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Swiss- Albania- Event senden:

Teilen