Mutter Teresa - HWV Schweiz

Anrufen Wegbeschreibung Website

Mutter Teresa - HWV Schweiz Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Mutter Teresa - HWV Schweiz, Gemeinnützige Organisation, Luzernerstrasse 88, Lucerne.

📚🇦🇱 PËRURIMI I BIBLIOTEKËS „NËNË TEREZA” NË LUZERNMë 17 tetor 2026, Shoqata Humanitare „Nënë Tereza”, në kuadër të Ditës...
18/10/2026

📚🇦🇱 PËRURIMI I BIBLIOTEKËS „NËNË TEREZA” NË LUZERN

Më 17 tetor 2026, Shoqata Humanitare „Nënë Tereza”, në kuadër të Ditës së Dyerve të Hapura, përuroi Bibliotekën „Nënë Tereza” në Luzern, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Zvicër. Kjo nismë synon të krijojë një hapësirë të përbashkët për librin, gjuhën shqipe, dijen dhe kulturën, duke kontribuar në ruajtjen dhe përcjelljen e identitetit kombëtar te brezat e rinj.

Programi u moderua nga znj. Fatima Kalimashi, e cila theksoi rëndësinë e librit dhe të kulturës si ura lidhëse ndërmjet brezave.

Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari i Shoqatës z. Nue Zalli, paraqiti një përmbledhje të themelimit dhe rrugëtimit të shoqatës, duke vënë në pah se veprimtaria e saj shtrihet përtej angazhimit humanitar, duke përfshirë edhe ruajtjen dhe përcjelljen e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Më pas, z. Xhafer Zeqiri prezantoi historikun dhe rrugëtimin e bibliotekës, ndërsa z. Bardhec Berisha paraqiti vizionin dhe projektet e saj për të ardhmen, duke theksuar rolin e bibliotekës në zhvillimin e dijes, kulturës dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.

Hapja zyrtare e Bibliotekës „Nënë Tereza” u bë nga z. Xheloc Deda, duke shënuar kështu fillimin e një etape të re në shërbim të lexuesve dhe komunitetit shqiptar.

Në vijim, znj. Liljana Doda Gojani prezantoi mënyrën e qasjes në fondin e bibliotekës dhe katalogimin e librave sipas kategorive, duke orientuar të pranishmit në organizimin dhe shfrytëzimin e katalogut, ku u theksua se edhe platforma digjitale lexoshqip.ch do të jetë në ndihmë të lexuesit.

Atmosfera festive u pasurua nga tingujt e muzikës shqiptare, të interpretuar me elegancë dhe finesë nga këngëtarja znj. Gentjana Tafili, e shoqëruar nga instrumentisti z. Rafael Lishi.

Përshëndetjet e tyre i përcollën gjithashtu profesor Nysret Pllana dhe poetët z. Tonin Nikolli dhe z. Bujar Salihu, të cilët shprehën mbështetjen për këtë nismë kulturore në shërbim të komunitetit shqiptar.

Shoqata Humanitare „Nënë Tereza” shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë bashkatdhetarët, dashamirësit e librit dhe përkrahësit e kësaj nisme, të cilët u bënë pjesë e gëzimit të përurimit.

Një shtëpi për librin, një urë për brezat, një kujtesë për të ardhmen. 🇦🇱📚

📚 Përurimi i Bibliotekës „Nënë Tereza“Një derë e hapur për të gjithë,një hapësirë për librin, dijen, kulturën dhe identi...
17/09/2026

📚 Përurimi i Bibliotekës „Nënë Tereza“

Një derë e hapur për të gjithë,
një hapësirë për librin, dijen, kulturën dhe identitetin.

Me kënaqësi ju mirëpresim të bëheni pjesë e këtij momenti të veçantë.

"Gjurmëve të Rrënjëve Tona" – Edicioni IV: Një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatëMbrëmjen e së shtunës, më...
28/06/2026

"Gjurmëve të Rrënjëve Tona" – Edicioni IV:

Një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë
Mbrëmjen e së shtunës, më 27 qershor 2026, në ambientet e Centro Papa Giovanni në Emmen, u mbajt me sukses edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik Shqiptar në Luzern, në bashkëpunim me Shoqatën Humanitare "Nënë Tereza" në Zvicër.
Veprimtaria u zhvillua nën temën "Identiteti shqiptar në mërgatë: mes rrënjëve dhe integrimit", duke sjellë në qendër të vëmendjes sfidat dhe përgjegjësinë për ruajtjen e identitetit kombëtar në diasporë, përmes gjuhës, kulturës dhe besimit.

Programi u drejtua nga moderatori Dani Morina, ndërsa fjalën e hapjes e mbajti Dr. Don Anton Uka, udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Luzern. Me fjalën e tij përshëndetëse, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Shkëlqesia e Tij Mentor Latifi, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit shqiptar në mërgatë për ruajtjen e vlerave kombëtare.

Në kumtesën e tij, Prof. Dr. Vehbi Miftari, Ambasador i Republikës së Kosovës në Vatikan, trajtoi temën "Identiteti shqiptar në mërgatë: mes rrënjëve dhe integrimit", duke ofruar një analizë të thelluar mbi sfidat dhe mundësitë që diaspora shqiptare ka në ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore dhe shpirtërore.

Më pas, Ermina Lekaj Përlaskaj, magjistre e së drejtës dhe këshilltare në Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë, prezantoi temën "Roli i femrës shqiptare në mërgatë për ruajtjen e identitetit", duke vënë në pah kontributin e pazëvendësueshëm të gruas shqiptare në familje dhe shoqëri.

Një moment i rëndësishëm i mbrëmjes ishte promovimi i librit "Misioni ynë për Atme e Fe", prezantuar nga Prof. Musa Jupolli, kryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë. Ky botim paraqet një dëshmi të vyer të misionit shumëvjeçar në shërbim të fesë, kulturës dhe identitetit kombëtar.

Programi artistik i dha aktivitetit një dimension të veçantë emocional, me interpretimet e Shpejtim Krasniqit, Afërditës dhe Shpejtim Krasniqit, Ejona Bytyqit dhe Elion Krasniqit, paraqitjen artistike të aktorit Xhevat Limani, si dhe performancën e Ansamblit "Shqiponja" Luzern, të cilët u mirëpritën me duartrokitje të gjata nga publiku.

Në përmbyllje, Nue Zalli, kryetar i Shoqatës Humanitare "Nënë Tereza" në Zvicër, shprehu mirënjohjen për të gjithë pjesëmarrësit, bashkëpunëtorët dhe organizatorët, duke vlerësuar këtë aktivitet si një kontribut të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve të komunitetit shqiptar në mërgatë.
Ky edicion dëshmoi edhe një herë se ruajtja e identitetit shqiptar nuk është vetëm kujtesë për të kaluarën, por një përgjegjësi e përbashkët për të ardhmen. Gjuha, kultura dhe besimi mbeten shtyllat mbi të cilat ndërtohet vazhdimësia e trashëgimisë sonë kombëtare, kudo që jetojnë shqiptarët.

Lavdi rrënjëve tona, krenari identitetit tonë dhe mirënjohje për të gjithë ata që punojnë për ta ruajtur e përcjellë atë brez pas brezi.

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë manifestim kulturor, kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë, si dëshmi e gjallë e be...
11/06/2026

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë manifestim kulturor, kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë, si dëshmi e gjallë e besimit, gjuhës, kulturës dhe vlerave tona të përbashkëta.

27/05/2026
Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Luzern, ditën e premte më 01.05.2026, pati kënaqësinë të mirëpresë Kryetari...
04/05/2026

Shoqata Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” në Luzern, ditën e premte më 01.05.2026, pati kënaqësinë të mirëpresë Kryetarin e Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, së bashku me stafin e tij, në shoqërimin e Don Anton Ukës.

Në një takim të ngrohtë, musafiret u mirëpriten nga anëtari i kryesisë, F. Haxhosaj i cili mysafirët i njoftoj me punën dhe aktivitetet e Shoqatës. Z. Haliti ishte i informuar për veprimtarinë e Shoqatës që nga themelimi i saj, para dhe pas luftës, e deri më sot, si dhe për kontributin e saj të çmuar jo vetëm për bashkëkombasit tanë, por për mbarë Kosovën.

Ai shprehu dëshirën që personalisht të vizitojë Zvicrën për të ndarë një mirënjohje për shërbimin dhe angazhimin e palodhur të Shoqatës “Nënë Tereza”. Gjithashtu, ai vlerësoi lart punën e Shoqatës dhe shprehu përkrahje e inkurajim për vazhdimin e misionit të saj humanitar, si në botën shqiptare, ashtu edhe më gjerë.

Në emër të Shoqatës, z. Haxhosaj e falënderoi z. Haliti dhe stafin e tij për vizitën, mirënjohjen dhe vlerësimin e treguar ndaj punës sonë humanitare.

Sot u zhvillua Kuvendi i 36-të i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, në një atmosferë bashkëpunimi dhe fryme të thellë hu...
26/04/2026

Sot u zhvillua Kuvendi i 36-të i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, në një atmosferë bashkëpunimi dhe fryme të thellë humanitare.

Kuvendi u hap nga kryetari z. Nue Zalli, i cili uroi mirëseardhjen për të pranishmit: Konsullin e Republikës së Kosovës z. Vigan Berisha, donatorët, shoqatat bashkëpunuese, anëtarët, vullnetarët dhe mysafirët.

1. Raporti vjetor i veprimtarisë
Sekretari z. Xholec paraqiti një raport të detajuar të punës njëvjeçare, i ndjekur me interes dhe ndjeshmëri të veçantë nga pjesëmarrësit. Gjatë këtij viti janë realizuar 34 projekte humanitare në rajone të ndryshme si Indi, Afrikë, Evropë dhe Ballkan, duke përfshirë:
• Ndihmë për pacientë me probleme të ndryshme shëndetësore
• Projekte arsimore dhe edukative
• Projekte sociale për gra, fëmijë, jetimë dhe individë në nevojë
• Projekte kulturore (promovime, monografi, përkthime dhe vlerësim i figurave kombëtare)

2. Raporti financiar dhe transparenca
Një ndër shtyllat kryesore të Kuvendit ishte paraqitja e detajuar e buxhetit vjetor 2025 dhe draft-propozimi financiar për vitin 2026, i cili u miratua unanimisht. Raporti financiar, i prezantuar nga arkëtari z. Fadil Haxhosaj, pasqyroi transparencë, ndershmëri dhe përgjegjësi të lartë në menaxhimin e burimeve financiare.
Procesi i auditimit nga institucionet financiare zvicerane (BDO) u vlerësua maksimalisht
Ata nga ana tyre kanë çmuar punën e Shoqatës Humanitare "Nënë Tereza" për përdorimin korrekt dhe të drejtë të fondeve në përputhje me nevojat dhe kërkesat e paraqitura. Njëzëri u vendos që auditimi edhe për katër vitet e ardhshëm të vazhdojë nga e njëjta strukturë.

Në këtë kuadër, u theksua nevoja për rritjen e kontributit të faktorëve shqiptarë, ndërsa një mirënjohje e veçantë iu shpreh donatorëve zviceranë për mbështetjen e tyre të vazhdueshme, që përbën rreth 95% të projekteve të realizuara.

3. Mirënjohje dhe vlerësime
Në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar në veprimtarinë e Shoqatës, u ndanë mirënjohjeje për:
• Konsullin z. Vegan Berisha
• znj. Ferdinanda Kqira-Zalli
• z. Qamil Haxhosaj
• z. Samuel Rosaj
Këto vlerësime përfaqësojnë respekt dhe mirënjohje për përkushtimin e tyre në shërbim të kauzave humanitare.

4. Apel për rininë dhe angazhimin vullnetar
Një moment domethënës ishte fjala e anëtarit të Kryesisë, z. Prekë Zymi, i cili iu drejtua rinisë me një apel për përfshirje dhe frymëzim nga figura e Nënë Terezës. Siç u theksua: “Bamirësia nuk njeh moshë”, ajo fisnikëron dhe ndërton një shoqëri më të drejtë.

5. Sfidat dhe synimet për të ardhmen
Kuvendi evidentoi disa prioritete të rëndësishme:
• Rritja e përfshirjes së burimeve njerëzore
• Shtimi i kontributeve financiare nga komuniteti shqiptar për kauza humanitare
• Fuqizimi i rolit të komunitetit shqiptar në Luzern dhe më gjerë.

Kuvendi u përmbyll në një atmosferë miqësore me një Apéro, duke shërbyer si hapësirë për rrjetëzim, bashkëpunim dhe frymëzim të ndërsjellë.

Të shtunen me 18.04.2026, në ambientet e zyrës së Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, u mbajt mbledhja e radhës e Kryesis...
20/04/2026

Të shtunen me 18.04.2026, në ambientet e zyrës së Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza”, u mbajt mbledhja e radhës e Kryesisë.

Në një atmosferë të ngrohtë dhe mirënjohjeje, Shoqata shprehu urimet më të përzemërta për ditëlindjen dhe pensionimin e dy veprimtarëve të saj të përkushtuar: z. Fadil Haxhosaj, në detyrën vullnetare të arkëtarit, dhe z. Bardhec Berisha, krijues dhe kontribues i çmuar në fushën e kulturës.

Z. Fadil Haxhosaj u vlerësua për besnikërinë, ndershmërinë dhe korrektësinë shembullore, si dhe për përkushtimin në menaxhimin e përgjegjshëm të burimeve financiare në shërbim të komunitetit. Ndërsa z. Bardhec Berisha u nderua për rolin e tij të rëndësishëm në promovimin dhe ruajtjen e vlerave tona kombëtare përmes veprimtarisë kulturore.

Në vijim, mbledhja u përqendrua në çështje të rëndësishme organizative dhe strategjike:
• Shqyrtimi i raport-projektit buxhetor
• Propozime dhe miratime për projekte humanitare, sipas nevojave të evidentuara nga Komisioni për verifikimin, vlerësimin dhe selektimin e kërkesave
• Përgatitjet dhe ndarja e detyrave për Kuvendin e radhës

Në këtë kuadër, kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në:
📢 KUVENDIN E 36- TË SHOQATËS HUMANITARE “NËNË TEREZA”
🔏26 Prill 2026
🕒 Ora: 15:00
📍 Vendi: Pfarrei St. Theodul Littau, Gasshofstrasse 2, 6014 Luzern

GËZUAR PASHKËT! 🌷Pashkët janë simboli i ringjalljes, i shpresës dhe i triumfit të jetës. Për ne, ky mesazh lidhet ngusht...
05/04/2026

GËZUAR PASHKËT! 🌷
Pashkët janë simboli i ringjalljes, i shpresës dhe i triumfit të jetës.
Për ne, ky mesazh lidhet ngushtë edhe me parimet e Shën Nënë Terezës: shërbimin me përulësi dhe dashurinë e pakushtëzuar për njerëzit në nevojë.
Urojmë që kjo festë të bashkojë zemrat tona në paqe e solidaritet, duke shtrirë dorën e ndihmës dhe duke ndarë gëzimin me të gjithë njerzit pa dallim.

Adresse

Luzernerstrasse 88
Lucerne
6014

Öffnungszeiten

Montag 09:00 - 17:00
Dienstag 09:00 - 17:00
Mittwoch 09:00 - 17:00
Donnerstag 09:00 - 17:00
Freitag 09:00 - 17:00

Telefon

+41412502792

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Mutter Teresa - HWV Schweiz etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Teilen