Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore

Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore Shoqata jonë përbëhet nga kompani të ndryshme nga një larmi e madhe e industrive. Motoja jonë është: Së bashku ne jemi më të fortë!

Anëtarësohuni në shoqatën tonë.

⏳ Vetëm 10 ditë deri në Panairin & B2B – Lucernë 2026!🇨🇭🤝🌍 Bizneset shqiptare nga Zvicra, diaspora dhe trojet shqiptare ...
03/06/2026

⏳ Vetëm 10 ditë deri në Panairin & B2B – Lucernë 2026!
🇨🇭🤝🌍 Bizneset shqiptare nga Zvicra, diaspora dhe trojet shqiptare do të mblidhen në një nga ngjarjet më të rëndësishme ekonomike të vitit.
📅 13 qershor 2026
📍 Lucernë, Zvicër
Nëse dëshironi të promovoni kompaninë tuaj, të gjeni partnerë të rinj biznesorë dhe të krijoni lidhje të vlefshme profesionale, ky event është vendi i duhur për ju.
✅ Prezantoni produktet dhe shërbimet tuaja
✅ Takoni biznese nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe diaspora
✅ Zhvilloni takime direkte B2B
✅ Krijoni bashkëpunime dhe mundësi të reja biznesore
✅ Zgjeroni rrjetin tuaj profesional dhe tregjet e sh*tjes
🍷 Pas panairit dhe takimeve B2B, pjesëmarrësit do të vazhdojnë networking-un në darkën solemne, në një atmosferë të veçantë për njohje të reja dhe forcimin e partneriteteve biznesore.
🚀 Mos e humbni mundësinë të bëheni pjesë e komunitetit global të bizneseve shqiptare!
📝 Informata & regjistrimi:

https://www.rrjeti.org/panair-b2b-lucerne-2026

📩 Kontaktoni organizatorët dhe rezervoni vendin tuaj sot!

Takim biznesor dhe panair networking-u që bashkon bizneset shqiptare nga Zvicra, diaspora dhe trojet shqiptare për lidhje të reja, takime B2B dhe bashkëpunime konkrete në Lucernë.

🇨🇭🇽🇰🤝🌍 Pjesëmarrja jonë në Konferencën Ekonomike B2B Prishtinë 2026 ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe shumë frymëz...
18/05/2026

🇨🇭🇽🇰🤝🌍 Pjesëmarrja jonë në Konferencën Ekonomike B2B Prishtinë 2026 ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe shumë frymëzuese!

Në emër të Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, pata kënaqësinë të marr pjesë në këtë organizim madhështor ku u mblodhën qindra afaristë dhe përfaqësues biznesesh nga diaspora shqiptare dhe trojet tona.

Gjatë konferencës patëm mundësinë të zhvillojmë shumë takime të vlefshme, të krijojmë kontakte të reja dhe të diskutojmë për bashkëpunime konkrete ndërmjet bizneseve shqiptare në Evropë dhe Kosovë.

Ishte nder i veçantë që në këtë konferencë mora pjesë së bashku me:
Mehdi Avdijaj
Sami Mustafa
Shaqir Alushaj
Meriton Alushaj

Atmosfera e networking-ut, energjia pozitive dhe organizimi profesional treguan edhe një herë forcën dhe potencialin që ka diaspora shqiptare në zhvillimin ekonomik dhe lidhjen e bizneseve tona kudo në botë.

Njëkohësisht, me shumë kënaqësi ju njoftojmë se takimi ynë i radhës do të mbahet më 13.06.2026 në Lucerne, ku do të organizohet konferenca e ardhshme dhe do të vazhdojmë fuqizimin e lidhjeve biznesore ndërmjet afaristëve shqiptarë në Zvicër, Kosovë dhe diasporë. 🇨🇭🤝🇽🇰

Falënderime për organizatorët e konferencës dhe për të gjithë afaristët që kontribuuan në suksesin e këtij eventi të rëndësishëm ekonomik.

🚀 Bashkëpunimet vazhdojnë sepse vetëm të bashkuar ndërtojmë një rrjet më të fuqishëm shqiptar!

Me respekt
Visar Robelli
Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore 🇨🇭

Takim me Anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore 🇨🇭🤝🇦🇱Dje zhvilluam një takim të rëndësishëm me an...
13/05/2026

Takim me Anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore 🇨🇭🤝🇦🇱

Dje zhvilluam një takim të rëndësishëm me anëtarët e Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, ku diskutuam arritjet e deritanishme dhe planet për të ardhmen. Si kryetar, pata kënaqësinë të prezantoj iniciativat dhe projektet që do të ndihmojnë në forcimin e bashkëpunimit mes bizneseve tona.

Në fokus të diskutimeve ishin organizimi i Konferencës 2026, forumet ekonomike, takimet e rregullta, si dhe nënshkrimi i marrëveshjeve të bashkëpunimit me oda ekonomike në Luzern dhe Kosovë. Ky takim ishte një mundësi e shkëlqyer për të forcuar lidhjet mes anëtarëve tanë dhe për të shkëmbyer ide të reja për zhvillimin dhe avancimin e rrjetit tonë.

Një moment i veçantë i takimit ishte prezantimi i anëtarëve dhe bashkëpunimeve të reja, të cilat do të kontribuojnë edhe më shumë në fuqizimin e komunitetit tonë afarist.

Falënderoj të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, besimin dhe bashkëpunimin e tyre!

📅 Save the Date: 13.06.2026 – Luzern

Me respekt të veçantë,
Visar Robelli
Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

Të nderuar anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën,Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kos...
11/05/2026

Të nderuar anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën,

Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës
7 qershor 2026

✅ Ka filluar periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës!
🌍 A je shtetas i Kosovës dhe jeton jashtë vendit?

Shfrytëzoje të drejtën tënde për të votuar!

📝 Regjistrohu nga data: 6 – 17 maj 2026
👉 Regjistrohu:
• Përmes platformës: https://diaspora.kqz-ks.org
ose
• Përmes postës, në kutinë postare të KQZ-së në Kosovë
ℹ️ Për më shumë informacione:
📱 WhatsApp & Viber: +383 46 61 00 61 Weniger anzeigen

10/05/2026

⏳ Kanë mbetur edhe 5 ditë deri në Konferencën Ekonomike B2B – Prishtinë 2026!
🇽🇰🤝🌍 Prezanto produktet dhe shërbimet e kompanisë tuaj para 400+ bizneseve nga diaspora dhe trojet shqiptare.
📅 15–16 maj 2026
📍 Hotel Emerald, Prishtinë
Në kuadër të konferencës do të organizohet edhe panairi biznesor B2B, ku kompanitë pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të:
✅ Prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre
✅ Takohen direkt me biznese shqiptare nga diaspora
✅ Krijojnë partneritete dhe bashkëpunime të reja
✅ Zgjerohen në tregje të reja
🚀 Mos e humb mundësinë të bëhesh pjesë e një prej eventeve më të mëdha të biznesit shqiptar!
📝 Regjistrohu këtu:
👉 rrjeti.org/konference-ekonomike-prishtine-2026 Weniger anzeigen

🇦🇱Si Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë Exojob AG në Bie...
05/05/2026

🇦🇱
Si Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, pata kënaqësinë të vizitoj kompaninë Exojob AG në Biel.

Pronari, Skender Thaqi, na prezantoi personalisht kompaninë dhe na ofroi një pasqyrë shumë interesante të veprimtarisë së saj. Veçanërisht mbresëlënëse ishte prezantimi i një shërbimi të ri, një aplikacion për punonjës, i cili ofron zgjidhje inovative për jetën e përditshme në punë.

Vizita ishte shumë e vlefshme dhe tregoi edhe një herë rëndësinë e inovacionit, sipërmarrjes dhe bashkëpunimit brenda komunitetit tonë.

E falënderoj sinqerisht Skender Thaqin për mikpritjen e ngrohtë dhe për bisedën frymëzuese.
Në këtë takim më shoqëroi Florim Useini.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Visar Robelli
Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

🇨🇭
Als Präsident des Albanischen Business-Netzwerks Zentralschweiz, hatte ich die Freude, die Firma Exojob AG in Biel zu besuchen.

Der Inhaber, Skender Thaqi, stellte uns persönlich das Unternehmen vor und gab uns spannende Einblicke in seine Tätigkeit. Besonders beeindruckend war die Präsentation einer neuen Dienstleistung, einer Mitarbeiter-App, die innovative Lösungen für den Arbeitsalltag bietet.

Der Besuch war sehr wertvoll und hat einmal mehr gezeigt, wie wichtig Innovation, Unternehmergeist und Zusammenarbeit innerhalb unserer Community sind.

Ich danke Skender Thaqi herzlich für den freundlichen Empfang und das inspirierende Gespräch.
Bei diesem Treffen wurde ich von Florim Useini begleitet.

Mit Respekt und tiefer Dankbarkeit,
Visar Robelli
Präsident des Albanischen Business-Netzwerks Zentralschweiz

https://www.exojob.ch/








Në kuadër të aktiviteteve të Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, dje paradite patëm kënaqësinë të zhvillojmë një vizitë në kom...
14/04/2026

Në kuadër të aktiviteteve të Rrjeti i Bizneseve Shqiptare, dje paradite patëm kënaqësinë të zhvillojmë një vizitë në kompaninë Sunny Hill - Tech në Prishtinë, ku u pritëm nga pronari Bernard Duzhmani dhe CEO Florend Berisha.

Gjatë takimit ata na prezantuan me përkushtim aktivitetin dhe zhvillimin e kompanisë, me theks të veçantë projektin e ri dhe mbresëlënës “Aura Residence”, një investim që reflekton vizion modern dhe standard të lartë zhvillimi në sektorin e ndërtimit.

Si kryetar i rrjetit ishte nder për mua të vizitoj një afarist që vepron me sukses në Zvicër dhe njëkohësisht investon dhe zhvillon biznesin edhe në vendlindjen e tij. Në këtë vizitë pata kënaqësinë të shoqërohem nga:

Kryetari i nderit të rrjetit në Zvicrën Qendrore, z. Florim Useini

Kryetari i rrjetit global të diasporës, z. Omer Nura

IPAK - Instituti për Avancim Kombëtar Prof. Dr. Sulejman Vejseli

Drejtori i Odës Ekonomike Sllovene në Kosovë, z. Bajram Fusha

Rockapps LLC - Enis Jusufi, me veprim në Kosovë dhe Zvicër

Takime të tilla krijojnë hapësirë reale për shkëmbim idesh, për forcimin e lidhjeve profesionale dhe për ndërtimin e bashkëpunimeve konkrete mes bizneseve shqiptare në vend dhe në diasporë.

Me kënaqësi presim bashkëpunimet e ardhshme.

Visar Robelli

Në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vizitën dhe tak...
01/03/2026

Në emër të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore, shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për vizitën dhe takimet e frytshme të realizuara në Luzern në kuadër të bashkëpunimit me Rrjetin Global të Bizneseve Shqiptare.

Ishte nder dhe kënaqësi të mirëpresim Kryetarin z. Omer Nura dhe Sekretarin e Përgjithshëm z. Xhelal Memeti, si dhe të zhvillojmë diskutime të hapura dhe konstruktive së bashku me afaristët tanë të respektuar, z. Musa Berisha dhe z. Mehdi Avdijaj.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Visar Robelli
Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

31/12/2025

Të nderuar anëtarë të Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore,

Me afrimin e Vitit të Ri, dua t’ju uroj nga zemra një 2026 të mbushur me suksese dhe realizime të mëdha!
Ky vit që lamë pas na ka treguar se bashkëpunimi, përkushtimi dhe vizioni i përbashkët janë çelësat e çdo arritjeje. Secili nga ju ka kontribuar në forcimin e rrjetit tonë dhe në krijimin e një komuniteti biznesi të bashkuar dhe të fuqishëm.

Le të vazhdojmë së bashku këtë rrugëtim, të ndërtojmë mundësi të reja, të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe të arrijmë suksese që nuk do të ishin të mundura pa unitetin dhe bashkëpunimin tonë.

Ju uroj shëndet, begati dhe rritje të qëndrueshme për bizneset dhe familjet tuaja. Bashkë, 2026 do të jetë një vit i jashtëzakonshëm!

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Visar Robelli
Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore

🇦🇱 Dy ditë të frytshme në Preshev!Këtë të premte dhe të shtunë pata kënaqësinë të jem pjesë e disa aktiviteteve të rëndë...
09/11/2025

🇦🇱 Dy ditë të frytshme në Preshev!
Këtë të premte dhe të shtunë pata kënaqësinë të jem pjesë e disa aktiviteteve të rëndësishme në Preshev.
Të premten morëm pjesë në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të “Hambari i Luginës” 🏗️, organizuar nga Unioni i Afaristëve “Vizioni” Preshev – Medvegjë – Bujanoc (UAV-PMB), së bashku me z. Xhelal Mehmeti Xhimi Xhim Presheva.
Po ashtu, u zhvillua Konferenca e tretë me moton “Ekonomia e shpëton Luginën” 💼🌱, e organizuar nga UAV-PMB, ku pata nderin të jem një nga folësit 🗣️ dhe të diskutoj mbi rolin dhe potencialin e të rinjve në zhvillimin ekonomik.

Aty pata rastin të takoj dhe të bashkëbisedoj me shumë miq e bashkëpunëtorë të mi 👥 si: Agim Shahini, Omer Nura, Yll Blakaj, Ardita Sinani, Arber Pajaziti, Mendi Qyra, Sami Mustafa, Berat Mustafa, Faton Salihu e shumë të tjerë.
Të shtunën vizituam njërin nga qendrat më të mëdha tregtare të rajonit – Interspeed 🛒🏢, e cila ndodhet në fazën përfundimtare të ndërtimit.

Faleminderit për mikpritjen 🤝, organizimin dhe bashkëpunimin e jashtëzakonshëm!
Më gëzon të shoh se si bashkimi dhe vizioni i përbashkët po e forcojnë ekonominë shqiptare në rajon dhe diasporë 🌍💪.

Me shumë respekt dhe mirënjohje,
Visar Robelli
Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore

Adresse

Obernauerstrasse 48
Kriens
6010

Benachrichtigungen

Lassen Sie sich von uns eine E-Mail senden und seien Sie der erste der Neuigkeiten und Aktionen von Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore erfährt. Ihre E-Mail-Adresse wird nicht für andere Zwecke verwendet und Sie können sich jederzeit abmelden.

Die Organisation Kontaktieren

Nachricht an Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore senden:

Teilen