Shqiptarët për Shqiptarët

Anrufen Wegbeschreibung Website Kontaktieren Sie die Organisation

Shqiptarët për Shqiptarët Shqiptaret per Shqiptaret

20/10/2026

Jeta në këtë botë është kalimtare. Gëzojuni ditëve me njerëzit e dashur. Bëni mirë në këtë botë dhe jini falenderues ndaj Zotit☝

Një nënë, një baba dhe dy vajzat e tyre ishin brenda këtij avioni të vogël, i cili pësoi avari dhe ra në mesin e një lag...
20/10/2026

Një nënë, një baba dhe dy vajzat e tyre ishin brenda këtij avioni të vogël, i cili pësoi avari dhe ra në mesin e një lagjeje në Florida.
Avioni goditi një pemë dhe me të rënë në tokë, nisi zjarri dhe tymi.

Pa hezituar për asnjë moment, 4 burra dolën nga shtëpitë e tyre për të shpëtuar jetët e një familje të tërë.👏 Njëri mbante një shuajtëse zjarri, ndërsa tjetrët çekiçë e sopata.

Burrat nisën orvatjen për të çarë dyert, tanimë të bëra copash e të paaksesueshme. Pas disa minutash orvatje, ata arritën të nxjerrin dy vajzat dhe babain.

Brenda mbeti vetëm nëna. Zjarri e tymi shtoheshin. Disa banorë të tjerë erdhën në ndihmë, duke lidhur zorra me ujë e duke spërkatur avionin, me shpresën se do të mbanin flakët nënë kontroll. 4 burrat arritën të depërtojnë edhe më tutje në avion, duke shpëtuar dhe gruan.

Të gjithë këta njerëz rrezikuan jetët e tyre dhe në fund, mundën të shpëtojnë 4 jetë. Jetët e dy vajzave e dy prindërve të tyre.👏

20/10/2026

😊❤

Zemra e bardhë e një të moshuari... jetonte në vështirësi të mëdha dhe gjeti dhjetëra mijëra lekë. Ja çfarë bëri me to d...
20/10/2026

Zemra e bardhë e një të moshuari... jetonte në vështirësi të mëdha dhe gjeti dhjetëra mijëra lekë. Ja çfarë bëri me to dhe si u shpërblye më pas

Në fund të vitit 2019, i moshuari që shikoni në foto, pagoi 70 dollarë për një divan të vjetër në një dyqan me sende të përdorura. I moshuari i quajtur Hauard Kërbi (Howard Kirby) po kërkonte mobilie të reja pasi dhoma e tij e ndenjies ishte dëmtuar rëndë. Çatia e shtëpisë së tij ishte çarë. Shiu kishte depërtuar dhe shkatërruar mobiliet e tij.

Pas disa javësh, i moshuari vëren se një prej jastëkëve të divanit të “ri” ishte shumë i fortë. Ai hap zinxhirin dhe në vend të sfungjerit gjet disa tufa me para të futura në zarfa plastikë e të lidhura me ngjitës.

Në total ishin jo pak por 43,170 dollarë.

Si blerës i divanit, i moshuari (me ligj) ishte pronar legjitim i këtyre parave. Por i moshuari bëri një veprim që pak njerëz do ta bënin. Ai kontaktoi me firmën që shiste mallrat e përdorura, me qëllim për të gjetur pronarët e mëparshëm të divanit.
Pronare kishte qenë një grua, e cila divanin dhe sende tjera i kishte dhuruar për të ndihmuar njerëz në nevojë. Divani i përkiste gjysh*t të vajzës, i cili kishte ndërruar jetë. Ky i fundit kishte fshehur të gjitha kursimet e jetës në atë divan.

Hauard ia dorëzoi të gjitha paratë, një më një, gruas dhe familjes së saj. Ky gjest fisnik i të moshuarit, mori vëmendje mediatike.

Me të mësuar për hallet që kishte i moshuari me shtëpinë e tij, një kompani që merrej me krijimin e riparimet e çative u shfaq në shtëpinë e të moshuarit. Ata ia rregulluan çatinë falas të moshuarit.

Edhe fqinjët organizuan një fushatë për mbledhjen e fondeve për të mbuluar disa nga shpenzimet e tjera të tij.
I pyetur më pas për gjestin e tij me dorëzimin e parave, i moshuari thjesht tha... “Ato para nuk ishin të miat”😊👏

3 vjeçari rrëshket dhe bie në ujë... vëllai 7 vjeçar i shkon pas për ta shpëtuar👏😊👏Një histori prekëse dhe falë Zotit, m...
20/10/2026

3 vjeçari rrëshket dhe bie në ujë... vëllai 7 vjeçar i shkon pas për ta shpëtuar👏😊👏

Një histori prekëse dhe falë Zotit, me një fund të lumtur

Një fëmijë i vogël 3 vjeçar ra nga një lartësi e konsiderueshme drejt e në një përrua që në një pjesë të madhe të tij kishte ngrirë. Pa hezituar asnjë moment, vëllai i tij 7 vjeçar u hodh në aksion. Nisi të rrëshqasë poshtë kodrës. 7 vjeçari mori një sërë lëndimesh, por nuk ndaloi për asnjë moment. Arriti tek i vëllai 3 vjeçar i cili ndodhej në ujë pa ndjenja. 7 vjeçari po ashtu hidhet në ujë dhe kap të vëllanë.
Por forcat e kishin lënë. Nuk kishte fuqi ta ngrinte e nxirrte të vëllanë nga uji. Sërish ai qëndroi aty duke i mbajtur kokën të vëllait, derisa ndihma erdhi. Akti heroik i këtij 7 vjeçari i shpëtoi jetën të vëllait të vogël.
Të dy fëmijët shpëtuan me jetë. 3 vjeçari u dërgua me urgjencë në spital. 7 vjeçari i quajtur Dakota, edhe pse vetë një fëmijë, u soll sikur të ishte anëtar i ndonjë ekipi të specializuar shpëtimi. Me forcat e veta, arriti të shpëtojë të vëllanë.

20/10/2026
19/10/2026

Zoti te dhente te mira, per miresine qe tregon cdo dite❤🤲

19/10/2026

Alarmi i shtëpisë binte thuajse përditë. Njoftonte se kishte aktivitet në oborr. Pronari i shtëpisë shikon kamerat dhe aty vëren se një fëmijë i vogël bënte xhiro me biçikletë. Në vend që të priste e qortonte fëmijën apo nënën e tij, pronari i shtëpisë mori një shkumës dhe bëri një ‘pistë’. Të nesërmen vogëlushi erdhi sërish dhe bëri xhiro tek pista.
Ditët kaluan dhe një miqësi krejt e veçantë u krijua. Një shkumës që bën një pistë. Një fëmijë që mezi pret të shohë pistën e re.

Adresse

/
Bern
11

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Shqiptarët për Shqiptarët etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Shqiptarët për Shqiptarët senden:

Verknüpfungen

Teilen