Caritas Dioqezan Tiranë Durrës

Appeler Itinéraire Site Web Contacter l’organisation

Caritas Dioqezan Tiranë Durrës Caritas Dioqezan Tiranë Durrës në të gjitha veprimtaritë e tij, ka dy përfitues: të varfërit dhe komunitetin.

🕯️ Krijimtaria që bashkon zemrat.Në një atmosferë të mbushur me ngrohtësi, buzëqeshje dhe bashkëpunim, Caritasi Dioqezan...
01/10/2026

🕯️ Krijimtaria që bashkon zemrat.

Në një atmosferë të mbushur me ngrohtësi, buzëqeshje dhe bashkëpunim, Caritasi Dioqezan Tiranë–Durrës zhvilloi aktivitetin “Handmade Candles” me familjet refugjate.

Përmes krijimit të qirinjve artizanalë, pjesëmarrësit patën mundësinë të shprehin kreativitetin e tyre, të ndajnë momente të bukura së bashku dhe të forcojnë ndjenjën e komunitetit. Çdo qiri i punuar me duar simbolizon dritën e shpresës, solidaritetin dhe rrugëtimin drejt një të ardhmeje më të mirë.

Caritasi vijon të qëndrojë pranë familjeve refugjate, duke krijuar hapësira ku secili ndihet i mirëpritur, i vlerësuar dhe pjesë e një komuniteti që ndërtohet mbi respektin, dinjitetin dhe dashurinë për tjetrin.

✨ “Le të jemi dritë për njëri-tjetrin.”

Vijojnë vizitat në familjet me anëtarë të sëmurë, duke ofruar kujdes për kurimin e plagëve dhe mbështetje njerëzore për ...
30/09/2026

Vijojnë vizitat në familjet me anëtarë të sëmurë, duke ofruar kujdes për kurimin e plagëve dhe mbështetje njerëzore për ata që kanë më shumë nevojë.

Me përkushtim dhe dashuri, stafi dhe vullnetarët e Caritasit Dioqezan Tiranë–Durrës janë pranë personave të sëmurë, duke sjellë jo vetëm ndihmë praktike, por edhe shpresë, ngushëllim dhe afërsi.

Nëse njihni ose jeni një familje që ka nevojë për këtë shërbim, ju ftojmë të na kontaktoni. Së bashku mund të jemi pranë atyre që kanë më shumë nevojë për kujdes dhe mbështetje.

“Dashuria bëhet e dukshme nëpërmjet veprave të mëshirës.” 🤍

Me dashuri, përkushtim dhe frymë shërbimi, Caritasi Dioqezan Tiranë–Durrës vazhdon misionin e tij pranë familjeve në nev...
29/09/2026

Me dashuri, përkushtim dhe frymë shërbimi, Caritasi Dioqezan Tiranë–Durrës vazhdon misionin e tij pranë familjeve në nevojë, duke vizituar të sëmurët dhe personat që përballen me vështirësi shëndetësore.

Çdo vizitë është një shenjë e afërsisë, e kujdesit dhe e shpresës. Përmes pranisë sonë, kujdesit për plagët, fjalës së mirë dhe mbështetjes njerëzore e shpirtërore, dëshirojmë t’u kujtojmë se askush nuk është vetëm dhe se dinjiteti i çdo njeriu është i çmuar.

Lutemi që Zoti t’u japë forcë të sëmurëve, paqe familjeve të tyre dhe ta bekojë çdo dorë që shërben me dashuri ndaj më të brishtëve.🙏

Sot, në ambientet e Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, patëm kënaqësinë të mirëpresim familje nga Qendra e Pritjes për Azil...
18/09/2026

Sot, në ambientet e Caritas Dioqezan Tiranë-Durrës, patëm kënaqësinë të mirëpresim familje nga Qendra e Pritjes për Azil.

Gjatë takimit zhvilluam një bashkëbisedim të hapur mbi përvojën e tyre të qëndrimit në Shqipëri, sfidat me të cilat përballen, nevojat e tyre dhe procesin e përshtatjes me një realitet të ri jetësor.

Takimi ishte një mundësi për të dëgjuar nga afër shqetësimet dhe pritshmëritë e familjeve, duke ritheksuar rëndësinë e mbështetjes, përfshirjes sociale dhe respektimit të dinjitetit të çdo personi, veçanërisht në momente pasigurie dhe vështirësie.

Në përmbyllje të takimit, secilës familje iu dhurua një pako ushqimore, si një shenjë konkrete solidariteti dhe mbështetjeje.

Për Caritas-in, kujdesi ndaj tjetrit nuk është vetëm një përgjegjësi sociale, por një vlerë që buron nga besimi në dinjitetin e çdo qenieje njerëzore. Të jesh pranë familjeve në nevojë do të thotë të ofrosh jo vetëm ndihmë, por edhe dëgjim, respekt, shpresë dhe një ndjenjë përkatësie.🙏🤝🫶

Momente të bukura, të mbushura me buzëqeshje, kreativitet dhe ngrohtësi. Sepse fëmijëria meriton të kujtohet me ngjyra. ...
09/09/2026

Momente të bukura, të mbushura me buzëqeshje, kreativitet dhe ngrohtësi. Sepse fëmijëria meriton të kujtohet me ngjyra. 🎨✨

Lojëra verore me fëmijët e Qendrës së Pritjes për Azil. ☀️🎈Një ditë e bukur plot buzëqeshje, lojëra dhe momente të gëzua...
15/07/2026

Lojëra verore me fëmijët e Qendrës së Pritjes për Azil. ☀️🎈
Një ditë e bukur plot buzëqeshje, lojëra dhe momente të gëzuara së bashku me fëmijët. Përmes aktiviteteve verore, krijuam çaste argëtimi, miqësie dhe bashkëpunimi.
Faleminderit të gjithëve që u bënë pjesë e kësaj dite!🤗

23/06/2026
Kampi Veror 2026🌞
23/06/2026

Kampi Veror 2026🌞

23/06/2026

Kampi Veror – “Me Françeskun, Miq të Paqes”
📅 22–26 Qershor

“Si Shën Françesku, duam të mësojmë të jetojmë në paqe me Zotin, me njëri-tjetrin dhe me gjithë krijimin!”

IT: Campo Estivo – “Con Francesco, Amici della Pace”
📅 22–26 Giugno

“Come San Francesco, vogliamo imparare a vivere in pace con Dio, gli uni con gli altri e con tutto il creato!

EN: Summer Camp – “With Francis, Friends of Peace”
📅 June 22–26

“Like Saint Francis, we want to learn to live in peace with God, with one another, and with all creation!”

Adresse

Democratic Republic Of The

Heures d'ouverture

Lundi 09:00 - 16:00
Mardi 09:00 - 16:00
Mercredi 09:00 - 16:00
Jeudi 09:00 - 16:00
Vendredi 09:00 - 16:00
Samedi 09:00 - 00:00

Téléphone

+355684775377

Notifications

Soyez le premier à savoir et laissez-nous vous envoyer un courriel lorsque Caritas Dioqezan Tiranë Durrës publie des nouvelles et des promotions. Votre adresse e-mail ne sera pas utilisée à d'autres fins, et vous pouvez vous désabonner à tout moment.

Contacter L’organisation

Envoyer un message à Caritas Dioqezan Tiranë Durrës:

Partager