05/08/2026
Albania 🇦🇱
The EFJ is shocked to learn about the Albanian judiciary’s intention to implement a regulation which will significantly restrict journalists access to and reporting from court rooms.
It is particularly concerning that the regulation will prohibit journalists from using mobile phones inside courtrooms, require them to submit written requests in advance in addition to other restrictions on audiovisual recording and media coverage of court proceedings.
"The blanket ban planned in Albania is undoubtedly the strictest regime of its kind. And we fail to see what justifies such a restriction, which infringes upon press freedom and, consequently, the public’s freedom to access information. Do the courts in Albania have something to hide?" says Ricardo Gutiérrez, General Secretary of the EFJ.
He adds: "The EFJ fully supports the position of its affiliate, the Association of Journalists of Albania (Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH): we believe that this restriction is completely unacceptable, disproportionate and unnecessary, as there are no objective incidents to justify it. We join AGSH in calling on the Special Court against Corruption and Organized Crime (GJKKO) to postpone the entry into force of this regulation and to open a consultation process with the journalistic community, media organisations and other relevant stakeholders".
An alert will be published on the Mapping Media Freedom platform (Media Freedom Rapid Response - MFRR) and submitted to the CoE Platform to promote the protection of journalism and safety of journalists.
Reagim i Asociacionit të Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH)
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) shpreh shqetësim për Rregulloren e re të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator dhe sjell kufizime të papranueshme për ushtrimin e profesionit të gazetarit.
Veçanërisht alarmues është ndalimi i përdorimit të telefonit celular nga gazetarët gjatë seancave gjyqësore. Duam të sjellim në vëmendje të GJKKO ee telefoni celular nuk është thjesht një pajisje elektronike, por mjeti bazë i punës së gazetarit për raportim në kohë reale, komunikim me redaksinë dhe informim të publikut.
Ndalimi i tij nuk i shërben administrimit të drejtësisë, por kufizon në mënyrë të pajustifikuar të drejtën kushtetuese të informimit publik sidomos nën dritën e gjyqeve historike që po mbahen në vendin tonë e posaçërisht më Gjykatën e Posaçme.
Sa i përket regjistrimit dhe pranisë së kamerave në seanca gjyqësore, AGSH rikujton se debati nuk duhet të zhvillohet mbi baza ndalimesh të përgjithshme, por mbi zbatimin korrekt të ligjit dhe të Udhëzuesit të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në raportin krahasues të publikuar nga AGSH theksohet qartë se Shqipëria nuk ka nevojë për kufizime të reja, por për zbatim të njëtrajtshëm të rregullave ekzistuese, vendimmarrje të arsyetuar për çdo kërkesë dhe përdorimin e regjistrimit të pjesshëm në vend të ndalimeve të plota.
Po ashtu, rekomandimi qendror i AGSH-së është që të garantohet regjistrimi i pjesës hyrëse të seancave sipas Udhëzuesit të KLGJ-së, çdo kërkesë të shqyrtohet individualisht dhe çdo kufizim të jetë proporcional, i arsyetuar dhe i bazuar në ligj.
Në këto kushte, AGSH i bën thirrje GJKKO-së që të shtyjë hyrjen në fuqi të kësaj rregulloreje dhe të hapë një proces konsultimi me Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë, komunitetin e gazetarëve, organizatat e medias dhe aktorët e tjerë të interesuar. Një akt me ndikim kaq të madh mbi lirinë e medias dhe të drejtën e publikut për t'u informuar nuk mund të miratohet pa dialog dhe pa respektuar standardet e transparencës.
AGSH mbetet e gatshme të kontribuojë me ekspertizën e saj dhe me rekomandimet e raportit të publikuar së fundmi, me qëllim që të ndërtohet një model që garanton njëkohësisht mbarëvajtjen e procesit gjyqësor dhe të drejtën e medias për të informuar publikun në mënyrë të lirë, profesionale dhe të përgjegjshme.