17/09/2026
Pas 6 vitesh gjykimi në Hagë – një ditë e rëndë për Kosovën
Sot mendimet tona janë me Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, si dhe me familjet e tyre.
Për shumë shqiptarë të Kosovës, UÇK-ja mbetet simbol i luftës për liri dhe çlirimin e Kosovës. Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ka sjellë dhimbje dhe shumë pikëpyetje, sidomos pas një procesi gjyqësor që zgjati rreth gjashtë vjet.
Ne respektojmë institucionet e drejtësisë, por njëkohësisht kemi të drejtë të shprehim shqetësimin tonë dhe bindjen se drejtësia duhet të jetë e barabartë, e pa anshme dhe e bazuar në prova.
UÇK-ja luftoi për lirinë e Kosovës.
Liria e Kosovës është e shenjtë dhe sakrifica për të nuk harrohet.
Kjo sakrificë nuk është vetëm për Kosovën, por për mbarë Kombin Shqiptar, për trojet tona në Ballkan dhe për shqiptarët kudo që jetojnë në diasporë.
Liria, dinjiteti dhe identiteti ynë kombëtar janë pjesë e historisë sonë dhe do të mbeten të gjalla në kujtesën e brezave që do vijnë.
Lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
Historia e Kosovës dhe sakrifica e atyre që luftuan për liri nuk mund të fshihet.