15/07/2026
Wichtige Info an alle Clubs:
NJOFTIM ZYRTAR / ANNOUNCEMENT 📢🔴
Të nderuar anëtarë, simpatizantë dhe miq të Vespa Club Albania,
Ju njoftojmë zyrtarisht se logoja e aktivitetit "Vespa World Days 2027 – Durrës, Albania" është një markë e regjistruar dhe e mbrojtur me ligj. Kjo logo është miratuar dhe autorizuar ekskluzivisht nga Piaggio & C. S.p.A. dhe Vespa World Club.
⚠️ NDALOHET RREPTËSISHT përdorimi, riprodhimi, modifikimi ose shpërndarja e kësaj logoje nga ana e personave të tretë, subjekteve tregtare, faqeve jozyrtare ose klubeve të tjera pa autorizimin paraprak me shkrim nga Vespa Club Albania dhe Vespa World Club.
Çdo përdorim i paautorizuar i kësaj marke (përfshirë krijimin e produkteve të personalizuara si veshje, aksesorë, postera apo reklama) përbën shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale dhe do të ndiqet sipas rrugëve ligjore në fuqi.
Ftojmë të gjithë komunitetin të respektojë rregullat zyrtare të Piaggio dhe Vespa World Club për të garantuar mbarëvajtjen dhe imazhin e këtij eventi të madh historik për Shqipërinë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj! 🇦🇱
OFFICIAL NOTICE
The logo of "Vespa World Days 2027" is a registered trademark authorized by Piaggio & Vespa World Club. Any unauthorized use, reproduction, or distribution of this logo is strictly prohibited and legally punishable