14/10/2026
❤️ Të dashur bashkëvendas, kudo që jeta ju ka çuar…
Sado larg të jetojmë, zemra jonë mbetet gjithmonë në Mateç, vendin ku kemi lindur, jemi rritur dhe ku i kemi rrënjët tona.
Vendlindja nuk na kërkon të jemi të pasur, por të mos e harrojmë! ❤️
Shoqata „Edhe unë jam Mateçi“ është një mundësi për t’u bashkuar dhe për të bërë diçka të mirë për vendlindjen tonë.
🤝 Ftojmë të gjithë bashkëvendasit, anëtarët aktualë dhe ata që dëshirojnë të anëtarësohen, ta mbështesin shoqatën përmes pagesës së anëtarësisë. Çdo kontribut ka vlerë dhe së bashku mund të bëjmë shumë për Mateçin!
Le të mos themi vetëm „Unë jam nga Mateçi“, por me krenari: „Unë bëra diçka për Mateçin!“
❤️ EDHE UNË JAM MATEÇI - BËHU PJESË EDHE TI!