Xhamia Abdyl Frashëri

Anrufen Wegbeschreibung Website Kontaktieren Sie die Organisation

Xhamia Abdyl Frashëri Xhamia Abdyl Frashëri Njëkohesisht Funksionon edhe si Shoqat Islame-Shqiptare Për Kultur,Ndihma Vullnetare Dhe Sport :)

Të nderuar anëtarë ,Ju njoftojmë se me rastin e ndryshimit të orës, duke filluar nga data 30.10.2026, ndryshon edhe orar...
27/10/2026

Të nderuar anëtarë ,

Ju njoftojmë se me rastin e ndryshimit të orës, duke filluar nga data 30.10.2026, ndryshon edhe orari i faljes së namazit të xhumasë.

🕰️ Orari i ri i xhumasë:

📖 Ligjërata e xhumasë fillon në ora 12:30.

🕌 Falja e namazit të xhumasë fillon në ora 13:00.

Gjithashtu, ju njoftojmë se ditën e shtunë:

🌙 Namazi i jacisë falet në ora 19:00.

📖 Pas faljes së namazit të jacisë, vazhdon ligjërata e rregullt.

Ju mirëpresim të gjithëve dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Allahu ju shpërbleftë me të mira!

🇦🇹Alles Gute zum österreichischen Nationalfeiertag!🇦🇹Zum 26. Oktober wünschen wir allen Menschen in Österreich einen sch...
26/10/2026

🇦🇹Alles Gute zum österreichischen Nationalfeiertag!🇦🇹

Zum 26. Oktober wünschen wir allen Menschen in Österreich einen schönen und friedlichen Nationalfeiertag!

Als muslimische Gemeinschaft mit albanischen Wurzeln sind wir dankbar, in einem Land leben zu dürfen, in dem Religionsfreiheit, Frieden, Demokratie und gegenseitiger Respekt wichtige Werte sind.

Österreich ist für viele von uns nicht nur ein Ort, an dem wir leben, sondern auch unsere zweite Heimat geworden. ❤️

Möge Gott dieses Land und alle seine Menschen mit Frieden, Sicherheit und Zusammenhalt segnen.

Gemeinsam für ein friedliches und respektvolles Miteinander! 🤝

🇦🇹 Alles Gute zum Nationalfeiertag! 🇦🇱
—————————————————————————

🇦🇹 Urime Festa Kombëtare e Austrisë! 🇦🇹

Me rastin e 26 Tetorit, u urojmë të gjithë qytetarëve të Austrisë një festë të bukur dhe të qetë!

Si komunitet mysliman me rrënjë shqiptare, jemi mirënjohës që jetojmë në një vend ku liria e besimit, paqja, demokracia dhe respekti i ndërsjellë janë vlera të rëndësishme.

Për shumë prej nesh, Austria nuk është vetëm vendi ku jetojmë, por është bërë edhe atdheu ynë i dytë. ❤️

Zoti e bekoftë këtë vend dhe të gjithë banorët e tij me paqe, siguri dhe bashkim!

Së bashku për një bashkëjetesë paqësore dhe me respekt të ndërsjellë! 🤝

🇦🇹 Urime Festa Kombëtare e Austrisë! 🇦🇹

Të nderuar Antarë,Ju njoftojmë se Xhavit Sejdijaj, së bashku me familjen e tij, hap dyert për të pame me rastin e ndarje...
19/10/2026

Të nderuar Antarë,

Ju njoftojmë se Xhavit Sejdijaj, së bashku me familjen e tij, hap dyert për të pame me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij të dashur.

📅 Dita: E diel, 25.10.2026
🕘 Ora: 09:00 – 16:00
📍 Vendi: Xhamia Abdyl Frashëri
Wilhelmsburgerstraße 11
3151 Ochsenburg, Austri

🤲 Allahu e mëshiroftë të ndjerën, ia faltë mëkatet dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!

Të nderuar anëtarë dhe xhematlinj,Me kënaqësi ju njoftojmë se mbrëmë u mbajt me sukses mbledhja e organizuar nga Kryesia...
04/10/2026

Të nderuar anëtarë dhe xhematlinj,

Me kënaqësi ju njoftojmë se mbrëmë u mbajt me sukses mbledhja e organizuar nga Kryesia e Xhamisë Abdyl Frashëri - St. Pölten, ku u bë prezantimi i planit të objektit të ri të xhamisë sonë.

Mbledhja kaloi në një atmosferë shumë të mirë, me interesim, diskutime dhe mendime të vlefshme nga ana e anëtarëve tanë. Jemi mirënjohës për pjesëmarrjen, përkrahjen dhe besimin që vazhdimisht po tregoni ndaj xhamisë dhe këtij projekti të rëndësishëm për të gjithë ne.

Në emër të Kryesisë, ju falënderojmë përzemërsisht secilin prej jush që ishte i pranishëm dhe kontribuoi në këtë mbledhje.

Me lejen e Allahut, Inshallah, së bashku do të vazhdojmë drejt realizimit të këtij projekti të rëndësishëm. Për hapat e mëtejshëm dhe mbledhjen e ardhshme do t’ju informojmë me kohë.

Allahu na e lehtësoftë dhe na e mundësoftë realizimin e këtij projekti për të mirën e xhematit tonë dhe të gjeneratave që do të vijnë. Amin!

Me respekt dhe mirënjohje,
Kryesia e Xhamisë Abdyl Frashëri - St. Pölten

03/10/2026
Të nderuar anëtarë të xhamisë sonë,për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë mendimin tuaj. Për këtë arsye kemi hapur...
02/10/2026

Të nderuar anëtarë të xhamisë sonë,
për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë mendimin tuaj. Për këtë arsye kemi hapur një formë të veçantë ku mund të ndani:
• sugjerime,
• ide,
• ankesa,
• ose çdo mendim tjetër që dëshironi.

📌 Të gjitha përgjigjet janë anonime – askush nuk do të shohë emrin apo emailin tuaj.
Qëllimi ynë është të përmirësohemi vazhdimisht dhe ta bëjmë aktivitetin e xhamisë sonë edhe më të dobishëm për të gjithë.

👉 Klikoni këtu për të dhënë mendimin tuaj:

për ne është shumë e rëndësishme të dëgjojmë mendimin tuaj. Për këtë arsye kemi hapur një formë të veçantë ku mund të ndani:

Të nderuar anëtarë,Me kënaqësi ju njoftojmë se, pas një pune dhe angazhimi të vazhdueshëm, kemi arritur të përgatisim nj...
29/09/2026

Të nderuar anëtarë,

Me kënaqësi ju njoftojmë se, pas një pune dhe angazhimi të vazhdueshëm, kemi arritur të përgatisim një plan shumë të mirë për objektin e ri të xhamisë sonë.

Kryesia e Xhamisë Abdyl Frashëri – St. Pölten ju fton të gjithëve që të jeni të pranishëm më 03.10.2026, pas namazit të jacisë, ku do t’ju prezantojmë nga afër planin e objektit të ri, si dhe do të diskutojmë së bashku edhe pikat e tjera të rendit të ditës.

Ky është një hap i rëndësishëm për të gjithë ne dhe për të ardhmen e xhamisë sonë. Prandaj, prania, mendimi dhe mbështetja e secilit prej jush kanë një rëndësi të veçantë.

Ju mirëpresim të gjithëve dhe shpresojmë në pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Kryesia e Xhamisë Abdyl Frashëri – St. Pölten

🌷 TRIBUNË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE 🌷Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me teologen Sh...
28/09/2026

🌷 TRIBUNË FETARE DEDIKUAR GJINISË FEMËRORE 🌷

Me kënaqësi ju ftojmë të merrni pjesë në një takim të veçantë me teologen Shehide Emini-Memeti, mysafire nga Zvicra.
Si dhe Rejhan Emini nga Xhamia e Kremsit.

📅 03.10.2026
🕝 Ora 14:30
📍 Wilhelmsburger Str. 11, 3151 Ochsenburg

Një pasdite e bukur për të dëgjuar, mësuar dhe kaluar çaste të këndshme së bashku. 🤍

☕🍽️ Pas ligjëratës, për të gjitha të pranishmet do të ketë çaj dhe ushqime të përgatitura enkas për këtë takim.

Ju mirëpresim me kënaqësi! 🌸

18/09/2026

🌙 FTESË PËR MEVLUD 🌙

Me rastin e lindjes së të Dërguarit të Allahut, Muhamedit ﷺ, ju ftojmë të na bashkoheni në Mevludin që do të mbahet në:

Xhamia “Abdyl Frashëri”
19.09.2026
Pas namazit të Akshamit

Le ta kujtojmë së bashku jetën, shembullin dhe mësimet e Pejgamberit tonë ﷺ, në një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, me salavate, ilahi dhe lutje.

Jeni të gjithë të mirëseardhur!

Do të ketë edhe grill për të gjithë të pranishmit.

Njoftim për të PameAllahu e mëshiroftë dhe e pastë në mëshirën e Tij!Familjes, të afërmve dhe gjithë dashamirëve, Zoti u...
08/09/2026

Njoftim për të Pame
Allahu e mëshiroftë dhe e pastë në mëshirën e Tij!
Familjes, të afërmve dhe gjithë dashamirëve, Zoti ua shtoftë durimin dhe ua lehtësoftë dhimbjen!

Adresse

Wilhelmsburger Straße 11
Sankt Pölten
3151

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Xhamia Abdyl Frashëri etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Kontaktieren Sie Die Organisation

Nachricht an Xhamia Abdyl Frashëri senden:

Verknüpfungen

Teilen

Gemeinnützige Organisationen in der Nähe