08/03/2025
Libri 'Masakrat në Kosovë 1998 - 1999' është një publikim me vlerë dhe rëndësi të madhe shpirtërore e historike, pasi që është libri i parë i cili në formë të përmbledhur pasqyron në mënyrë të detajuar 107 masakra dhe vrasje masive të kryera në Kosovë.
Autori i librit, z. Shkëlzen Gashi ka përdorur burime nga oragnizatat prestigjoze ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, gjykatat në Kosovë, Hagë e Serbi, si dhe raportimet në gazetat, revistat, librat e monografitë e ndryshme kredibile të botuar në vend dhe në botë. Libri ilustrohet me 200 fotografi të fotografëve të njohur botëror dhe është i përpiluar në shqip, serbisht dhe anglisht.
Ky libër është homazh për viktimat dhe familjet e tyre duke qenë thirrje për drejtësi dhe kujtesë historike.
Ky aktivitet mbahet me rastin e 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës si dhe shënon fillimin e vitit jubilar – 10 vjetorit të themelimit të Organizatës KÂ.
Promovimi i këtij libri është inicuar nga Shkumbin Brestovci dhe mbahet në qendrën kulturore Brunnenpassage, në Vjenë dhe është mbështetur nga Ministry of Foreign Affairs and Diaspora - Republic of Kosovo.
Ulëset janë të limituara, prandaj ju lutemi t’na informoni për pjesëmarrje deri me datë 10 Mars '25 në [email protected]
______________________________________________________
zu Ehren des 17. Februar, dem Unabhängigkeitstag des Kosovo, und des 10. Jubiläumsjahr der Gründung der Verein KÂ, organisieren wir die Präsentation des Buches "Massaker im Kosovo 1998 - 1999", verfasst von Autor Shkëlzen Gashi.
Das Buch "Massaker im Kosovo 1998 - 1999" ist die erste Publikation dieser Art mit großer historischer und spiritueller Bedeutung und wird im Kulturzentrum Brunnenpassage in Wien vorgestellt werden.
Das Buch gibt einen detaillierten Überblick über rund 100 Massaker, die innerhalb von zwei Jahren auf europäischem Boden im Kosovo verübt wurden, und ist mit 200 Fotografien von Weltfotografen illustriert.
Standort: Brunnenpassage, Brunnenmarkt 91, 1160 Wien
Datum: 14. März '25
Uhrzeit: 18:00
Reservieren Sie unter [email protected]
#10'12