Botushë / Koshare

Wegbeschreibung

Botushë / Koshare Kontaktinformationen, Karte und Wegbeschreibungen, Kontaktformulare, Öffnungszeiten, Dienstleistungen, Bewertungen, Fotos, Videos und Ankündigungen von Botushë / Koshare, Gemeinschaftliche Organisation, Oberlaa.

Fshati Botushë - Fotoalbum
08/10/2026

Fshati Botushë - Fotoalbum




Ky profil po keqpërdor emrin dhe imazhin e fshatit, duke nxitur përçarje, konflikte dhe armiqësi mes banorëve. Kjo është...
07/10/2026

Ky profil po keqpërdor emrin dhe imazhin e fshatit, duke nxitur përçarje, konflikte dhe armiqësi mes banorëve. Kjo është e papranueshme! Duhet të merren masa dhe rasti të paraqitet edhe në Polici, dhe të verifikohet personi. Kemi ankesa nga njerëz të cilët janë kërcënuar privat përmes këtij profili. Ndaj, ju lutem keni kujdes dhe mos bini pre e provokimeve!





Stafi Botushë / Koshare

Kjo fotografi, e shkrepur pas luftimeve në Koshare, në fshatin Botushë, ku shihen Pren Marashi dhe Bisa Bajgora së bashk...
25/09/2026

Kjo fotografi, e shkrepur pas luftimeve në Koshare, në fshatin Botushë, ku shihen Pren Marashi dhe Bisa Bajgora së bashku me bashkluftetarë, është më shumë se një kujtim lufte. Ajo është një dëshmi e gjallë e një parimi që shqiptarët e dëshmuan me sakrificë, kur ishte në pyetje liria e vendit, dallimet fetare nuk mundën ta ndanin kombin.

Lavdi të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës.
Nderim për të gjithë ata që luftuan dhe sakrifikuan.
Dhe respekt për çdo shqiptar që e kupton se bashkimi kombëtar, toleranca dhe kujtesa historike janë themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja.

Një komb, shumë besime, një kujtesë dhe një histori e përbashkët. 🇦🇱🇽🇰

gjakova

Fotografi nga Shtabi Përgjithshem i UÇK‘së,Rexhep Selimi, Azem Syla dhe Jashar Salihu.
18/09/2026

Fotografi nga Shtabi Përgjithshem i UÇK‘së,
Rexhep Selimi, Azem Syla dhe Jashar Salihu.


15/09/2026

Edhe kur trupi i vuante, shpirti i tij këndonte. Sa shumë e deshti lirinë e Kosovës! 🇽🇰🇦🇱 JASHAR SALIHU



13/09/2026

🇽🇰🇦🇱 BOTUSHA NË FESTË!

Vëllezërit Muhamet dhe Bashkim Lama, veteranë të luftës, së bashku me shokët, kanë organizuar një mbrëmje festive në shenjë nderimi për çlirimtarët tanë.

🔥 Me zjarrin ndezur dhe banderolën lart, Botusha pret me krenari dhe padurim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Rroftë Kosova dhe lavdi të gjithë atyre që sakrifikuan për lirinë!



-Fans

Në emër të Familjes Laha, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë më të sinqertë të gjithë juve që, në këto ditë t...
30/08/2026

Në emër të Familjes Laha, ju shprehim mirënjohjen dhe falënderimin tonë më të sinqertë të gjithë juve që, në këto ditë të rënda për familjen tonë, na qëndruat pranë me fjalë ngushëlluese, me praninë dhe mbështetjen tuaj.

Falënderojmë nga zemra të gjithë të afërmit, miqtë, bashkëfshatarët dhe bashkatdhetarët që morën pjesë në ceremoninë e varrimit në fshatin Botushë, si dhe të gjithë ata që ishin pranë nesh në t’Pamen e mbajtur sot në Austri.

Prania juaj në këto momente të dhimbshme ishte një dëshmi e respektit, dashurisë dhe solidaritetit njerëzor. Çdo shtrëngim duarsh, çdo përqafim, çdo fjalë ngushëllimi dhe çdo lutje për të ndjerin na dha forcë për ta përballuar sadopak këtë dhimbje të madhe.

Ju kërkojmë ndjesë nëse, për shkak të dhimbjes dhe rrethanave të rënda, nuk kemi mundur t’ju falënderojmë personalisht secilin prej jush. Mirënjohja jonë për ju është e madhe dhe do të mbetet gjatë në zemrat tona.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë,
Familja Shkumbin Laha

Kulla e Rexhë Ukës – BotushëSipas traditës dhe dëshmive të përcjella ndër breza, themelet e kësaj kulle lidhen me vitin ...
30/08/2026

Kulla e Rexhë Ukës – Botushë

Sipas traditës dhe dëshmive të përcjella ndër breza, themelet e kësaj kulle lidhen me vitin 1850.

Përshëndetje, ( bashkëbisedim ).Kërkesa të shumta nga bashkatdhetarët tanë për themelimin e Shoqatës „Botusha“ edhe në A...
30/08/2026

Përshëndetje, ( bashkëbisedim ).

Kërkesa të shumta nga bashkatdhetarët tanë për themelimin e Shoqatës „Botusha“ edhe në Austri. 🇦🇹

A mendoni se është e nevojshme që Shoqata „Botusha“ të themelohet edhe në Austri?

Qëllimi i shoqatës do të ishte organizimi dhe mbështetja e aktiviteteve humanitare, artistike dhe kulturore, si në Botushë, ashtu edhe në diasporë.

🗣️ Mendimi dhe sugjerimi juaj janë shumë të rëndësishëm për ne.

Shoqata do të jetë në kordinim të vazhdueshëm me Shoqatën Humanitare “Jerina” në Zvicër dhe me Fshatin Botushë. Qëllimi ynë i vetëm është të rritemi, të bashkëpunojmë dhe të punojmë sa më shumë së bashku, në mënyrë që të kontribuojmë sa më shumë për komunitetin tonë.

KF Botusha 1994/95 - pasion, magji, spektakël. Një brez i jashtëzakonshëm qe dikur ka mposhtur çdo skuadër dhe ka fituar...
22/08/2026

KF Botusha 1994/95 - pasion, magji, spektakël. Një brez i jashtëzakonshëm qe dikur ka mposhtur çdo skuadër dhe ka fituar çdo turne. Ndërsa çdo lojtar kishte cilësitë e veta, por së bashku formonin një skuadër të pathyeshme.

- Zenel Kadrija, ishte një Portier shumë i sigurtë, me pritje dhe reflekse të shpejta dhe shpeshherë e ka fituar Lojën me Penalltia.

- Blerim Aga, ishte luftarak dhe energjik, luante në disa pozicione dhe ishte i pakalueshëm.

- Avdullah Avdija, ishte një mesfushor me pasime të sakta, bënte edhe presing për ta shtyer Lojën përpara.

- Muhamet Lama, i fortë në duele, i rrezikshëm me goditje nga distanca.

- Naim Mehmeti, ishte një mesfushor shumë taktik dhe kreativ, kishte kontroll të shkëlqyer të topit, krijonte raste dhe bënte lëvizje të zgjuara.

- Demë Laha, ishte një sulmues shum i shpejtë i stilit Roben dhe Ribery, poashtu një asistues i mir, por shënonte edhe Gola.

- Halil Gjeka, ishte një Kapiten i shkëlqyer, organizonte lojën nga mbrojtja deri në fazën e sulmit, me pasime dhe driblime të sakta, shënonte shumë Gola dhe i rrezikshëm nga ndërprerjet.

- Refki Selmoni, Përparim Gjeka, Memli Botusha, Lahë Avdija thuhet se kishin një kimi të jashtzakonshme me skuadrën, ishin dominues dhe kishin aftësinë për ta kthyer rezultatin.

Sot, ajo gjeneratë mbetet një kujtim i artë dhe një nostalgji e veçantë. Me atë talent dhe atë mentalitet, Botusha e asaj kohe sot do të mund të ishte pjesë e Superligës së Kosovës. 🏆⚽

Ky ishte vlerësimi im, por cili është opinioni juaj?
Me Respekt Ardian Hoxha

Adresse

Oberlaa
1010

Website

Benachrichtigungen

Erfahren Sie als Erste/r von Neuigkeiten und Aktionen: Wir schicken Ihnen eine E-Mail, wenn Botushë / Koshare etwas veröffentlicht. Ihre E-Mail-Adresse wird für keinen anderen Zweck verwendet, und Sie können sich jederzeit abmelden.

Verknüpfungen

Teilen