20/06/2026
Në mbrëmjen e sotme, gjatë mbledhjes së radhës të Shoqatës Humanitare Kërçova, iu dorëzua Xhakes L*z (Elez Aliu) një Mirënjohje e Veçantë në shenjë vlerësimi për kontributin e tij të çmuar dhe angazhimin e palodhur në shërbim të bashkatdhetarëve kërçovarë në Austri.
Me përkushtim, humanizëm dhe zemër të madhe, ai ka qenë gjithmonë pranë komunitetit, duke u bërë shembull frymëzimi për të gjithë ne.Shoqata Humanitare Kërçova shpreh mirënjohjen e saj më të thellë dhe i uron Xhakes L*z shëndet, jetë të gjatë dhe suksese në çdo hap të tij.