KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise

Directions Website

KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise KSSH, përfaqëson dhe mbron interesat shoqërore, ekonomike dhe sociale të punonjësve në mënyr?

📣 Lug Triangle, Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) letter solidariteti për stud...
23/10/2026

📣 Lug Triangle, Sekretari i Përgjithshëm i Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) letter solidariteti për studentët dhe Sindikatat në Shqipëri.

🗣️ LUC TRIANGLE, 22 Tetor 2026
Sekretar i Përgjithshëm
Solidaritet me studentët dhe sindikatat në Shqipëri

Të dashura motra dhe vëllezër,

Në emër të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave, e cila përfaqëson 200 milionë punëtorë përmes qendrave kombëtare sindikale në 169 vende, dëshirojmë të shprehim solidaritetin tonë me studentët shqiptarë dhe kolegët tanë sindikalistë të BSPSH-së dhe KSSH-së, gjatë protestave që po zhvillohen aktualisht.

Studentët kërkojnë arsim të aksesueshëm për të gjithë dhe cilësor, kushte të denja jetese dhe mundësi më të mira për të ardhmen e tyre. Këto shqetësime ndahen edhe nga punëtorët dhe familjet e tyre, të cilët përballen gjithashtu me sfidat e rritjes së kostos së jetesës dhe pasigurisë ekonomike. Për më tepër, këto shqetësime janë ngritur vazhdimisht nga sindikatat, por në pjesën më të madhe janë shpërfillur nga autoritetet.

Kjo mungesë reagimi, e kombinuar me dialogun social joefektiv dhe me institucione demokratike që nuk arrijnë të orientojnë zhvillimin e politikave ekonomike dhe sociale e t’u përgjigjen shqetësimeve të punëtorëve, studentëve dhe qytetarëve në përgjithësi, ka nxitur këto protesta, duke krijuar rreziqe serioze për përshkallëzimin e tyre.

Jemi veçanërisht të shqetësuar nga raportimet për akte dhune gjatë demonstratave. Studentët dhe të gjithë qytetarët duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë paqësore, pa frikën e dhunës apo të intimidimit. U bëjmë thirrje autoriteteve shqiptare të respektojnë këto të drejta themelore dhe të garantojnë sigurinë e protestuesve.

Njëkohësisht, dënojmë edhe aktet e dhunshme të kryera nga individë të caktuar. Veprime të tilla nuk kanë asnjë lidhje me shprehjen paqësore të shqetësimeve të studentëve.

Mbi të gjitha, autoritetet duhet të investojnë në mekanizma dialogu për të trajtuar shqetësimet legjitime dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të protestave. Dialogu social është një nga platformat për këtë qëllim.

Përshëndesim solidaritetin e treguar nga BSPSH-ja dhe KSSH-ja ndaj studentëve dhe mbështesim thirrjet tuaja që zëri i tyre të dëgjohet dhe shqetësimet e tyre të trajtohen përmes dialogut dhe veprimeve konkrete. Sindikatat janë në një pozicion të përshtatshëm për të lehtësuar këtë proces.

Konfederata Ndërkombëtare e Sindikatave (ITUC) qëndron përkrah jush në mbrojtje të të drejtave demokratike, drejtësisë sociale dhe një të ardhmeje dinjitoze për të rinjtë në Shqipëri.

Në solidaritet,

Luc Triangle
Sekretar i Përgjithshëm

🚨 Webinar | Lufta për Demokraci, Lufta për Sigurinë Tonë: 16 Ditë Veprimi📅 6 nëntor 2026, ora 14:00 (CET)🔗 Regjistrohu k...
23/10/2026

🚨 Webinar | Lufta për Demokraci, Lufta për Sigurinë Tonë: 16 Ditë Veprimi

📅 6 nëntor 2026, ora 14:00 (CET)

🔗 Regjistrohu këtu: [https://buff.ly/dYWZxsp]()

Në kuadër të fushatës globale të Konfederatës Ndërkombëtare të Sindikatave (ITUC) “Lufta për Demokraci” dhe në prag të fushatës 16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore, ju ftojmë të merrni pjesë në një diskutim mbi mënyrën se si sindikatat po punojnë për të parandaluar dhe eliminuar dhunën dhe ngacmimin në botën e punës.

Dëgjoni përvojat e sindikatave nga Burundi, Meksika, Holanda dhe Filipinet, si dhe mësoni se si:

✅ Konventa nr. 190 e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) mund të ndihmojë në mbrojtjen e punëtorëve.

✅ Negociatat kolektive mund të kontribuojnë në krijimin e vendeve më të sigurta të punës.

✅ Politikat për sigurinë dhe shëndetin në punë mund të ndihmojnë në avancimin e barazisë gjinore.

Vendet e punës më të sigurta janë thelbësore për demokracinë, dinjitetin dhe barazinë. ✊️



Organizatat pjesëmarrëse dhe mbështetëse:

- ITUC-Africa
- ITUC – Asia Pacific
- Konfederata Arabe e Sindikatave (ATUC)
- Konfederata Sindikale e Punëtorëve të Amerikave (CSA)
- CSA – Barazia dhe Barazia Gjinore
- Rinia Punëtore e Amerikave – CSA
- Konfederata Evropiane e Sindikatave (ETUC)
- Rinia e ETUC / CES Jeunes
- ILO ACTRAV

🚨 Webinar | Fight for Democracy, Fight for Our Safety: 16 Days of Action
📅 6 November 2026, 14:00 CET
🔗 Register: https://buff.ly/dYWZxsp

As part of the ITUC's global Fight for Democracy campaign and ahead of the 16 Days of Activism against Gender-Based Violence, join us for a discussion on how trade unions are working to prevent and eliminate violence and harassment in the world of work.

Hear trade union experiences from Burundi, Mexico, the Netherlands and the Philippines, and learn how:
✅ ILO Convention 190 can help protect workers
✅ Collective bargaining can make workplaces safer
✅ Occupational safety and health policies can advance gender equality

Safer workplaces are essential for democracy, dignity and equality✊️



ITUC-Africa ITUC - Asia Pacific الإتحاد العربي للنقابات - Arab Trade Union Confederation - ATUC CSA - Confederación Sindical de Trabajadores/as de las Américas Equidad e Igualdad de Género CSA - CSI Juventud Trabajadora de las Américas-CSA ETUC ETUC Youth / CES Jeunes ILO Actrav

DEKLARATË PUBLIKE E KONFEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË (KSSH) : PROTESTA STUDENTORE NUK ËSHTË PRONË E PARTIVE POL...
22/10/2026

DEKLARATË PUBLIKE E KONFEDERATËS SË SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË (KSSH)

: PROTESTA STUDENTORE NUK ËSHTË PRONË E PARTIVE POLITIKE !KUNDËR DHUNËS, MANIPULIMIT POLITIK DHE DEFORMIMIT TË SINDIKALIZMIT!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) shpreh qëndrimin e saj të qartë dhe të palëkundur në mbrojtje të së drejtës kushtetuese për protestë, të kërkesave legjitime të studentëve dhe të parimeve të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe pavarësisë sindikale.

E drejta për të protestuar është e patjetërsueshme, por ajo nuk është licencë për dhunë, shkatërrim prone, sulme ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit apo cenim të të drejtave të qytetarëve të tjerë. Kushdo që kryen akte të tilla duhet të mbajë përgjegjësi individuale, në përputhje me ligjin dhe mbi bazën e provave. As statusi i studentit, as mosha e re, as bindjet politike dhe as përkatësia sindikale nuk përbëjnë imunitet ndaj ligjit.

Të kërkosh arsim cilësor, universitete funksionale, mirëqeverisje, drejtësi sociale dhe kushte më të mira jetese është një e drejtë demokratike dhe një kërkesë legjitime. Por hedhja e mjeteve të forta, përdorimi i mjeteve shpërthyese artizanale, djegia apo shkatërrimi i pronës dhe sulmi ndaj punonjësve të rendit nuk e forcojnë një kauzë qytetare. Përkundrazi, ato rrezikojnë ta zhvendosin vëmendjen nga kërkesat e studentëve te aktet e dhunës dhe përgjegjësia ligjore për to.

KSSH nuk pranon që pakënaqësia e studentëve të shndërrohet në instrument për kapital politik, pazare të çastit apo interesa të vjetra e të reja partiake apo sindikale. Asnjë parti politike, grup interesi, organizatë shoqërore, Sindikatë e pavaruar apo e varur, apo individ nuk ka të drejtë të uzurpojë zërin e studentëve, të flasë në emër të tyre pa mandat dhe të imponojë mbi protestën një agjendë që nuk buron nga kërkesat e tyre të lira dhe të shprehura.

Ne e themi qartë: “Mbështetja e protestës studentore nuk do të thotë mbështetje e dhunës; solidariteti nuk do të thotë nënshtrim ndaj agjendave partiake; sindikalizmi nuk është instrument i askujt për të destabilizuar institucionet apo për të prodhuar përplasje politike”.

Çdo Organizatë Sindikale që pretendon se mbron punëmarrësit dhe interesat shoqërore duhet të dëshmojë pavarësi, integritet dhe përgjegjësi publike. Sindikatat nuk mund të përdorin studentët si mbulesë për interesa të tjera dhe as të justifikojnë dhunën në emër të solidaritetit. Çdo pretendim për manipulim politik duhet të mbështetet në fakte konkrete, por asnjë lidhje politike, e vjetër apo e re, nuk mund të përdoret si justifikim për të cenuar autonominë e protestuesve.

KSSH u kujton të gjithë aktorëve se sindikalizmi i vërtetë nuk matet me numrin e përplasjeve, me ashpërsinë e retorikës apo me aftësinë për të nxitur tensione. Ai matet me rezultatet konkrete për punëtorët, me mbrojtjen e të drejtave, me negocimin kolektiv, me dialogun social dhe me aftësinë për të sjellë ndryshime të qëndrueshme. “Kush e zëvendëson dialogun me dhunën dhe solidaritetin me manipulimin, largohet nga thelbi i misionit sindikal”!

Në të njëjtën kohë, KSSH i kërkon qeverisë dhe institucioneve përgjegjëse të mos fshihen pas incidenteve të dhunshme për të shmangur trajtimin e kërkesave reale të studentëve. Autoritetet kanë detyrimin të dëgjojnë, të përgjigjen me transparencë dhe të ndërtojnë një proces serioz dialogu me përfaqësuesit e studentëve. Ruajtja e rendit publik duhet të bëhet në përputhje me ligjin, me domosdoshmëri dhe proporcionalitet, duke garantuar sigurinë e qytetarëve dhe të drejtën për protestë paqësore.

Studentëve u themi: Mos lejoni që askush t'jua marrë kauzën, t'jua përdorë zemërimin dhe t'jua përcaktojë të ardhmen për interesa që nuk janë tuajat. Kërkesat tuaja duhet të dëgjohen, të shqyrtohen dhe të marrin përgjigje institucionale. Por forca e një lëvizjeje studentore qëndron te qartësia e kërkesave, organizimi demokratik, pjesëmarrja e lirë dhe qëndrueshmëria paqësore, jo te shkatërrimi dhe përplasja !!

Historia e dhjetorit 1990 dhe roli i studentëve në përmbysjen e diktaturës mbeten pjesë e rëndësishme e kujtesës sonë demokratike. Respekti për atë histori kërkon të mbrojmë lirinë, pluralizmin, dinjitetin njerëzor dhe shtetin e së drejtës, jo ta përdorim historinë si alibi për përshkallëzim apo përvetësim politik të protestave të sotme.

KSSH do të vazhdojë të mbrojë të drejtat e studentëve, të punëmarrësve dhe të çdo qytetari që kërkon ndryshim përmes mjeteve demokratike. Ne nuk do të heshtim përballë padrejtësisë, por as nuk do të pranojmë që dhuna të sh*tet si trimëri, manipulimi si solidaritet dhe interesi partiak si kauzë qytetare.

Qëndrimi ynë është i prerë:

- Protesta paqësore është e drejtë kushtetuese dhe duhet mbrojtur !
- Dhuna, shkatërrimi i pronës dhe sulmet ndaj personave nuk justifikohen nga asnjë kauzë !
- Studentët nuk janë pronë e partive politike dhe protesta e tyre nuk duhet të instrumentalizohet !
- Sindikatat duhet të ruajnë pavarësinë, integritetin dhe përgjegjësinë e tyre publike !
- Qeveria dhe institucionet kanë detyrimin të dëgjojnë kërkesat legjitime dhe të ofrojnë zgjidhje përmes dialogut !

KSSH qëndron në krah të studentëve, por kundër dhunës. Në krah të të drejtave, por kundër manipulimit. Në krah të demokracisë, por kundër çdo përpjekjeje për ta kthyer protestën qytetare në instrument të interesave të ngushta politike.!

“Dialogu nuk është dobësi. Pavarësia sindikale nuk është pazar. Dhe asnjë kauzë nuk është mbi ligjin”.!

KONFEDERATA E SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË (KSSH).




fans

KSSH PJESË E DISKUTIMEVE EVROPIANE MBI MENAXHIMIN E MOSHËS DHE TË ARDHMEN E PUNËS NË INDUSTRI!📍 Bruksel | 22 Tetor 2026....
22/10/2026

KSSH PJESË E DISKUTIMEVE EVROPIANE MBI MENAXHIMIN E MOSHËS DHE TË ARDHMEN E PUNËS NË INDUSTRI!

📍 Bruksel | 22 Tetor 2026.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) mori pjesë në aktivitetin ndërkombëtar “Menaxhimi i Moshës në Industrinë Përpunuese: Strategjitë Sindikale në Evropë dhe më Gjerë”, i cili mblodhi ekspertë dhe përfaqësues sindikalë evropianë për të diskutuar sfidat e plakjes së fuqisë punëtore dhe transformimit të tregut të punës.

🤝 KSSH u përfaqësua nga Kol Nikollaj, President i KSSH-së, dhe Suzana Lulaj, Sekretare e Përgjithshme e FSPTKSHASH.
🏭 Në fokus të takimit ishin ndryshimet demografike, zhvillimi i aftësive profesionale, përshtatja e kushteve të punës për punonjësit e moshave të ndryshme, si dhe forcimi i dialogut social dhe negociatave kolektive.

🇦🇱 Këto sfida prekin drejtpërdrejt edhe Shqipërinë, ku emigrimi i fuqisë punëtore, veçanërisht i të rinjve, ndryshimet në strukturën moshore të popullsisë dhe nevoja për rikualifikim profesional po krijojnë sfida të reja për tregun e punës dhe sektorin industrial.
Në këtë kontekst, rëndësi të veçantë merr hartimi i politikave që mbështesin punonjësit në moshë, nxisin transferimin e njohurive dhe përvojës ndërmjet brezave, garantojnë mundësi të barabarta për trajnim dhe zhvillim profesional, si dhe sigurojnë kushte të denja pune gjatë gjithë jetës profesionale.

📊 Diskutimet u mbështetën në gjetjet e projektit PROMISE dhe raportet AGE Barometers, duke ofruar përvoja dhe praktika sindikale nga vende të ndryshme evropiane.

✊ KSSH thekson rëndësinë e forcimit të dialogut social dhe negocimit kolektiv edhe në Shqipëri, për të garantuar që transformimet demografike dhe teknologjike të mos sjellin përjashtim nga tregu i punës, por mundësi për punësim të qëndrueshëm, solidaritet ndërmjet brezave dhe mbrojtje të të drejtave të çdo punonjësi, pavarësisht moshës.

18/10/2026
17/10/2026

🇦🇱 Dhuna, trazirat, lëndimi fizik i të tjerëve dhe shkatërrimi i pronës nuk janë angazhim qytetar. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që zgjedhin të demonstrojnë ta ushtrojnë të drejtën e tyre për protestë në mënyrë paqësore, pa akte të dhunshme. U bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje dhe qetësi.

🇺🇸 Violence, rioting, physically injuring others, and the destruction of property are not civic engagement. We call on all citizens who choose to demonstrate, to exercise their right to protest peacefully with no violent rioting. We urge restraint and calm on all sides.

KSSH URON ZNJ. MARIANA CANGA PËR ZGJEDHJEN KRYETARE E SINDIKATËS NË AUTORITETIN PORTUAL SHËNGJIN, SHA.!Konfederata e Sin...
16/10/2026

KSSH URON ZNJ. MARIANA CANGA PËR ZGJEDHJEN KRYETARE E SINDIKATËS NË AUTORITETIN PORTUAL SHËNGJIN, SHA.!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) uron përzemërsisht znj. Mariana Canga për zgjedhjen në krye të Sindikatës së Autoritetit Portual Shëngjin SHA.

KSSH beson te fuqia e organizimit demokratik sindikal dhe i jep përparësi përfshirjes së grave dhe të rinjve në drejtimin e sindikatave.

Urime dhe suksese edhe për përfaqësuesit e zgjedhur Çlirim Rexha, Pëllumb Loshi, Silva Florini, Gentjan Ndreca dhe Mariana Caka, të cilët së bashku do të përfaqësojnë me dinjitet zërin, të drejtat dhe interesat e punonjësve të Portit të Shëngjinit.

Konfederata e Sindikatave së bahku me Federatën Sindikale të Transportit dhe Telekomunikacionit, anëtare e KSSH-së, ju urojmë suksese në misionin tuaj sindikal, në forcimin e dialogut social dhe në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

KSSH është krenare për bashkëpunimin, besimin dhe solidaritetin e të gjitha strukturave të saj sindikale!

Së bashku, më të fortë në mbrojtje të të drejtave të punëmarrësve!

/

Address

Sheshi “Garibaldi”, Rr. “Shaban Bardhoshi”, Njësia Bashkiake Nr. 6, Nd. 2, H. 3, Kombinat
Yzberisht

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when KSSH Konfederata e Sindikatave te Shqiperise posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share