Shoqata VUNOI

Shoqata VUNOI Shoqata VUNOI u themelua në 6 Prill, 2022, si organizatë jo-politike, jo-fitimprurëse dhe ka si o https://t.me/ShoqataVUNOI

Shoqata Vunoi shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër ...
01/09/2025

Shoqata Vunoi shpreh dhimbjen e thellë për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh të kinematografisë shqiptare, Dhimitër Anagnosti.

Dhimitër Anagnosti nuk ishte vetëm një artist i shquar, por edhe një bir krenar i Vunoit, që me veprën e tij i dha emër fshatit tonë dhe gjithë Shqipërisë.

Kujtimi dhe vepra e tij do të mbeten të pavdekshme!

“Dhimitër Anagnosti (1936–2025) – Bir i Vunoit, mjeshtër i kinemasë shqiptare”

GËZUAR 89 Vjetorin Dhimitër AnagnostiShoqata VUNOI shpreh krenarinë dhe respektin e saj për figurën e shquar të Dhimitër...
23/01/2025

GËZUAR 89 Vjetorin Dhimitër Anagnosti

Shoqata VUNOI shpreh krenarinë dhe respektin e saj për figurën e shquar të Dhimitër Anagnostit, birin e fshatit tonë dhe një nga emrat më të ndritur të artit dhe kulturës shqiptare.

Përmes krijimtarisë së tij si regjisor, skenarist dhe shkrimtar, ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në kinematografinë dhe letërsinë shqiptare, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në trashëgiminë kombëtare.

Filmat e tij të njohur, si “Përrallë nga e kaluara” dhe “Gjoleka, djali i Abazit”, mbeten vepra që pasqyrojnë vlerat, traditat dhe ndjeshmëritë e popullit tonë. Po ashtu, drama “Nata e trokitjeve në xhama” në teatër dhe librat e tij letrarë, përfshirë romanin “Koburja nga Evropa”, botuar fillimisht në vitin 2014 dhe ribotuar në vitin 2024, si dhe librin “Ulliri, pema e dhimbjes”, botuar në vitin 2019, dëshmojnë për gjerësinë dhe thellësinë e talentit të tij artistik.

Vlerësimi i tij është shpërblyer me tituj dhe dekorata të larta, si “Nderi i Kombit”, “Nderi i Qarkut të Vlorës”, dhe Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Në vitin 2023, Shoqata VUNOI pati nderin t’i akordojë titullin “Krenaria e Vunoit”, duke forcuar lidhjen e tij të veçantë me fshatin e lindjes.

Në këtë ditë të shënuar, Shoqata VUNOI shpreh mirënjohjen dhe respektin më të thellë për një personalitet të madh të artit dhe kulturës shqiptare, i cili vazhdon të jetë burim frymëzimi për brezat.

Me respekt,
Shoqata VUNOI

(Në foto: Era, Roza, Dhimitër, Luna Anagnosti)

Address

Fshati Vuno
Vuno

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata VUNOI posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Shoqata VUNOI:

Share