Eagles Sky

Eagles Sky http://eagles-sky.com Ju që jetoni në "Eagles Land", mirëseerdhët në "Eagles Sky"! Endërra e fluturimit ka lindur bashkë me njeriun. Kjo ishte legjenda.

S’ka asnjë njeri që mos të ketë ënderruar, në gjumë apo zgjuar, që të fluturojë. I pari njeri që u rrek të fluturonte ishte Ikarus. Dylli me të cilin kishte ngjitur krahët e sajuar me pendë shkriu nga rrezet e diellit. I pari që realizoi projekte inxhinjerike të denja për t’u përmendur është Leonardo Da Vinçi. Sajoji lloj-lloj pajisjesh, formulash, skicash e aparatesh. Arriti të realizonte prototi

pet e makinave fluturuese. Për shkak të teknologjisë së kohës, idetë e tij mundën të gjenin zbatim vetëm shumë shekuj më vonë. E famshme thënia e tij: "Kush arrin të fluturojë qoftë edhe vetëm një herë, ecën me vështrimin lart në qiell e me mendimin fiks kur do të kthehet përsëri atje". Është pikërisht ai babai i deltaplanit e parashutës së sotme. I pari objekt fluturues i ndërtuar nga njeriu është ballona e ndërtuar nga vëllezërit Montgolfier më 1783. Njerëzit e parë që fluturuan ishin vëllezërit Wright. Ishte viti 1903. Aeroplani i tyre i parë u quajt Flyer. Më pas erdhën parashutat e para dhe deltaplani. Ky i fundit u projektua nga Rogallo dhe ishte i pari mjet fluturimi i projektuar thjesht për qejf. Vonë, më 1978, francezët krijuan mjetin e ri struktura e të cilit, pas disa modifikimeve me 1985, nuk ka ndryshuar deri në ditët tona: parapente (mbrojtëse nga shpati). I njohur nëpër botë me shumë emra - parapente, paraglider, parapendio, apo thjesht velë - është sot mjeti fluturues më i lirë, më i përhapur e më i thjeshtë për t’u mësuar, ndërsa paragliding (fluturimi me velë) është tashmë një sport shumë popullor.

Address

Vlora

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Eagles Sky posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share