03/06/2026
🇦🇱 Aktiviteti fizik i rregullt, si ecja, çiklizmi apo sportet, sjell përfitime të mëdha në çdo moshë. Edhe ndryshime të vogla në përditshmëri mund të përmirësojnë shëndetin, duke ulur rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit, disa llojeve të kancerit dhe shumë problemeve të tjera shëndetësore. Me pak fjalë: të lëvizësh më shumë do të thotë të jetosh më mirë.
Infrastruktura e sigurt për ecjen dhe çiklizmin është gjithashtu thelbësore për krijimin e qyteteve më të shëndetshme. Siç thekson Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), lëvizja nuk është e dobishme vetëm për individët, por përbën një rrugë drejt barazisë, duke ofruar transport të përballueshëm dhe të aksesueshëm për të gjithë, ndërsa përmirëson cilësinë e ajrit dhe redukton emetimet.
Në këtë ditë, festojmë biçikletën: një mjet transporti të thjeshtë, të besueshëm dhe të qëndrueshëm, që kontribuon në ajër më të pastër, më pak trafik dhe akses më të mirë në shërbime thelbësore si arsimi dhe kujdesi shëndetësor. Promovimi i çiklizmit do të thotë të mbështesim një të ardhme më të shëndetshme, më gjithëpërfshirëse dhe në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Vlora ka bërë tashmë hapa të rëndësishëm përpara me rrjetin e saj të korsive të biçikletave, por ende ka hapësirë të konsiderueshme për përmirësim. Investimi në zgjerimin dhe përmirësimin e infrastrukturës për çiklizëm, si dhe në masa të mirëorientuara për menaxhimin e trafikut, mund ta bëjë qytetin edhe më të aksesueshëm dhe më të qëndrueshëm. Kjo do të sillte përfitime jo vetëm për çiklistët, por për të gjithë banorët, duke përmirësuar qarkullimin rrugor dhe cilësinë e ajrit.
Ndërsa qytetet vazhdojnë të rishikojnë mënyrat e mobilitetit urban, investimi në infrastrukturën e çiklizmit bëhet thelbësor për uljen e emetimeve, rritjen e sigurisë rrugore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
🇪🇺 Regular physical activity, such as walking, cycling, or playing sports, brings powerful benefits at every age. Even small daily changes can improve our health, reducing the risk of heart disease, diabetes, certain cancers, and more. Simply put: moving more means living better.
Safe infrastructure for walking and cycling is also key to creating healthier and more equal cities. As highlighted by the World Health Organization (WHO), active mobility is not just good for individuals - it’s a pathway to health equity, offering affordable and accessible transport for everyone while improving air quality and reducing emissions.
On this day, we celebrate bicycles: simple, reliable, and sustainable means of transportation that support cleaner air, less congestion, and greater access to essential services like education and healthcare. Promoting cycling means supporting a future that is healthier, more inclusive, and aligned with the Sustainable Development Goals.
Vlora has already made important progress with its network of cycle paths, but there is still significant room for improvement. Investing in the enhancement of cycling infrastructure and targeted traffic management measures could make the city even more accessible and sustainable, benefiting not only cyclists but all residents by improving overall traffic flow and quality of air.
As cities continue to rethink mobility, investing in cycling infrastructure becomes essential for reducing emissions, improving road safety, and enhancing quality of life.