07/10/2026
Në komunitet, për më shumë informim dhe mbështetje! 💙
Stafi i Qendrës së Shërbimeve Komunitare për Fëmijë me Aftësi të Kufizuara ka zhvilluar vizita në disa prej qendrave shëndetësore të qytetit, me qëllim informimin e profesionistëve dhe familjeve mbi shërbimet dhe mbështetjen që ofron Qendra jonë.
Gjatë këtyre vizitave u shpërndanë fletëpalosje informuese, duke synuar që informacioni mbi shërbimet tona të jetë sa më i aksesueshëm për fëmijët dhe familjet që kanë nevojë për mbështetje.
🤝 Bashkëpunimi me strukturat shëndetësore dhe komunitetin është një hap i rëndësishëm drejt identifikimit, orientimit dhe mbështetjes sa më të hershme të fëmijëve me aftësi të kufizuara.
💙 Së bashku, për një komunitet më gjithëpërfshirës dhe më mbështetës për çdo fëmijë!