10/10/2026
🌿 Eksploro Mallakastrën e Fshehur – Festojmë traditat, shijet dhe trashëgiminë kulturore!
Klasteri Kulturor i Prodhuesve Lokalë të Mallakastrës i udhehequr nga Auleda, mori pjesë në aktivitetin “Eksploro Mallakastrën e Fshehur”, duke promovuar pasurinë e traditave vendase, shijet autentike dhe trashëgiminë kulturore të zonës.
Nën udhëheqjen e partnerit tonë Agroturizëm Bylis, prodhuesit lokalë të Mallakastrës prezantuan produktet tradicionale, gatimet e shijshme të zonës dhe teknikat autentike të përpunimit të produkteve, duke ruajtur dhe përcjellë njohuritë e aftësitë e trashëguara brez pas brezi.
Këto arritje janë rezultat i 10 masterklasave të zhvilluara në kuadër të projektit Routes4Culture Mallakastër, ku 30 gra morën pjesë, duke forcuar kapacitetet e tyre për ruajtjen e traditave, zhvillimin e produkteve lokale dhe kthimin e aftësive të tyre në mundësi të reja ekonomike.
Përmes këtij aktiviteti, gratë dhe prodhuesit lokalë po e bëjnë identitetin autentik të Mallakastrës më të njohur për turistët vendas dhe të huaj, duke promovuar gastronominë tradicionale, turizmin kulturor dhe zhvillimin e qëndrueshëm rural.
✨ Çdo produkt tradicional rrëfen një histori. Çdo shije vendase ruan një trashëgimi. Çdo grua kontribuon në mbajtjen gjallë të traditave të Mallakastrës!
🌿 Explore the Hidden Mallakastër – Celebrating Local Traditions, Flavours and Cultural Heritage!
The Cultural Cluster of Mallakastër proudly participated in the event “Explore the Hidden Mallakastër,” showcasing the richness of local traditions, authentic flavours and cultural heritage.
Guided by our partner Agroturizëm Bylis, local producers from Mallakastër presented their traditional products, delicious local dishes and authentic food-processing techniques, preserving the knowledge and skills passed down through generations.
These achievements reflect the results of 10 masterclasses organised under the Routes4Culture Mallakastër project, in which 30 women participated, strengthening their capacities to preserve traditional practices, develop local products and transform their skills into new economic opportunities.
Through their participation, these women are bringing Mallakastër’s authentic identity closer to domestic and international tourists, promoting local gastronomy, cultural tourism and sustainable rural development.
✨ Every traditional product tells a story. Every local flavour preserves a heritage. Every woman contributes to keeping Mallakastër’s traditions alive!