Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center

Call Directions Contact the organization

Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center [email protected]
Pallati i Kulturës “Labëria”, Kati I, Vlore (AL)

Qendra Rinore e Vlorës e bazon aktivitetin e saj ne respektimin e Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe të lirive e të drejtave themelore të parashikuara në Kushtetutë, në respektimin e ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare të ratifikuara me ligj. Shoqata bazohet në parimet e drejtësisë dhe solidaritetit social dhe ekonomik, të pjesëmarrjes demokratike në jetën e komunitetit, të promovimit të të drejtave civile, shoqërore dhe njerëzore dhe në vullnetarizmin. Parimet themelore të shoqatës janë: Respektimi i dinjitetit njerëzor dhe solidariteti. Qendra Rinore e Vlorës ushtron veprimtarinë e saj në të mirë dhe interes të publikut, duke respektuar përkatësitë e ndryshme politike, fetare, gjinore, kulturore, të racës dhe kombësisë. Shoqata nuk ndjek qëllime propagandimi politik e fetar dhe ushtron veprimtarinë e saj në mënyrë të pavarur nga organet dhe interesat shtetërore. Misioni: Fuqizimi i komunitetit, kryesisht të të rinjve, nëpërmjet zbatimit të programeve të edukimit, ndërgjegjësimit dhe advokimit për promovimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe vullnetarizmit. Vizioni: Krijojmë liderat e së ardhmes në komunitet, agjentë të ndryshimit pozitiv dhe zhvillimit të vlerave demokratike. Qendra Rinore Vlorë punën e saj e ndan në disa sektorë të cilët janë:
Fushata dhe aktivitete që promovojnë pjesëmarrjen rinore ne vendimmarrje;
Fushata qe rrisin ndërgjegjen dhe aktivizimin qytetar;
Aktivitete për informim social, shëndetësor dhe edukues ndaj shtresave në rrezik;
Aktivitete mjedisore, sportive, kulturore;
Fushata promovuese dhe sensibilizuese;
Informim dhe orientim për të rinjtë mbi punësimin;
Ofrim shërbimesh rinore;
Lobim dhe krijim rrjetesh;
Lehtësim projektesh;

Je 15-29 vjeç dhe banon në Bashkinë Vlorë?Ky pyetësor është për ty. 👇Në kuadër të projektit “KVR dhe Rinia në Veprim për...
02/10/2026

Je 15-29 vjeç dhe banon në Bashkinë Vlorë?
Ky pyetësor është për ty. 👇

Në kuadër të projektit “KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë”, SHIS në partneritet me Qendrën Rinore të Vlorës (VYC), fton të rinjtë të ndajnë mendimet e tyre mbi nevojat, sfidat dhe prioritetet e rinisë në Vlorë.

Përgjigjet tuaja do të kontribuojnë në procesin e hartimit të Planit Lokal të Veprimit për Rininë 2026-2031, duke ndihmuar që prioritetet e të rinjve të reflektohen sa më mirë në planifikimin vendor.

🔒 Anonim
⏱️ 10–12 minuta
👉 Plotëso pyetësorin këtu: https://forms.gle/rttLT5xYFEGDG1h48

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



UNDP Albania
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
European Union in Albania
Bashkia Vlorë

Ky pyetësor realizohet në kuadër të projektit “KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë” dhe synon të identifikojë nevojat, problematikat dhe prioritetet e të rinjve të Bashkisë Vlorë. Pyetësori u drejtohet të rinjve të moshës 15–29 vjeç, banorë të Bashkisë Vlorë. M...

25/09/2026

📍 Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë - pesë fokus grupe për të dëgjuar nevojat dhe prioritetet e të rinjve.

Të rinj të moshës 15–29 vjeç ndanë përvojat dhe sfidat që hasin në komunitetet e tyre, diskutuan nevojat dhe propozuan ide për përmirësimin e mundësive dhe shërbimeve për rininë në Bashkinë Vlorë.

Mendimet dhe propozimet e mbledhura do të kontribuojnë në vlerësimin e nevojave të të rinjve dhe do të shërbejnë si bazë për hartimin e Planit Lokal Rinor të Bashkisë Vlorë.

🤝 Faleminderit të gjithë të rinjve që u përfshinë në diskutime dhe ndanë këndvështrimet e tyre!

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



UNDP Albania
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
European Union in Albania
Bashkia Vlorë

Sa i njeh te drejtat e tua? 🤔Ku mund te drejtohesh kur nje institucion nuk te jep informacion? Si funksionon nje konsult...
22/09/2026

Sa i njeh te drejtat e tua? 🤔

Ku mund te drejtohesh kur nje institucion nuk te jep informacion? Si funksionon nje konsultim publik? Cfare roli ka Keshilli Bashkiak? Si e dallon presionin apo dezinformimin gjate zgjedhjeve?

Per keto dhe shume pyetje te tjera kemi krijuar “Demokracia dhe Ti”.

Ne platforme kemi mbledhur informacion praktik, artikuj, infografika dhe quiz-e, te organizuara ne kater tema:

🔹 Te Drejtat e Qytetareve
🔹 Proceset Demokratike
🔹 Parimet e Demokracise
🔹 Te Rinjte dhe Zgjedhjet

Hyr, shfleto temat qe te interesojne dhe provo edhe quiz-et. 😊

👉 Informohu. Testo njohurite. Merr pjese.

🔗 https://popnetwork.al/demokracia-dhe-ti/

POP - Perballja e Ofertave Politike

Je 15-29 vjeç dhe banon në Bashkinë Vlorë?Ky pyetësor është për ty. 👇Në kuadër të projektit “KVR dhe Rinia në Veprim për...
04/09/2026

Je 15-29 vjeç dhe banon në Bashkinë Vlorë?
Ky pyetësor është për ty. 👇

Në kuadër të projektit “KVR dhe Rinia në Veprim për Planin Lokal Vlorë”, SHIS në partneritet me Qendrën Rinore të Vlorës (VYC), fton të rinjtë të ndajnë mendimet e tyre mbi nevojat, sfidat dhe prioritetet e rinisë në Vlorë.

Përgjigjet tuaja do të kontribuojnë në procesin e hartimit të Planit Lokal të Veprimit për Rininë 2026-2031, duke ndihmuar që prioritetet e të rinjve të reflektohen sa më mirë në planifikimin vendor.

🔒 Anonim
⏱️ 10–12 minuta
👉 Plotëso pyetësorin këtu: https://forms.gle/rttLT5xYFEGDG1h48

Programi Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor 3 – ReLOaD3, financohet nga 🇪🇺 Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).



UNDP Albania
Regional Programme on Local Democracy in the Western Balkans
European Union in Albania
Bashkia Vlorë

Sot ishim pranë Qendrës së Zhvillimit të Bashkisë Vlorë dhe ishte një ditë që na mbeti në zemër.Kaluam kohë me të rinj d...
12/08/2026

Sot ishim pranë Qendrës së Zhvillimit të Bashkisë Vlorë dhe ishte një ditë që na mbeti në zemër.

Kaluam kohë me të rinj dhe fëmijë me aftësi ndryshe, buzëqeshje të sinqerta, biseda të thjeshta, momente krijimtarie që flasin më shumë se çdo fjalë. Dita Ndërkombëtare e Rinisë nuk u shënua me deklarata, por me praninë tonë aty, pranë tyre.

Tema e këtij viti, "Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta", u ndje e vërtetë sot. Pavarësisht se jetojmë realitete të ndryshme, të gjithë duam të njëjtën gjë, të ndihemi pjesë, të respektohemi, dhe të kemi një të ardhme më të mirë.

Faleminderit Qendrës së Zhvillimit të Bashkisë Vlorë për mikpritjen e ngrohtë dhe për punën e madhe që bëjnë çdo ditë, në heshtje, me këta të rinj të mrekullueshëm. 💜
Bashkia Vlorë
Qendra Kulturore Vlorë
Vendor I Rinise Bashkia Vlore
Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë
Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center
Qendra e Zhvillimit për Persona me Aftësi të Kufizuar Vlorë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë 2026"Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta", është tema e Ditës Ndërkombëtare të Ri...
12/08/2026

Dita Ndërkombëtare e Rinisë 2026

"Kontekste të ndryshme, aspirata të përbashkëta", është tema e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, që ka si mesazh mënyrën si të rinjtë, pavarësisht realiteteve të ndryshme lokale, ndajnë të njëjta aspirata për mirëqenien, arsimin, punën e denjë, pjesëmarrjen dhe dinjitet për një të ardhme të qendrueshme.

Në këtë ditë të veçantë, institucionet që punojnë me dhe për rininë në Vlorë u mblodhën së bashku për të diskutuar shërbimet shëndetësore, ndihmën ligjore, përfaqësimin rinor dhe kohën e lirë për të rinjtë e qytetit.

Në këtë ditë ne festojmë lidhjet që sjellin të rinjtë më afër njëri-tjetrit dhe zbulojnë prespektiva të reja që sfidojnë realitete të ndryshme që u përkasin.

Së bashku për të rinjtë e Vlorës! 💪🇦🇱



🤝 Pjesëmarrës:
Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center Këshilli Vendor i Rinisë Vlorë Qendra Aulona, DROSHKSH Vlorë, Ndihma Juridike Vlore, Biblioteka Publike "Shevqet Musaraj" Vlore, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Vlorë

📢 Reforma Administrativo-Territoriale drejt hapave të rinj: Nga 61 në 46 bashki?Ditën e sotme është bërë publik propozim...
31/07/2026

📢 Reforma Administrativo-Territoriale drejt hapave të rinj: Nga 61 në 46 bashki?

Ditën e sotme është bërë publik propozimi i ri lidhur me Reformën Administrativo-Territoriale, i cili parashikon riorganizimin e hartës vendore dhe rikonfigurimin e bashkive në vend.

Organizatat anëtare të Rrjetit POP, prej muajsh kanë ndjekur me vëmendje të veçantë këtë proces jetik për qeverisjen vendore. Përmes konsultimeve me komunitetet në 10 bashki, tryezave të dialogut dhe analizave strukturore, Rrjeti POP ka hartuar dhe dërguar pranë institucioneve përgjegjëse Dokumentin e Politikave me Rekomandimet Kryesore për Reformën Territoriale, ku theksohet se çdo riorganizim duhet të garantojë:

🔹 Decentralizim real dhe autonomi vendore: Çdo ndryshim i kufijve administrative duhet të shoqërohet me fuqizim financiar dhe administrativ të njësive vendore, duke siguruar që shërbimet publike bazë të mbeten të arritshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët, veçanërisht në zonat rurale.
🔹 Gjithëpërfshirje dhe Konsultim Publik Substancial: Përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve, grave, të rinjve dhe grupeve vulnerabël në çdo etapë të vendimmarrjes, sipas standardeve të ligjit për njoftimin dhe konsultimin publik.
🔹 Përfaqësim të barabartë demokratik: Ruajtjen e mekanizmave të llogaridhënies në nivel lokal dhe përfaqësimin e drejtë të të gjitha komuniteteve në Këshillat Bashkiakë të rikonfiguruar.
🔹 Llogaridhënie përmes Kontratave Sociale: Përmbushjen e prioriteteve të kontraktuara me komunitetin dhe garantimin e transparencës në alokimin e buxheteve vendore.

Platforma POP do të vijojë të monitorojë me përkushtim debatin parlamentar dhe hapat e mëtejshëm, duke advokuar që zëri i qytetarëve të jetë në qendër të çdo reforme.

🔗 Lexoni njoftimin këtu:

https://ata.gov.al/2026/07/30/propozimi-i-ps-se-per-reformen-administrativo-territoriale-nga-61-ne-46-bashki/


POP - Perballja e Ofertave Politike
Gender Alliance for Development Center (GADC)

ATSH është e vetmja agjenci zyrtare multimediale e lajmeve në Shqipëri. Prezente me lajmet e saj në agjencitë më të mëdha të botës, ATSH ka filluar të funksionojë menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë, më 28/12/1912. ATSH ka marrëdhënie kontraktuale me AFP, DPA, ANSA, HSINHUA, A...

Sot vazhduam në Tiranë ciklin e trajnimeve mbi aftësitë digjitale dhe platformën "Integrity Desk Albania", me pjesëmarrj...
24/07/2026

Sot vazhduam në Tiranë ciklin e trajnimeve mbi aftësitë digjitale dhe platformën "Integrity Desk Albania", me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile.

Fokusi mbeti i njëjtë: si të lundrojmë me siguri në hapësirën digjitale kur bëhet fjalë për të mbrojtur integritetin qytetar, dhe si të përdorim platformën "Integrity Desk Albania" për të raportuar shqetësime lidhur me korrupsionin, mungesën e transparencës apo abuzimin institucional.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të diskutojnë hapur dhe të ndajnë përvoja konkrete nga realiteti i tyre, duke sjellë shembuj praktikë të rasteve që mund të raportohen përmes platformës. Sikurse në Vlorë, vëmendje e veçantë iu kushtua aksesueshmërisë, në mënyrë që çdo qytetar, pavarësisht aftësive, të ketë mundësinë e njëjtë për t'u dëgjuar.

Platforma Integrity Desk Albania është e aksesueshme në: www.integritydeskalbania.al

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Avokim për të luftuar korrupsionin që lidhet me aksesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht për të rinjtë dhe vajzat e gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri", zbatuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Fshdpak Adrf, në partneritet me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center.

📍 Në Vlorë, ku po vazhdon cikli i trajnimeve për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara d...
23/07/2026

📍 Në Vlorë, ku po vazhdon cikli i trajnimeve për mbrojtjen e të drejtave zgjedhore të personave me aftësi të kufizuara dhe parandalimin e korrupsionit zgjedhor.

Nga një qytet në tjetrin, po ndërtojmë një dialog që vendos në qendër përvojën e vetë personave me aftësi të kufizuara, sepse proceset zgjedhore mund të jenë vërtet gjithëpërfshirëse vetëm kur secili ka mundësi të informohet, të marrë pjesë dhe të ushtrojë të drejtën e votës në mënyrë të lirë, të pavarur dhe pa pengesa.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për kontributin, diskutimet dhe angazhimin e tyre.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të projektit "Avokim për të luftuar korrupsionin që lidhet me aksesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht për të rinjtë dhe vajzat e gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri", i zbatuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara (FSHDPAK) Fshdpak Adrf në partneritet me Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center

📌 Në vijim të angazhimit për zgjedhje me integritet dhe pjesëmarrje të barabartë, ju ftojmë të njiheni edhe me platformën Integrity Desk Albania, një mekanizëm i pavarur i krijuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Rrjetin Antikorrupsion.

Përmes platformës, qytetarët dhe organizatat mund të:
• raportojnë raste të korrupsionit, mungesës së transparencës apo abuzimit institucional;
• kërkojnë këshillim dhe ndihmë ligjore parësore falas;
• aksesojnë informacion dhe burime mbi integritetin publik.

🔗 Platforma është e aksesueshme në: www.integritydeskalbania.al

Dje, në Vlorë, zhvilluam një trajnim me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësuesve të organizatav...
22/07/2026

Dje, në Vlorë, zhvilluam një trajnim me pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuara dhe përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, me fokus forcimin e integritetit zgjedhor dhe qytetar përmes aftësive digjitale.

Në pjesën e parë u trajtuan aftësitë digjitale për integritetin zgjedhor: higjena digjitale, dokumentimi i provave, ruajtja e provave dhe privatësia, si dhe kalimi nga fakti te raportimi.

Në pjesën e dytë, pjesëmarrësit u njohën me platformën "Integrity Desk Albania", krijuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit në bashkëpunim me Rrjetin Antikorrupsion, si një mekanizëm i pavarur që u vjen në ndihmë qytetarëve dhe organizatave për:

Raportimin e korrupsionit, mungesës së transparencës apo abuzimit institucional
Kërkimin e këshillimit dhe ndihmës ligjore parësore falas
Aksesimin e informacionit dhe burimeve mbi integritetin publik

Vëmendje e veçantë iu kushtua aksesueshmërisë së platformës për persona me aftësi të kufizuara në shikim apo lëvizje, për të garantuar që çdo qytetar të ketë një zë të barabartë në denoncimin e problematikave.

Platforma është e aksesueshme në: www.integritydeskalbania.al

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit "Avokim për të luftuar korrupsionin që lidhet me aksesin zgjedhor për personat me aftësi të kufizuara, veçanërisht për të rinjtë dhe vajzat e gratë me aftësi të kufizuara në Shqipëri", zbatuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara Fshdpak Adrf, në partneritet me Qendrën Aleanca Gjinore për Zhvillim Gender Alliance for Development Center (GADC) dhe Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center.

Address

Pallati I Kulturës “Labëria”, Kati I, Perballe Hyrjes Se Portit Detar
Vlorë
9404

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+35533203064

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Rinore e Vlores / Vlora Youth Center:

Shortcuts

Share