02/10/2026
Sot, në ambientet e Qendrës Sociale “Besa”, patëm kënaqësinë të mirëprisnim Zotin Bibe Vatnikaj, i cili dhuroi ushqime dhe pije të ndryshme për të moshuarit tanë.
E falënderojmë sinqerisht për bujarinë dhe kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të të moshuarve. Gjeste të tilla solidariteti dhe humanizmi sjellin gëzim e ngrohtësi dhe janë një shembull i bukur i kujdesit ndaj tyre.