Veprimi Qytetar

Veprimi Qytetar Veprimi Qytetar eshte nje iniciative e qytetareve ne funksion te realizimit te nje Demokracie Funksionale ne Shqiperi

PS-PD BIEN DAKORT TE SHTYJNE AFATIN E REFORMES ZGJEDHORE!Zakoni nuk vdes - sepse kur ulesh ne tavoline dhe je ne konflik...
15/07/2026

PS-PD BIEN DAKORT TE SHTYJNE AFATIN E REFORMES ZGJEDHORE!

Zakoni nuk vdes - sepse kur ulesh ne tavoline dhe je ne konflikt interesi, sigurisht qe as nuk do ti hapesh udhe tjetrit, as do kesh produkt vertet te reformuar dhe cilesor!

Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore ka bërë kërkesë Kuvendit për shtyrjen e afatit të punimeve deri në datën 30 nëntor 2026

DO TA SHOHIM! DITET PARA I KEMI!
03/07/2026

DO TA SHOHIM! DITET PARA I KEMI!

A po e fusin protestën në një rruge pa dalje?

Protesta po shkon fiks aty ku dëshiron qeveria!
-Më agresive!
-Më e paktë në numër!
-Më përjashtuese!
-Më e varfër në përmbajtje!
-Më e varfër në simbolikë dhe meme pikante!

Ka disa gjëra që duhen ditur:

-Qeveria nuk ka frikë nga protestat e dhunshme. Përkundrazi, atë dëshiron, që të ketë një arsye më shumë për ta sulmuar. I ka provuar PD-ja edhe me zjarr, edhe me gurë. ZERO rezultat. Qeverinë e trembin gratë me karrocat e bebeve dhe fëmijët që pikturojnë në shesh. E tremb ironia dhe tallja publike, delegjitimimi publik, edhe ndërkombëtar.

-Tendenca për të përjashtuar çdo individ politik apo drejtues të partive politike, të vogla apo të mëdha, është vetëvrasje për protestën.

Nuk e di nëse qeveria ka infiltruar njerëzit e saj dhe tashmë ata kanë marrë drejtimin e turmës, duke e udhëhequr drejt një rruge ku nuk ka dalje, apo “grupi i koordinatorëve” vërtet është në delir dhe mendon se mund të bëjë një parti të re, e cila mund të marrë pushtetin dhe të bëjë revolucionin e ëndërruar.

E kam thënë që në fillim: Protesta nuk ka mendim politik, edhe pse kërkesat e saj janë thellësisht politike.

Frika se mos i marrin autorësinë, bëri që “tribuna” dhe mikrofoni, të mos hapej për intelektualë që mund të kishin kurajën të ngrinin kokën, duke ia rritur peshën lëvizjes.

E vetmja mundësi që kanë të rinjtë protestues, për të pastruar politikën, nuk është të pastrojnë protestën nga politika, por të ndikojnë për të realizuar një reformë të thellë zgjedhore, për ti kthyer shqiptarëve “armën” e VOTËS së LIRË, pastaj është vota që e bën pastrimin.

Nëse nuk kanë të qartë objektivat politikë, “koordinatorët” do të kishin bërë mirë të negocionin kërkesa konkrete si: Shfuqizimi i ligjit për Zona e Mbrojtura, apo ligjit për Investimet Strategjike, i cili vetëm dy ditë më parë e dhuroi një copë Shqipërie një biznesmeni të klanit qeveritar.

Nëse vazhdohet kështu, besoj se qeveria pushimet e gushtit do ti kalojë e qetë!

PROFESOR KRISTAQ KUME:PROTESTA QYTETATE DHE REFORMA ZGJEFHORE
18/06/2026

PROFESOR KRISTAQ KUME:
PROTESTA QYTETATE DHE REFORMA ZGJEFHORE

Prof. Dr. Kristaq Kume Nder i Kombit Protestat qytetare që po zhvillohen shënojnë një moment të rëndësishëm në marrëdhënien mes qytetarit dhe politikës. Ato përveç se janë shprehje e pakënaqësisë dhe reagimit të qytetarve ndaj menyrës së qeverisjes aktuale dhe ndaj establishment...

KQZ MIRATON KERKESEN E VEPRIMIT QYTETAR
15/06/2026

KQZ MIRATON KERKESEN E VEPRIMIT QYTETAR

NE KQZ, PER DRAFTIN E VEPRIMIT QYTETAR!Sot KQZ shqyrrton kerkesen e Veprimit Qytetar per pajisjen me fleten tip per te m...
15/06/2026

NE KQZ, PER DRAFTIN E VEPRIMIT QYTETAR!

Sot KQZ shqyrrton kerkesen e Veprimit Qytetar per pajisjen me fleten tip per te mbledhur 20000 nenshkrime nga qytetaret per nismen ligjvenese te zgjedhesve ne Republiken e Shqiperise si dhe propozimet e Veprimit Qytetar per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor.

10/06/2026

SQARIM PER MIQTE DHE ARMIQTE E PROTESTES!

Miq te nderuar,

Nuk jane te pakte ata qe jane shprehur ne mbeshtetje te kesaj nisme ligjvenese qe duam te realizojme, se bashku me te pakten 20.000 nga ju, per te bere ndryshime ne Kodin Zgjedhor.

Ndryshimet qe propozojme vleresojme se do te krijojne kushte me te mira se ato te sotmet qe jane te fiksuara ne Kodin Zgjedhor aktual, per gjithe ne, qytetaret e ketij vendi. Te cilet, te jene ata qe te vendosin, permes votes sone, kush do te na perfaqesoje dhe do te na qeverise.

Drafti qe kemi hartuar eshte rezultat i nje pune te nisur rreth 5-6 muaj me pare. Emeruesi i perbashket qe lidh Protesten qe po zhvillohet me iniciativen e Veprimit Qytetar per ndryshimet ne Kodin Zgjedhor eshte QYTETARI.

Ne proteste, sot Qytetaret po kerkojne doreheqjen e Edi Rames.
Ne draftin e Kodit te Ri Zgjedhor te depozituar ne KQZ, 20,000 qytetare do te shprehin deshiren e tyre per nje sistem zgjedhor te drejte, rezultatet e te cilit te reflektojne deshiren dhe vullnetin e qytetareve votues!

Ne, grupi qe kemi paraqitur kerkesen ne KQZ per te filluar procesin e grumbullimit te firmave mbeshtetëse, qe ligji na emerton KOMITETI PERFAQESUES i NISMES, nuk jemi dhe nuk ka asnje arsye te gjykohemi se po synojme te "kapim" protesten!

Ne mbeshtesim dhe pershendesim protesten, por ne asnje rast, dhe per asnje arsye, Veprimi Qytetar, nuk do ti fute protestes "Shkopinj ne Rrota", duke e "kapur ate" si thone disa. Te cilet, ne rastin me te mire, nuk mendohen shume kur flasin, ne rastin me te keq, shpikin konspiracione me synimin per te minuar, diskredituar, dhe sabotuar vete protesten.

Ajo qe Veprimi Qytetar po ben, eshte zbatimi i te drejtes kushtetuese qe kemi si qytetare te ketij vendi per te paraqitur ne Kuvend projekt ligj. Gje qe per tu realizuar, kerkon te behemi bashke te pakten 20000 zgjedhes!

Prandaj, ne rrugen e nisur nga Veprimi Qytetar shume kohe perpara protestes, ne ftojme te behen bashke me ne cdo qytetar qe e vlerëson se duhet me patjeter te ndryshohet ligji zgjedhor si kushti i pare dhe i rendesishem per te realizuar zgjedhje demokratike.

Ne ftojme te gjithe qytetaret qe protesojne te behen pjese e kesaj nisme, duke firmosur si mbeshtetes te nismes.

Ketu fillon dhe ketu mbaron edhe pikeprerja e punes mes Veprimit Qytetar, qe ka marre persiper te beje Komititetin Perfaqesues te nismes ligjevenese, dhe Protestes se qytetareve pjesemarres ne te!

PER SISTEM ZGJEDHOR PER QYTETARET!Veprimi Qytetar, depozitoi sot prane KQZ propozim per ndryshim te KODIT ZGJEDHOR duke ...
09/06/2026

PER SISTEM ZGJEDHOR PER QYTETARET!

Veprimi Qytetar, depozitoi sot prane KQZ propozim per ndryshim te KODIT ZGJEDHOR duke fuqizuar zerin e qytetareve ne zgjedhje!

Keto ndryshime, te permbledhura ne draftin e paraqitur sot prane KQZ, marrin shtyse nga qytetaret e thjeshte, shprehin vullnetin e tyre per demokraci funksionale, zgjedhje te lira, te ndershme, te barabarta.

Listat qytetare per grupimet qe duan te garojne te pavarura nga partite politike, lista te hapura, gjithpershfirje, depolitizim i administrates zgjedhore, kontroll i shtuar i financimeve dhe procesit zgjedhor, per nje gare te drejte dhe te barabarte per te gjithe qytetaret!

Ky eshte vetem hapi i pare i perpjekjeve per ti rikthyer qytetarit zerin dhe dinjitetin!

IDE PER REFORMEN ZGJEDHORE NGA ANDI TEPELENA
15/05/2026

IDE PER REFORMEN ZGJEDHORE NGA ANDI TEPELENA

kombëtarEkrem Spahiu, bashkëkryetar i LZHK-së tha në studion e MCN Informacion se sistemi proporcional kombëtar do të ishte ideal për vendin tonë së bashku m...

REFORME ZGJEDHORE PER PARTITE? APO PER QYTETARIN?
27/04/2026

REFORME ZGJEDHORE PER PARTITE? APO PER QYTETARIN?

Prof.Dr. Kristaq Kume “Nder i Kombit” Reforma zgjedhore nuk duhet të jetë një ushtrim aritmetik apo një marrëveshje e ngushtë politike. Për këtë arsye, zgjedhja e sistemit duhet të bëhet me kujdes, me transparencë dhe nëpërmjet një debati të gjerë publik. Demokracia nuk matet ve...

Address

Rruga Sokrat Mosko
Tirana
1027

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Veprimi Qytetar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share