Fundjavë Ndryshe

Call Directions Website Contact the organization

Fundjavë Ndryshe Fundjavë Ndryshe është nisma më e madhe vullnetare e bamirësisë në Shqipëri, e dedikuar për të ndihmuar njerëzit në nevojë në të gjithë vendin.
(1835)

Solidaritet në veprim. Çdo ditë pranë familjeve në nevojë, duke kthyer ndihmën në shpresë dhe humanizmin në forcë reale për një Shqipëri më të drejtë dhe më njerëzore. Themeluar në tetor 2015 nga Arbër Hajdari, kjo organizatë ka ndihmuar në mënyrë të konsiderueshme shumë familje të varfra, duke u ofruar atyre mbështetje në fusha të ndryshme jetësore. Misioni i Fondacionit Fundjavë Ndryshe është lufta kundër varfërisë përmes zhvillimit të komunitetit dhe integrimit social të individëve në shoqëri. Kjo arrihet duke u fokusuar në mbështetje ekonomike, shëndetësore dhe psikologjike për ata që janë në nevojë. Organizata funksionon në tetë rrethet më të varfra të Shqipërisë dhe gjithashtu operon në zonat rurale ku nevoja për ndihmë është më urgjente. Aktivitetet Kryesore:

Ndihma Ushqimore: Shpërndarja e ushqimit dhe ndihmave bazë për familjet në nevojë. Trajtimet Mjekësore: Ofrimi i kontrolleve shëndetësore falas, trajtimeve mjekësore dhe mbështetjes për operacione të ndërlikuara në bashkëpunim me spitale brenda dhe jashtë vendit. Edukimi: Mbështetja e të rinjve përmes shpërndarjes së bursave, materialeve shkollore dhe ofrimit të kurseve të ndryshme edukative. Strehimi: Ndërtimi dhe rindërtimi i shtëpive për familjet që janë prekur nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera. Projekte Sociale: Krijimi i qendrave të solidaritetit dhe projekteve të tjera sociale për të ndihmuar komunitetin. Fondacioni mbështetet nga një rrjet i gjerë donatorësh dhe vullnetarësh, duke përfshirë mbi 11 mijë vullnetarë aktivë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këta individë dhe organizata partnere kontribuojnë në përpjekjet e fondacionit për të ndryshuar jetën e njerëzve në nevojë. Motoja e Fondacionit është: "Bamirësia nuk të varfëron", një thirrje për të gjithë që të ndihmojnë në përpjekjet humanitare dhe të kontribuojnë për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë. Nëpërmjet bashkëpunimit dhe mbështetjes së përbashkët, Fundjavë Ndryshe synon të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë njerëzit në nevojë, duke i ndihmuar ata të dalin nga varfëria dhe të integrohen plotësisht në shoqëri. Fundjavë Ndryshe is the largest volunteer-based charity initiative in Albania, dedicated to helping people in need across the country. Founded in October 2015 by Arbër Hajdari, the organization has significantly improved the lives of many underprivileged families through a variety of support services. Mission: The mission of Fundjavë Ndryshe is to fight poverty through community development and social integration. This is achieved by providing economic, health, and psychological support to those in need. The organization operates in the eight poorest districts of Albania, as well as in rural areas where assistance is most critical. Key Activities:

Food Aid: Distribution of food and basic necessities to families in need. Medical Treatments: Offering free health check-ups, medical treatments, and support for complex surgeries in collaboration with hospitals both domestically and abroad. Education: Supporting young people through scholarships, school supplies, and various educational courses. Housing: Building and reconstructing homes for families affected by natural disasters and other crises. Social Projects: Creating solidarity centers and other social initiatives to support the community. The foundation is supported by a vast network of donors and volunteers, including over 11,000 active volunteers within and outside Albania. These individuals and partner organizations contribute to the foundation's efforts to change the lives of those in need. Motto: The foundation's motto is "Charity does not impoverish you", encouraging everyone to participate in humanitarian efforts and contribute to a fairer and more equitable society. Through collective support and collaboration, Fundjavë Ndryshe aims to build a better future for all those in need, helping them escape poverty and fully integrate into society.

13/10/2026

📍 Librazhd,

Një tjetër ditë në shërbim të familjeve në nevojë!

Pako ushqimore, produkte higjienike dhe veshmbathje për familjet që përballen me vështirësi ekonomike.

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

24/09/2026

📌 Sot jemi në Elbasan!

Vijojmë të jemi pranë familjeve në nevojë, me shpërndarjen e pakove ushqimore dhe veshmbathjeve.

Falë çdo zemre bamirëse që na mbështet, ndihma shkon aty ku ka më shumë nevojë. ❤️

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

🏫 Dita e parë e shkollës 👩‍🏫Edhe këtë vit, “Fundjavë Ndryshe” do të jetë pranë fëmijëve nga familjet me vështirësi ekono...
14/09/2026

🏫 Dita e parë e shkollës 👩‍🏫

Edhe këtë vit, “Fundjavë Ndryshe” do të jetë pranë fëmijëve nga familjet me vështirësi ekonomike. Për të dhjetin vit radhazi, shpërndamë falas çanta 🎒 dhe mjete shkollore ✏️📒, që çdo fëmijë ta nisë shkollën me gjithçka që i nevojitet.

U urojmë të gjithë fëmijëve një vit të mbarë shkollor! 🌟

02/09/2026

Çdo ditë është një mundësi për të bërë mirë, ndaj “Fundjavë Ndryshe” vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë, duke i mbështetur vazhdimisht për t’ua lehtësuar sadopak situatën ku ndodhen.

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

25/08/2026

📍 Rrogozhinë,

Në terren, pranë familjeve që përballen me varfërinë ekstreme. Jemi të pranishëm duke ofruar mbështetje periodike me ushqime 📦, produkte higjienike 🧴 dhe veshmbathje 👕.

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

20/08/2026

Nga errësira në dritë. 🕯️➡️☀️ U nisëm drejt Kurtezit, një fshat i largët i Kolonjës, rreth 7 orë larg Tiranës, për të takuar një familje që jetonte në vështirësi shumë të mëdha ekonomike dhe në kushte tepër të rënda. Aty takuam Andrën dhe Denisën, dy vajza që, përveç vështirësive të jetës, mbajnë edhe dhimbjen e humbjes së babait të tyre. 🕊️ Pranë tyre është edhe gjyshja, nëna e tij, një nënë e vuajtur dhe zemërthyer nga humbja e të birit. 💔 Pikërisht aty, në shtëpinë e vjetër ku kjo familje kishte kaluar kaq shumë ditë të vështira, u dhamë lajmin se kishim blerë një shtëpi për ta. 🏡 Më pas u nisëm së bashku drejt Ersekës, për të parë shtëpinë e tyre të re. Por ajo që nuk dinim as ne, e bëri këtë histori shumë më të fortë. Pronari i shtëpisë na tregoi se babai i Andrës dhe Denisës, sa ishte gjallë, kishte ardhur pikërisht aty dhe kishte kërkuar ta blinte atë shtëpi me këste, me dëshirën për t’i siguruar familjes së tij një jetë më të mirë. Nuk arriti dot… Ne, pa ditur asgjë nga kjo histori, kishim blerë pikërisht shtëpinë që ai kishte zgjedhur për familjen e tij. 🙏 Kur e mësuam, emocionet ishin të jashtëzakonshme. Në atë moment kuptuam se nuk po dorëzonim vetëm çelësat e një shtëpie të re. 🔑 Po çonim në vend amanetin e një babai. Andra dhe Denisa sot hyjnë në shtëpinë që babai i tyre kishte ëndërruar për to, ndërsa një nënë sheh të realizohet dëshira që i biri nuk pati mundësi ta çonte deri në fund. 🥺❤️ Faleminderit nga zemra çdo shqiptari që ka dhuruar, që ka besuar dhe që është bërë pjesë e këtyre historive. 🇦🇱 Mirënjohje e veçantë për dy shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe që me kontributin e tyre ndihmuan që kjo familje të ketë sot një shtëpi të re. 🌍❤️ Edhe pse larg atdheut, zemrën e kishin pranë kësaj familjeje. Kjo është forca e shqiptarëve kur bëhemi bashkë. 🤝❤️ Nga errësira në dritë, nga një ëndërr e mbetur përgjysmë, në një amanet të çuar në vend. 🕊️🏡 Shpërndajeni këtë video që kjo histori të shkojë sa më larg. 🙏 Zoti i bekoftë të gjithë ata që ndihmuan dhe këtë familje në shtëpinë e tyre të re. ❤️🏡

12/08/2026

📍Tiranë ,

Vijojmë të jemi cdo ditë pranë familjeve që përballen me vështirësi ekonomike, duke ofruar mbështetje periodike nëpërmjet pakove ushqimore, produkteve higjienike dhe veshmbathjeve.

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

25/07/2026

📍Mirditë,

Sot udhëtuam drejt disa prej fshatrave më të varfër të Mirditës, për të qenë pranë familjeve që çdo ditë përballen me vështirësi ekonomike dhe sociale. Çdo derë ku trokasim dhe çdo ndihmë që ofrojmë na kujton se, së bashku, mund të bëjmë një ndryshim të vërtetë.

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

11/07/2026

Çdo ditë është një mundësi për të bërë mirë, ndaj “Fundjavë Ndryshe” vazhdon të jetë pranë familjeve në nevojë, duke i mbështetur vazhdimisht
për t’ua lehtësuar sadopak situatën ku ndodhen.

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

04/07/2026

📍Durrës,

Vijojmë me aktivitetet periodike 🗓️ të shpërndarjes së ndihmave 📦 në familjet në nevojë. Çdo derë që trokasim na kujton se solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin duhet të jetë gjithmonë!

Për të kontribuar në këtë link ;
https://www.paypal.com/donate?hosted_button_id=4WVLREEXKTMFW

“Bamirësia nuk të varfëron” 🤲

Address

Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Fundjavë Ndryshe posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Fundjavë Ndryshe:

Shortcuts

Share