Cultur-AL Project

Call Directions Website

Cultur-AL Project Projekti “Cultur-AL” financohet nga Bashkimi Evropian. As Bashkimi Evropian dhe as EACEA nuk mbajnë përgjegjësi për këto përmbajtje.

“Cultur-AL”: fuqizim i shoqërisë civile për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore 🇪🇺 Mbështetur nga BE | Zbatues: National Center for Community Services & Artivista | 1.12.2024 – 30.11.2027 Projekti “Cultur-AL” është një nismë trevjeçare e mbështetur financiarisht nga Bashkimi Evropian, e zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (National Center for Community Services) dhe Qendra Artivista.

“Cultur-AL” synon fuqizimin e organizatave të shoqërisë civile në Shqipëri për të luajtur një rol kyç në reformat e politikave kulturore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe promovimin e nismave advokuese.

📅Periudha e zbatimit: 1 dhjetor 2024 – 30 nëntor 2027. Mendimet dhe opinionet e shprehura janë vetëm të autorëve dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht ato të Bashkimit Evropian apo të Agjencisë Ekzekutive Evropiane për Arsim dhe Kulturë (EACEA).

Sot është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore: një ditë që bën thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë sonë.
29/09/2026

Sot është Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore: një ditë që bën thirrje për mbrojtjen e trashëgimisë sonë.

Ruajtja e trashëgimisë kulturore: Rrjeti Cultur-AL inkurajon institucionet të përmirësojnë mekanizmat e identifikimit dh...
29/09/2026

Ruajtja e trashëgimisë kulturore: Rrjeti Cultur-AL inkurajon institucionet të përmirësojnë mekanizmat e identifikimit dhe regjistrimit

Në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, 17 organizata të rrjetit Cultur-AL sjellin në vëmendjen nevojën për përmirësimin e mënyrave të identifikimit dhe dokumentimit të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Sot, identifikimi, dokumentimi dhe sistematizimi i kësaj trashëgimie varet në masë të madhe nga nismat e aktorëve lokalë, studiuesve, organizatave dhe projekteve të përkohshme. Kjo rrit rrezikun që elemente me vlerë të mos identifikohen dhe dokumentohen në kohë dhe, për rrjedhojë, të mos përfshihen në proceset e regjistrimit dhe mbrojtjes përpara se të rrezikojnë të humbasin.

Përmes rekomandimeve të paraqitura në kuadër të projektit “Forcimi i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale të udhëhequr nga komuniteti”, të zbatuar nga POEC, rrjeti Cultur-AL mbështet një qasje më aktive, ku sinjalet nga komunitetet mund të shërbejnë si pikënisje për veprim institucional, ekspertizë dhe verifikim në terren.

Lexoni newsletter-in e plotë për të mësuar më shumë mbi gjetjet nga Guri i Bardhë dhe rekomandimet për përmirësimin e mekanizmave të identifikimit dhe regjistrimit të trashëgimisë kulturore jomateriale.

Projekti Cultur-AL zbatohet nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare dhe Qendra Artivista, me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Fakti që identifikimi, dokumentimi dhe sistematizimi i trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë varet në masë të...
29/09/2026

Fakti që identifikimi, dokumentimi dhe sistematizimi i trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë varet në masë të madhe nga nismat e aktorëve lokalë, studiuesve, organizatave apo projekteve të përkohshme rrit rrezikun që elemente të trashëgimisë kulturore të mos identifikohen dhe dokumentohen në kohë.

Si rezultat, elemente me vlerë mund të mos përfshihen në proceset e regjistrimit dhe mbrojtjes përpara se të rrezikojnë të humbasin.

Organizatat e rrjetit Cultur-AL mbështesin sugjerimet për ndryshimet në identifikim dhe regjistrimin e këtyre elementeve.

Fakti që identifikimi, dokumentimi dhe sistematizimi i trashëgimisë kulturore jomateriale të Shqipërisë varet në masë të madhe nga nismat e aktorëve lokalë, studiuesve, organizatave apo projekteve …

Një nismë që po mbështetet nga Projekti CULTURAL!Si mund të përdoret teknologjia për të monitoruar dhe mbrojtur trashëgi...
14/09/2026

Një nismë që po mbështetet nga Projekti CULTURAL!

Si mund të përdoret teknologjia për të monitoruar dhe mbrojtur trashëgiminë tonë?

Projekti “Skywatch Heritage”, i zbatuar nga North Green Association, po u jep të rinjve mundësinë të eksplorojnë mënyra të reja për vëzhgimin dhe dokumentimin e siteve të trashëgimisë kulturore përmes monitorimit në terren dhe monitorimit alternativ me dron.
Më 14 gusht 2026, 15 studentë u njohën me projektin dhe metodologjinë e monitorimit me dron, duke mësuar si të lexojnë imazhet ajrore, të identifikojnë ndryshimet e dukshme dhe të kombinojnë të dhënat nga terreni me informacionin e marrë nga ajri.
Më 28 gusht 2026, njohuritë u vunë në praktikë në Parkun Kombëtar të Butrintit, ku 5 studentë morën pjesë drejtpërdrejt në monitorimin në terren dhe mbledhjen e të dhënave.
✨ Nga teknologjia te terreni, të rinjtë po fitojnë aftësi praktike për të kontribuar në dokumentimin, monitorimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë sonë.

Projekti “Skywatch Heritage” zbatohet në kuadër të skemës së nëngranteve të CULTUR-AL, financuar nga European Union in Albania dhe zbatuar nga National Center for Community Services, në partneritet me Artivista.

Një nismë që po mbështetet nga CULTURAL!Trashëgimia kulturore jeton kur njihet, dokumentohet dhe përcillet te brezat e r...
11/08/2026

Një nismë që po mbështetet nga CULTURAL!

Trashëgimia kulturore jeton kur njihet, dokumentohet dhe përcillet te brezat e rinj.
Që prej 1 korrikut 2026, qendra POEC ka nisur zbatimin e aktiviteteve të projektit të saj, duke angazhuar rreth 50 të rinj në trajnime mbi njohjen, mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Traditat, zakonet, folklori, këngët, vallet, zejet dhe kulinaria u bënë pjesë e diskutimeve, ndërsa të rinjtë ndanë histori, kujtime familjare dhe shembuj nga komunitetet e Matit dhe Dibrës.

Përmes një publikimi në TV Mat, projekti solli në vëmendje edhe pasurinë e jashtëzakonshme kulturore të Matit dhe rëndësinë e dokumentimit të saj. Studiuesi dhe etnologu Artan Kurti ndau njohuri mbi veshjet tradicionale, zakonet, folklorin dhe elementet autentike të trashëgimisë së kësaj treve.

Përmes projektit “Forcimi i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore jomateriale të udhëhequr nga komuniteti”, POEC synon të kontribuojë në identifikimin, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore jomateriale të Qarkut Dibër, duke vendosur të rinjtë në një rol aktiv në ruajtjen e saj.

Ky është një nga 10 projektet fituese të skemës së nën-granteve të CULTUR-AL, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS), në partneritet me Qendrën Artivista.

Nisma që po mbështetet nga CULTUR-AL!"Vjosa nuk rrjedh vetëm me ujë; ajo rrjedh edhe me kujtesë."Projekti "Legjendat dhe...
05/08/2026

Nisma që po mbështetet nga CULTUR-AL!

"Vjosa nuk rrjedh vetëm me ujë; ajo rrjedh edhe me kujtesë."
Projekti "Legjendat dhe Baladat e Vjosës", i zbatuar nga Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, ka nisur zbatimin e aktiviteteve duke nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e Administrimit të Parkut Kombëtar "Lumi i Vjosës".

Përmes ekspeditës kulturore që do të zhvillohet në Përmet, Këlcyrë, Tepelenë, Memaliaj, Gjirokastër dhe Fier, projekti do të dokumentojë legjendat, baladat dhe rrëfimet e komuniteteve përgjatë lumit Vjosë, ndërsa 10 të rinj do të angazhohen në dokumentimin e kësaj pasurie të vyer për brezat e ardhshëm, si dhe në avokimin për mbrojtjen e saj.

Ky është një nga 10 projektet fituese të skemës së nën-granteve të CULTUR-AL, financuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare (NCCS), në partneritet me Qendrën Artivista.

10 projekte. 10 ide për trashëgiminë kulturore.Më 23 qershor 2026, Cultur-AL prezantoi dhjetë projektet fituese të thirr...
29/06/2026

10 projekte. 10 ide për trashëgiminë kulturore.

Më 23 qershor 2026, Cultur-AL prezantoi dhjetë projektet fituese të thirrjes për nëngrante. Lexoni më shumë për secilin prej tyre.

Projekti Cultur-AL zbatohet nga National Center for Community Services dhe Qendra Artivista, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

✨ Nis zbatimi i 10 projekteve fituese të skemës së nëngrantimit të projektit CulturAL!Më 23 qershor u nënshkruan kontrat...
26/06/2026

✨ Nis zbatimi i 10 projekteve fituese të skemës së nëngrantimit të projektit CulturAL!

Më 23 qershor u nënshkruan kontratat me 10 organizata të shoqërisë civile, të cilat do të zbatojnë nisma për mbrojtjen, promovimin dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore shqiptare. 🇦🇱

Jemi krenarë që projekti ynë është pjesë e kësaj nisme të rëndësishme.

Projekti synon të fuqizojë rolin e të rinjve dhe shoqërisë civile në përmirësimin e politikave kulturore për mbrojtjen e valleve tradicionale shqiptare. Përmes këtij angazhimi synojmë jo vetëm ruajtjen e vlerave tona kulturore, por edhe rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen aktive të të rinjve në mbrojtjen e identitetit kulturor të komuniteteve të tyre. 💃

Përmes trajnimit të 15 të rinjve, kërkimit në terren në qytetet Lezhë, Librazhd dhe Fier, si dhe analizës së të dhënave të mbledhura, projekti do të sjellë evidenca konkrete dhe rekomandime për politika më efektive kulturore.

Projekti “Nga Tradita në Vendimmarrje: Angazhimi i të Rinjve për Mbrojtjen e Trashëgimisë së Valleve Tradicionale” zbatohet nga Shoqata MegaArt në kuadër të projektit CulturAL , financuar nga dhe zbatuar nga Qendra Kombëtare për Shërbime Komunitare në partneritet me . 🤝

Ceremonia e nënshkrimit të kontratave të nëngrantimit në kuadër të projektit CulturALMë 23 qershor 2026, u zhvillua cere...
24/06/2026

Ceremonia e nënshkrimit të kontratave të nëngrantimit në kuadër të projektit CulturAL

Më 23 qershor 2026, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratave të nëngrantimit me 10 organizata të shoqërisë civile, të cilat do të zbatojnë projekte për mbrojtjen, promovimin dhe interpretimin e trashëgimisë kulturore në Shqipëri.

Secili projekt do të mbështetet me 6,000 euro, duke fuqizuar nismat lokale që angazhojnë të rinjtë dhe komunitetet në ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë sonë kulturore.

Ceremonia shënoi fillimin zyrtar të zbatimit të projekteve, ndërsa përfituesit u njohën edhe me aspektet kryesore të menaxhimit të granteve, komunikimit dhe dukshmërisë.

Projekti CulturAL zbatohet nga National Center for Community Services (NCCS) dhe Qendra Artivista, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Cultur-AL në MCN TVCultur-AL ishte i pranishëm sot në MCN TV për të folur mbi rëndësinë e dokumentimit digjital të trash...
15/06/2026

Cultur-AL në MCN TV

Cultur-AL ishte i pranishëm sot në MCN TV për të folur mbi rëndësinë e dokumentimit digjital të trashëgimisë kulturore dhe rezultatet e arritura deri më tani në kuadër të projektit.

Gjatë intervistës u prezantua puna e realizuar për fotogrametrinë e Urës së Golikut, duke krijuar modelin e parë 3D të monumentit dhe duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt dokumentimit dhe ruajtjes digjitale të trashëgimisë kulturore shqiptare.

Fotogrametria e Urës së Golikut u realizua në kuadër të projektit Cultur-AL, i cili zbatohet nga National Center for Community Services dhe Qendra Artivista , me mbështetjen financiare të European Union in Albania, duke demonstruar potencialin e teknologjive digjitale në mbrojtjen, dokumentimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

🎥 Ndiqni intervistën e plotë:

Kronikat e ditës dhe ekskluzive nga MCN LIVE.

Address

Rr. Isa Boletini
Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Cultur-AL Project posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share