Lake Ohrid Heritage

Directions Website

Lake Ohrid Heritage Protecting the value of Lake Ohrid, Natural and Cultural Heritage This page aims to raise awareness about protecting LAKE OHRID, a UNESCO world heritage.

Since July 5th 2019, the whole lake OHRID, shared between Northern Macedonia and ALBANIA is inscribed in UNESCO list as mix heritage, natural and cultural property. Now it is up to the whole community living in both sides of the lake to protect this heritage, while the institutions and stakeholders should take the appropriate measures to create all the possibilities that this property deserves the status it has now. This page started with the project: "Towards strengthened governance of the shared transboundary natural and cultural heritage of the Lake Ohrid region", which aimed to prepare the file to inscribe Albanian side of the lake into UNESCO, in order to be joined with the Macedonian part, which was in the heritage list since 1979-1980. The project was financed by European UNION and Albanian Ministry of Environment and implemented by UNESCO. Now we are working for the project “Evidence based campaign on Protecting Lake Ohrid”. The project is implemented by Co-Plan and DMO ALBANIA, with the financial assistance of European Union.
* The contents of this page are the sole responsibility of DMO ALBANIA and can under no circumstances be regarded as reflecting the position of European UNION
* The content published on this page does not necessarily reflect the views of the European Union and UNESCO.

UNESCO vendosi të mos e përfshijë Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por vlerësoi se problemet...
02/08/2026

UNESCO vendosi të mos e përfshijë Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por vlerësoi se problemet që kërcënojnë liqenin mbeten të pazgjidhura, duke i lënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite afat për të zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e tij. Organizata paralajmëroi se ndërtimet pa leje, urbanizimi i pakontrolluar dhe degradimi i mjedisit vazhdojnë të rrezikojnë një prej pasurive më të rëndësishme natyrore dhe kulturore të Evropës.

UNESCO vendosi të mos e përfshijë Rajonin e Ohrit në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por vlerësoi se problemet që kërcënojnë liqenin mbeten të pazgjidhura, duke i lënë Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut 5 vite afat për të zbatuar rekomandimet për mbrojtjen e tij. O...

Lake Ohrid avoids Unesco danger-list, but environmental threats remain
02/08/2026

Lake Ohrid avoids Unesco danger-list, but environmental threats remain

Share Tweet Lake Ohrid Avoids UNESCO Danger List, but Environmental Threats Remain Social Tuesday, July 28, 2026 The Lake Ohrid region, spanning protected areas in Albania and North Macedonia, has once again avoided being placed on UNESCO’s List of World Heritage in Danger, but international exper...

02/08/2026

🌊 Liqeni i Ohrit mbetet nën kërcënim!
Rajoni i Ohrit ka shmangur edhe këtë herë përfshirjen në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por UNESCO ka theksuar se problemet vazhdojnë të jenë serioze.
📌 Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë marrë një afat 5-vjeçar për të zbatuar rekomandimet që synojnë mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit.
Sipas UNESCO-s, kërcënimet kryesore janë:
• Ndërtimet pa leje.
• Urbanizimi i pakontrolluar.
• Dëmtimi i vijës bregliqenore.
• Menaxhimi i pamjaftueshëm i ujërave të zeza.
• Mbrojtja e dobët e biodiversitetit.
⚠️ Organizata kërkon ndërprerjen e zhvillimeve që dëmtojnë zonën, shembjen e ndërtimeve pa leje dhe zbatimin e masave konkrete për ruajtjen e këtij thesari natyror.
Ekspertët paralajmërojnë se shtyrja e vendimit nuk do të thotë se rreziku ka kaluar. Nëse rekomandimet nuk zbatohen brenda afatit të caktuar, Rajoni i Ohrit rrezikon jo vetëm të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik, por edhe të humbasë statusin e tij si pasuri botërore.
💬 A mendoni se institucionet do të ndërmarrin masat e nevojshme për ta mbrojtur Liqenin e Ohrit?

02/08/2026
Përse një zonë me gjetje arkeologjike te 8500 viteve me pare, ku sic thuhet është zbuluar vendbanimi i parë fshatar në E...
19/01/2026

Përse një zonë me gjetje arkeologjike te 8500 viteve me pare, ku sic thuhet është zbuluar vendbanimi i parë fshatar në Europë, ku sipas legjendes së Kadmit, është vendbanimi ndoshta më i lashtë ilir... Pse duhet një zonë e tillë të mbushet me pallate moderne pakuptim?

Cili është qëllimi? Të zhbëhet historia? se arkeologjia dhe modernia nuk mund të rrinë bashkë në këtë mënyrë



Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit

UNESCO

Bashkia Pogradec (Faqe Zyrtare)

Piktori i njohur Anastas Kostandini ka publikuar një shkrim kritik mbi zhvillimet e fundit urbanistike në Pogradec, duke rikthyer në vëmendje vizionin fillestar të inxhinierit francez Albert Garique, autor i planit rregullues që hodhi themelet e qytetit modern.
Anastas Kostandini shkruan:

Vizioni urbanistik dhe projektet e inxhinierit francez Albert Garique janë themeli mbi të cilin u ndërtua Pogradeci modern. Pas Luftës së Parë Botërore, ai jetoi dhe punoi në Pogradec, duke e shndërruar nga një fshat në një qytet me plan rregullues bashkëkohor. Plani i tij parashikonte një qytet të sheshtë, me rrugë që zbrisnin drejt liqenit dhe një harmoni të qartë mes natyrës dhe ndërtimit urban, duke e menduar qytetin në raport të drejtpërdrejtë me peizazhin. Një nga projektet më përfaqësuese të Garique është Turizmi i Vjetër i Pogradecit (Hoteli i Albturizmit), i ndërtuar pranë derdhjes së lumit në liqen, si edhe bulevardi “Zogu i Parë”, sot rruga R. Çollaku. Ky shembull i turizmit të hershëm tregon se si mund të ndërtohet bukur dhe me masë, brenda kuotave të projektimit, në respekt të plotë të natyrës dhe planit urban.
Albert Garique kujtohet me respekt të veçantë në Pogradec, si për veprat e tij ndërtimore, ashtu edhe si “babai i urbanizimit perëndimor të qytetit”. Edhe gjatë komunizmit, emri dhe mendimi i tij përmendeshin shpesh sa herë flitej për zhvillimin urban të Pogradecit.

Arsyeja pse ky vizion rikthehet sot në vëmendje lidhet me tentativat për ndërtimin e kullave të larta (gradaciela) në këtë zonë, të cilat bien ndesh me mendimin urbanistik fillestar të qytetit. Në këtë situatë, vizioni largpamës i Garique duhet marrë seriozisht në konsideratë, si në planin makro ashtu edhe në atë mikro urbanistik. Historia na ka lënë pak vlera nga periudha të vështira, ndaj ato duhet të ruhen si dëshmi të ndërthurjes së kulturës europiane me realitetin tonë. Këto trashëgimi janë sot veçanërisht të çmuara në rrugën drejt Europës. Për këto arsye, sugjeroj dhe kërkoj me indinjatë që Hotel Turizmi i Vjetër të rikthehet në identitetin e tij projektues, për të ruajtur natyrën, kujtesën dhe shtresat historike që përfaqëson.
E njëjta qasje duhet mbajtur edhe ndaj “Oktapodit”, ndërtesë e veçantë e vitit 1988, e cila mbetet një dëshmi e rëndësishme arkitektonike dhe sociale e qytetit.

25/12/2025
Jo kulla ne Zonen e  Mbrojtur UNESCO Liqeni i Ohrit nuk mund te rrethohet nga kullatHelp signing and sharing this petiti...
25/12/2025

Jo kulla ne Zonen e Mbrojtur UNESCO

Liqeni i Ohrit nuk mund te rrethohet nga kullat

Help signing and sharing this petition!

Can you spare a minute to help this campaign?

Address

Gogo Nushi, Nd 18, Shk5, Ap2, Tirane
Tirana
1015

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Lake Ohrid Heritage posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share