20/07/2023
Qendra” Gratë në Shërbim Publik” ka zbatuar projektin “ Fuqizimi social-ekonomik i grave/të rinjve përmes artizanatit dhe turizmit”, në kuadër të Programit Rajonal Për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD), financuar nga Bashkia Lezhë.
Objektivi kryesor i projektit ka qenë fuqizimi social-ekonomik i të rinjve dhe grave si kategori e disavantazhuar në komunitet, nëpërmjet zhvillimit të kapaciteteve të tyre, bazuar në trashëgiminë kulturore, turizmin dhe mjedisin e qëndrueshëm, si dhe kultivimin e konkurueshmërisë në tregun e punës.
Pjesë dhe përfitues të këtij projekti kanë qenë tre shkolla të mesme të bashkuara të Qarkut Lezhë, konkretisht ajo e Shenkollit, Dajçit dhe e Blinishtit.
Panairi ishte aktiviteti përmbyllës të këtij projekti, të cilën në bashkëpunim dhe me DAR Lezhë, u mendua të zhvillohej në Shëngjin, për shkak të sezonit turistik, në të cilin të rinjtë e këtyre shkollave prezantuan punimet e tyre simbolike, realizuar gjatë sesioneve të trajnimeve në tezgjah dhe rrobaqepësi.
Tashmë, falë këtij projekti, të financuar nga Bashkia Lezhë, labotatoret e punës me dorë të këtyre 3 shkollave janë të paisura me nga një tezgjah dhe makinë qepse, të cilat shpresojmë të vazhdojnë tu vinë në ndihmë për përvetësimin e artit të zejeve dhe përveç përcjelljes së trashëgimisë kulturore, ta shikojnë dhe si mjet për të rritur të ardhurat dhe përmirësuar ekonominë e tyre.