05/12/2025
Prezantimi i numrit të ri të revistës “Art & Trashëgimi”
Më 4 dhjetor, në kuadër të Vitit Jubilar të Shpresës, Argjiro, në bashkëpunim me Arqidioqezën Metropolitane Tiranë–Durrës, prezantoi numrin më të ri të revistës Art & Trashëgimi, kushtuar Trashëgimisë Katolike të Shqipërisë.
Ky botim synon të sjellë në vëmendje një pjesë thelbësore të historisë, kulturës dhe identitetit tonë — një trashëgimi që ka ushqyer kujtesën, letërsinë dhe vetëdijen tonë kombëtare ndër shekuj.
Ngjarja mblodhi akademikë, diplomatë dhe përfaqësues të komuniteteve fetare. Sh.T. Imzot Arjan Dodaj theksoi se ky vëllim “na rikthen te rrënjët e identitetit tonë, të vendosura që në epokën apostolike”.
Paneli i diskutimit: Ilda Mara, Ardian Ndreca, Thomas Frashëri, Persida Asllani
Mbrëmja u shoqërua nga një interpretim muzikor me vepra të Atë Martin Gjokës, Prenk Jakovës dhe Gjergj Fishtës, interpretuar nga Endrita Berisha, Harlen Nikolli dhe Anduel Kovaci.