27/11/2024
📢 Njoftim i Rëndësishëm!
Të dashur ndjekës të DIMAK Albania,
Duke nisur nga data 2 Dhjetor 2024, Qendra jonë do të kalojë shërbimet tek Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA). Ky ndryshim është një hap i rëndësishëm për të siguruar që këshillimi dhe mbështetja për personat e kthyer nga emigracioni, grupet vulnerable si dhe personat e interesuar për migrimin e rregullt të vazhdojnë me standardet më të larta.
Ju ftojmë të vazhdoni të merrni informacionin dhe shërbimet e nevojshme duke ndjekur faqen zyrtare të AKPA: https://www.facebook.com/akpa.gov.al
Ekipi i DIMAK Albania ju faleminderon që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi me ne! 🙏