Aftësi për Punë S4J

Call Directions Website Contact the organization

Aftësi për Punë S4J Mbështesim arsimin dhe formimin profesional për t’u siguruar të rinjve në Shqipëri punësim të denjë. Faleminderit që vizitoni faqen tonë! Ja disa fakte për S4J.

Aftësi për Punë - S4J

Një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim -SDC
Partner strategjik: Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Zbatues i projektit: Swisscontact, organizatë lider në zhvillimin e aftësive profesionale me qendër në Zyrih, Zvicër, e pranishme në 33 vende të botës. Institucionet përfituese: Shkolla Tregtare (Vlorë), shkolla industriale "Pavarësia" (Vlorë), shkolla "Kolin Gjoka" (Lezhë), shkolla "Kristo Isak" (Berat), shkolla "Gjergj Canco" (Tiranë), Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë, shkolla "Ali Myftiu" (Elbasan), shkolla "Salih Çeka" (Elbasan), Qendra Publike e Formimit Profesional në Vlorë. Kohëzgjatja e Projektit: Maj 2016 – Qershor 2023

Projekti S4J mbështet ofruesit partnerë (32% të gjithë nxënësve të AFP-së në vend) në këto drejtime:
• Krijimi i lidhjeve të ngushta me kompanitë e sektorit privat dhe partnerë të tjerë;
• Diversifikimi dhe përmirësimi i ofertës mësimore;
• Aplikimi i metodave të reja të mësimdhënies dhe standardeve të cilësisë;
• Realizimi i praktikave profesionale afatgjata në biznes;
• Zhvillimi dhe fuqizimi i institucionit, përmes ndërtimit të mekanizmave për menaxhimin eficient. Vizioni: Të rinjve shqiptarë u mundësohet një kualifikim cilësor, i orientuar nga tregu i punës, në ato sektorë ekonomikë me potencial punësimi në vende pune tërheqëse dhe të denja.


--------------------

A project of the Swiss Agency for Development and Cooperation SDC
Project Strategic Partner: The Ministry of Finance and Economy
Project Implementer: Swisscontact
Project Duration: May 2016 – June 2023

Vision: Young people in Albania profit from strengthened labour-market oriented education and training in sectors with growth potential, allowing them to find attractive and decent jobs. S4J is partnering with 10 VET institutions in Vlora, Lezha, Shkodra, Berat, Tirana, and Elbasan (or 32% of total VET students in the country), to:
- apply new ways of learning;
- create close partnerships with local businesses;
- offer apprenticeships in businesses;
- get students fully qualified for their job.

14/10/2026

🚗 RIPARIME DHE MIRËMBAJTJE AUTOMJETESH

🆕 Kualifikim i ri dual 4-vjeçar: për herë të parë këtë vit!

Të pëlqejnë makinat dhe do të mësosh si funksionojnë? Mëso si të kujdesesh për automjetet, të zbulosh defektet dhe t’i rikthesh ato në gjendje pune. Gjatë formimit do të mësosh të:

🛠️ kontrollosh dhe diagnostikosh defektet e automjeteve
🔩 riparosh dhe mirëmbash pjesë e sisteme të ndryshme të makinës
⚙️ përdorësh vegla, pajisje dhe teknologji profesionale
💻 punosh me pajisje diagnostikuese për të identifikuar problemet
🦺 zbatosh rregullat e sigurisë gjatë punës
🤝 fitosh përvojë praktike duke mësuar edhe në kompani

🚀 Ku mund të të çojë ky profesion?

Në servise makinash, kompani të mirëmbajtjes së automjeteve apo drejt hapjes së biznesit tënd.

📚 Me arsimin dual, kombinon mësimin në shkollë me punën e paguar në kompani dhe përgatitesh për tregun e punës.

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

07/10/2026

Frida Lleshi, mësuese e kulturës profesionale në drejtimin TIK pranë Shkolla e mesme profesionale "Nazmi Rush*ti" Dibër, ndan përshtypjet e saj nga trajnimi mbi skeletkurrikulat e reja për kualifikimet profesionale bllok 4-vjeçare.

📍 Në Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz, mësues nga shkolla të ndryshme të vendit punuan së bashku për zbatimin e kualifikimeve të reja në Programim – arsim i dyfishtë, Zhvillim Website dhe Multimedia.

Falë shkëmbimit të përvojave dhe punës në grup, mësuesit patën mundësi bashkëpunimi dhe përgatitjeje për zbatimin sa më cilësor të kurrikulave të reja, në dobi të nxënësve. 🤝

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

🇨🇭 🇦🇱 Zhvillimi i arsimit dhe formimit profesional është një nga shtyllat e bashkëpunimit zvicerano-shqiptar.Përmes proj...
07/10/2026

🇨🇭 🇦🇱 Zhvillimi i arsimit dhe formimit profesional është një nga shtyllat e bashkëpunimit zvicerano-shqiptar.

Përmes projektit "Aftësi për Punë" (S4J), Zvicra ka kontribuar në transformimin e arsimit profesional në Shqipëri, duke mbështetur modele më të orientuara drejt tregut të punës, forcimin e lidhjes mes shkollave dhe bizneseve dhe zhvillimin e arsimit dual.

Një angazhim i përbashkët për zhvillimin e aftësive dhe perspektivave profesionale në Shqipëri.

Ambasadorja Walt zhvilloi takimin e parë të prezantimit me Kryeministrin Edi Rama. Diskutimet u përqendruan në programin e bashkëpunimit të Zvicrës me Shqipërinë – veçanërisht në përparimin e bërë në forcimin e arsimit profesional – dhe në mundësitë e biznesit zviceran në Shqipëri. 🇨🇭🤝🇦🇱

• • • • • •

Ambassador Walt had a first courtesy meeting with Prime Minister Edi Rama. Discussions focused on Switzerland’s cooperation programme with Albania - particularly the progress made in strengthening vocational education – and Swiss business opportunities in Albania. 🇨🇭🤝🇦🇱

⚙️ 𝐌𝐞𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐚: 𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐮𝐭𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐭ë 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬Agjencia Kombët...
06/10/2026

⚙️ 𝐌𝐞𝐤𝐚𝐧𝐢𝐤𝐚: 𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞 𝐧ë 𝐩ë𝐫𝐩𝐮𝐭𝐡𝐣𝐞 𝐦𝐞 𝐭𝐞𝐤𝐧𝐨𝐥𝐨𝐠𝐣𝐢𝐭ë 𝐦𝐨𝐝𝐞𝐫𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤ë𝐫𝐤𝐞𝐬𝐚𝐭 𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve me mbështetjen e projektit “Aftësi për Punë” (S4J), zhvilloi në Shkolla Profesionale Elbasan një takim konsultues me përfaqësues të industrisë, ekspertë të fushës dhe shkollave profesionale.

Diskutimet u përqendruan në përditësimin e kualifikimeve profesionale në fushën e Mekanikës, duke i përshtatur ato me zhvillimet teknologjike, proceset bashkëkohore të prodhimit dhe mirëmbajtjes, si dhe kërkesat në ndryshim të tregut të punës.

Falenderojmë për kontributin dhe ekspertizën e tyre përfaqësuesit e bizneseve dhe shkollat profesionale që ofrojnë kualifikime në këtë fushë. 🤝

DOKO Ltd EUROPA CONSTRUCTION Euro Steel Shkolla Industriale "Pavaresia" Vlore Shkolla Profesionale "Arben Broci"

28/09/2026

🆕 Për herë të parë në arsimin profesional! Kualifikimi i ri Tregti Elektronike (E-commerce).

🎓 Arsim i dyfishtë | 4 vite

Nuk mëson vetëm në klasë. Që nga viti i dytë, një pjesë e mësimit zhvillohet në biznes. 💶 Dhe për këtë punë merr pagesë mujore.

Me këtë kurrikul mëson të:
🛍️ hapësh dhe drejtosh një dyqan online
📦 menaxhosh stokun, porositë, dërgesat dhe kthimet
💬 flasësh me blerësit si profesionist, edhe kur janë të nevrikosur 😅
🔒 mbrosh të dhënat personale dhe punosh me siguri në internet
📊 lexosh numrat: çfarë sh*tet, çfarë jo, dhe pse

🚀 Ku të çon kjo?
Në kompani tregtare, agjenci marketingu, logjistikë. Ose te biznesi yt, që mund ta nisësh që në shkollë.

📍 Këtë vit shkollor, kualifikimi ofrohet në Shkolla Teknike Ekonomike Tiranë.

Agjencia Kombëtare e Arsimit, Formimit Profesional dhe Kualifikimeve

24/09/2026

📍 Në komunitetin të Alketa Vejsiut, Fation Dragoshi, Menaxher Projekti në S4J, sfidon idenë se arsimi profesional është një zgjedhje e dorës së dytë.

Ai sjell në vëmendje modelin e arsimit dual, ku nxënësit kombinojnë mësimin në shkollë me përvojën praktike të paguar në biznes, duke zhvilluar aftësi konkrete dhe duke u përgatitur për profesione të kërkuara dhe të mirëpaguara. ✌️

23/09/2026
📍 Më 18 shtator, Shkolla e mesme profesionale "Nazmi Rush*ti" Dibër mirëpriti znj. Siri Walt, Ambasadoren e re të Zvicrë...
23/09/2026

📍 Më 18 shtator, Shkolla e mesme profesionale "Nazmi Rush*ti" Dibër mirëpriti znj. Siri Walt, Ambasadoren e re të Zvicrës në Shqipëri, z. Karl Bergner, Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, znj. Monica Zach, Ambasadoren e Austrisë, dhe znj. Argjentina Grazhdani, Drejtoren për Shqipërinë të Swisscontact, për të parë nga afër zhvillimet në shkollë në nisje të vitit të ri shkollor dhe prioritetet për vitin në vijim.

Ambasadorja Siri Walt theksoi rëndësinë që 🇨🇭Zvicra, 🇩🇪Gjermania dhe 🇦🇹Austria i kushtojnë arsimit profesional si mundësi që garanton një përgatitje cilësore për tregun e punës, si dhe vlerën e bashkëpunimit për ta forcuar më tej këtë sektor në Shqipëri.

Z. Fation Dragoshi, Menaxher i Projektit “Aftësi për Punë” (S4J), vuri theksin te rëndësia e zgjerimit të Arsimit Dual në të gjithë vendin si modeli që mundëson aftësimin e të rinjve bazuar në nevojat e industrisë.

Gjatë vizitës, përfaqësues të shkollës, nxënës dhe partnerë biznesi ndanë përvojat e tyre, ndërkohë që u prezantuan arritje të shkollës, si: përfundimi i procesit të akreditimit, konsolidimi i sistemit të gjurmimit të të diplomuarve, rritja e numrit të bizneseve partnere, zhvillimi për herë të parë i provimeve të nivelit në MësoVET, si dhe pilotimi i Arsimit Dual në kualifikimin Kuzhinë. 🧑‍🍳👩‍💻📈

Embassy of Switzerland in Albania Ambasada Gjermane Tiranë Österreichische Botschaft Tirana/Ambasada Austriake Tiranë

23/09/2026

📊 Në Vlerësimin Institucional për vitin shkollor 2025–2026, 7️⃣8️⃣% e nxënësve nga 6️⃣ shkolla partnere të projektit “Aftësi për Punë” (S4J) shprehen të kënaqur me realizimin e praktikave profesionale në biznes.

Kënaqësi të shohim që të rinjtë po e përjetojnë praktikën në biznes si një përvojë që i afron më shumë me botën e punës. 🙌

22/09/2026

🥖 TEKNOLOG I PËRPUNIMIT TË BRUMËRAVE

🆕 Kualifikim i ri dual 3-vjeçar: për herë të parë këtë vit!

Mëso si një produkt kalon nga lënda e parë në produktin final. Nga buka te pasta, nga produktet e ëmbla te ato të kripura, mëso të:

⚙️ përdorësh makineri dhe pajisje profesionale
🥐 përgatitësh lloje të ndryshme brumërash dhe produktesh
🧪 kontrollosh cilësinë dhe sigurinë e produkteve
📦 paketosh, etiketosh dhe ruash produktet
💻 përdorësh teknologji dhe mjete digjitale
💡 zgjidhësh problemet dhe të organizosh procesin e prodhimit

🚀 Ku mund të të çojë ky profesion?

Në prodhimin e miellit, bukës, makaronave, produkteve të pastiçerisë dhe produkteve të tjera me bazë brumi ose drejt vetëpunësimit.

👉 Zbulo Teknologjinë e Përpunimit të Brumërave dhe ndërto aftësitë e tua për të ardhmen.

Address

Rr. Skenderbej
Tirana
P.O.BOX2891

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Aftësi për Punë S4J posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Aftësi për Punë S4J:

Shortcuts

Share