Rotaract Club Tirana

Rotaract Club Tirana Rotaract Club Tirana mund të ndryshojë jetën tuaj! Na ndiqni për të kuptuar më shumë! Vetë emri Rotaract lind nga kombinimi i dy fjalëve “ROTARy” dhe “ACTion”.

Rotaract është një organizatë ndërkombëtare klubesh për të rinjtë nga mosha 18 deri në 30 vjeç, promovuar nga Rotary International. Është një klub që ndihmon në rritjen e aftësive drejtuese dhe dinjitetit personal, inkurajon praktikën dhe përhapjen e normave të larta etike në biznes, po ashtu promovon mirëkuptimin dhe paqen mbarëbotërore. Shtysa më e madhe për themelimin e programit Rotaract erdhi

nga krijimi i Interact, i cili filloi si program i Rotary International në 1962, ku pati një sukses të menjëhershëm, megjithëse ishte i përbërë vetëm nga student gjimnazesh, persona të cilët ishin të destinuar të rrinin për një periudhë të shkurtër në klub. Kështu bordi i RI vendosi të fillonte një program të ri për “të rinj të rritur”. Në një klimë ku mbizotëronin protestat studentore (jemi në periudhën e luftës në Vietnam) lindi Rotaract. Ky klub lindi jo vetëm që t’i mundësonte Intereract-ianëve që të vazhdonin të rrinin në familjen rotariane por edhe të ishte një klub nxitës për të drejtuar energjitë e të rinjve në aktivitete për të mirë të komunitetit. Për koinçidencë Klubi i Universitetit te North Carolina kishte adoptuar këtë emër që në 1966, por ato kishin bashkuar fjalët “ROTARy” dhe “InterACT”. Rotaract Club Tirana është themeluar në verën e vitit 1998. Ky klub sponsorizohet dhe mbështetet në mënyrë të vazhdueshme nga Rotary Club Tirana. Qëllimi i Rotaract Club Tirana është kanalizimi i enegjisë së të rinjve në rritjen e frymës së “Shërbimit ndaj të tjerëve”- “Service above Self “ , gjithmonë në të mire të komunitetit. Që prej vitit të krijimit, klubi ka qënë aktiv me projekte dhe shërbime të ndryshme në ndihmë të komunitetit të Tiranës dhe veçanërisht shtresave në nevojë. Aktivitetet tona ndër vite dhe projektet për të ardhmen do mund ti shikoni në postimet tona të ardhshme!

🌟Little Big Heroes 4🌟 Ditën e djeshme klubi ynë ishte pranë Spitalit Onkologjik të Fëmijëve ku realizuam projektin ‘Litt...
28/12/2024

🌟Little Big Heroes 4🌟 Ditën e djeshme klubi ynë ishte pranë Spitalit Onkologjik të Fëmijëve ku realizuam projektin ‘Little Big Heroes 4’! Midis buzeqeshjeve, edhe këtë vit ndam dhuratat e fundvitit për të bërë ditët e tyre me të lehta dhe zemrat më të gëzuara. 🧸🎁

🏥 Patëm kënaqësinë të bisedonim me Profesoreshë Donjetën dhe punonjësen sociale zonjën Gentën, të cilat na informuan për nevojat e repartit dhe mënyrat se si mund të vazhdojmë mbështetjen tonë edhe përgjatë vitit.

🤝 Një falenderim i veçantë shkon për klubin tonë sponsor, Rotary Club Tirana dhe për suportin e tyre të përhershëm.

🩷 Këta fëmijë janë heronj të vërtetë, dhe çdo buzëqeshje që sjellim në fytyrat e tyre është një fitore!

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Rotaract Club Tirana posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Rotaract Club Tirana:

Share