Qendra Shqiptare per Zhvillim te Qendrueshem - Vazhdon

Qendra Shqiptare per Zhvillim te Qendrueshem - Vazhdon Qëndra Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm - VAZHDON është një organizate jofitimprurese mjedisore. Themeluar qe me 2006.

Përshkrim i shkurtër për VAZHDON

VAZHDON, Qëndra Shqiptare për Zhvillimin e Qëndrueshëm është një organizate jofitimprurese, joqeveritare dhe jopolitike. Qëndra është themeluar në fillim të vitit 2005 dhe rregjistruar me vendim të Gjykates së Tiranës nr 292 datë 28/02/2006. Qëllimi
Qëllimi kryesor i Qëndrës është që të kontribuoj në kryerjen e veprimtarive, projekteve, studimeve, kërkimeve, ofri

m shërbimesh dhe promovimit të zhvillimit të qëndrueshëm në fushat e mjedisit, shëndetit publik, ndërgjegjësim dhe edukim të publikut, zhvillimit të komuniteteve, zhvillimit ekonomik dhe kulturës në vendin tonë. Visioni
Qëndra punon për të përhapur mënyrat e një qeverisje të drejtë, përmirësimin e shëndetit të popullatës nëpermjet projekteve në fushën e shëndetit publik, mjedis të shëndetshëm dhe të pastër duke përdorur dhe zhvilluar në mënyrë të qëndrueshme pasurite intelektuale, kulturore dhe natyrore të vendit tonë. Misioni
Misioni i Qëndrës është të kontribuoj profesionalisht për të ndërgjegjësuar, trainuar, përgatitur dhe zbatuar strategji dhe modele më të avancuara për rritjen e aftësive të organeve qeverisëse, komuniteteve dhe grupeve të tjera të interesit me qëllim që të zhvillohet një realitet kulturor, ekonomik, shëndetesor dhe mjedisor i qëndrueshem në vendin tonë. Objektivat
Objektivat kryesore te aktivitetit te Qendres do te jene:
• Promovim i zhvillimit te qendrueshem;
• Mbeshtetje dhe zhvillimi i komuniteteve;
• Edukimi mjedisor, shendetesor dhe qytetar;
• Promovimi i standarteve dhe praktikave me te mira te manaxhimit te cilesise dhe manaxhimit mjedisor (Familja e ISO 9000: 2000, ISO 14000:2000 dhe EMAS, Eco-Biznesit);
• Ofrimi i sherbimeve per komunitetet, biznesin, pushtetin vendor dhe ate qendrore si dhe per grupet e interesuara;
• Promovimi i kultures, eko-turizmit dhe bukurive natyrore te vendit tone;
• Promovimi i pjesemarrjes se komuniteteve dhe publikut ne proceset e diskutimeve dhe marrjes se vendimeve me rendesi jetike;
• Mbeshtetje e komuniteteve, perfaqesimi dhe te lobimi me entitetet vendim-marrese dhe politik-berese per lehtesimin dhe apo zgjidhjen e problemeve te tyre.
• Promovimi i edukimit dhe ndergjegjesimit per shendetin publik ne Shqiperi.

Address

Tirana
1001

Telephone

+355692096266

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Shqiptare per Zhvillim te Qendrueshem - Vazhdon posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Shqiptare per Zhvillim te Qendrueshem - Vazhdon:

Share