Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL

Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL, Non-Governmental Organization (NGO), Tirana.

Organizatë e fokusuar në mbrojtjen dhe promovimin e punës së denjë, drejtësisë sociale, qeverisjen demokratike dhe politikat advokuese në Shqipëri.
……
Organisation focused on labour rights, social justice, democratic governance and policy advocacy in Alb

14/06/2026

Deklaratë Publike e Koalicionit “Për të Drejtat në Punë”

Publikimi i videos së fundit nga biznesmeni Gjergj Luca, ku shfaqen të mitur të moshës 14-15 vjeç të angazhuar në aktivitete pune, ngre shqetësime serioze ligjore dhe etike.
Mbrojtja e fëmijëve në marrëdhëniet e punës është një detyrim kushtetues dhe ligjor. Legjislacioni shqiptar parashikon kufizime të qarta për punësimin e të miturve, duke ndaluar angazhimin e tyre në punë që mund të dëmtojnë shëndetin, zhvillimin fizik, psikologjik apo arsimimin e tyre. Edhe kur ligji lejon forma të caktuara të punës për të miturit mbi një moshë të caktuar, këto janë të kushtëzuara nga respektimi i standardeve të veçanta të sigurisë, kohëzgjatjes së punës dhe natyrës së aktivitetit.
Përdorimi i të miturve në aktivitete pune të zakonshme, veçanërisht në ambiente që mund të paraqesin rreziqe për shëndetin ose sigurinë e tyre, nuk mund të normalizohet dhe as të paraqitet si model për shoqërinë. Fëmijët duhet të jenë në shkollë, në aktivitete edukative dhe zhvillimore, jo të përdoren për marketing, propagandë apo promovim të interesave ekonomike.
I bëjmë thirrje Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, strukturave për mbrojtjen e fëmijëve dhe institucioneve të tjera përgjegjëse të verifikojnë menjëherë rastin dhe të sqarojnë publikisht nëse janë respektuar dispozitat ligjore për punën e të miturve dhe përdorimin e imazhit të tyre. Çdo situatë që krijon dyshime të arsyeshme për ekspozimin, shfrytëzimin apo përfshirjen e fëmijëve në kushte të papërshtatshme pune duhet trajtuar me seriozitet maksimal.
Një shoqëri që respekton të drejtat e fëmijëve nuk mund të mbyllë sytë përballë situatave që krijojnë dyshime të arsyeshme për shfrytëzimin ose ekspozimin e tyre në kushte të papërshtatshme. Mbrojtja e fëmijëve duhet të jetë mbi çdo interes ekonomik, politik apo mediatik.

The Olof Palme International Center
Drejtësi Sociale
Qendra Për të Drejtat në Punë
Qendra Aleanca Gjinore për Zhvillim
Lëvizja Rinore Egjiptiane dhe Rome
Sindikata e Gardës së Republikës së Shqipërise
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH)
Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shqiptar (SBASH)
Sindikata e punonjesve te sherbimit shendetesor (SPSHSH)
Sindikata e Sektorit Hidrokarbur

🚫 Asnjë fëmijë në punë. Çdo fëmijë në shkollë.Në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kujtojmë se mbrojtja e fëmijëv...
12/06/2026

🚫 Asnjë fëmijë në punë. Çdo fëmijë në shkollë.

Në Ditën Botërore Kundër Punës së Fëmijëve, kujtojmë se mbrojtja e fëmijëve nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një provë e drejtësisë sociale dhe shoqerore.

Edhe pse Shqipëria ka shënuar progres në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional, puna e fëmijëve mbetet një realitet shqetësues, i lidhur ngushtë me varfërinë, përjashtimin social dhe mungesën e mundësive për shumë familje.

📊 Në nivel global, rreth 138 milionë fëmijë janë ende të përfshirë në punë.

📊 Në Shqipëri, shumë fëmijë vazhdojnë të përballen me varfëri dhe privime që rrisin rrezikun e shfrytëzimit ekonomik dhe braktisjes së shkollës.

Prandaj, në këtë ditë të shënuar kërkojmë:

✅ Zbatim të plotë dhe efektiv të legjislacionit kundër punës së fëmijëve;
✅ Forcim të inspektimeve të punës dhe mekanizmave të identifikimit e referimit;
✅ Arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës për çdo fëmijë;
✅ Mbrojtje sociale dhe punë të denjë për familjet në nevojë.

❗Çdo fëmijë që punon sot është një e drejtë e mohuar dhe një mundësi e humbur për Shqipërinë e nesërme.

“Një shtet që nuk mbron fëmijët nga puna, po dështon të mbrojë të ardhmen e vet.”

12/06/2026

Sot zhvilluam tryezën mbi gjetjet e Raportit të Monitorimit mbi Mangësitë dhe Çështjet Ndërsektoriale në Legjislacionin e Punës në Shqipëri, me fokus në Kapitullin 19 të Integrimit Evropian.

Raporti, i hartuar nga Qendra për të Drejtat në Punë (CLR), evidenton progresin e bërë në përafrimin me standardet evropiane, por edhe sfidat që mbeten në zbatimin efektiv të legjislacionit, veçanërisht në luftën kundër informalitetit, sigurinë dhe shëndetin në punë, mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe forcimin e dialogut social.

Falënderojmë institucionet dhe partnerët për angazhimin dhe kontributin në këtë diskutim të rëndësishëm drejt promovimit të punës së denjë dhe standardeve më të mira të punës.

Një falënderim i veçantë për ekspertin z. Florian Xhafa për hartimin e raportit, si dhe për znj. Sonila Danaj nga Qendra Evropiane për Politikat dhe Kërkimet e Mirëqenies Sociale në Vjenë, Austri dhe znj. Ratka Babić nga projekti ESAP3, për prezencën online dhe për kontributin dhe ekspertizën e tyre të çmuar në fushën e punës.

📢 Ftesë për pjesëmarrjeQendra për të Drejtat në Punë CLR ju fton të bëheni pjesë e prezantimit të Raportit të Monitorimi...
10/06/2026

📢 Ftesë për pjesëmarrje

Qendra për të Drejtat në Punë CLR ju fton të bëheni pjesë e prezantimit të Raportit të Monitorimit mbi Mangësitë dhe Çështjet Ndërsektoriale në Legjislacionin e Punës në Shqipëri - Kapitulli 19 i Integrimit Europian: Politikat Sociale dhe Punësimi.

📅 12 qershor 2026
🕘 09:30–13:30
📍 Hotel Doro City, Tiranë

Një hapësirë për dialog mbi të drejtat në punë, dialogun social dhe sfidat e integrimit europian.
Konfirmoni pjesëmarrjen tuaj duke kontaktuar në [email protected]

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian EESC - European Economic and Social Committeepo zhvillon tani një Konferencë të Ni...
29/05/2026

Komiteti Ekonomik dhe Social Evropian EESC - European Economic and Social Committeepo zhvillon tani një Konferencë të Nivelit të Lartë të Shoqërisë Civile, duke bërë bashkë aktorë nga BE-ja dhe Ballkani Perëndimor për të diskutuar rolin e shoqërisë civile në avancimin e zgjerimit të BE-së, forcimin e qëndrueshmërisë demokratike dhe mbështetjen e konvergjencës socio-ekonomike në rajon.

Ndiq konferencë live në shqip! 👇

English | German | Croatian – Serbian – Bosnian – Montenegrin |

23/05/2026

📚 Në kuadër të Akademisë së Punës, zhvilluam një sesion të dedikuar mbi kontratat e punës dhe organizimin sindikal.

Gjatë diskutimit u ndalëm tek historia e organizimit të punëtorëve, të drejtat që burojnë nga kontrata e punës, si edhe sfidat që hasin punëmarrësit sot në vendin e punës bashkë me Profesor .gordani dhe

Përmes rasteve konkrete dhe diskutimeve interaktive, pjesëmarrësit ndanë përvoja dhe reflektuan mbi rëndësinë e solidaritetit dhe organizimit kolektiv për mbrojtjen e të drejtave në punë.

✊ Njohja e të drejtave është hapi i parë drejt fuqizimit të punëtorëve.

Aktiviteti u zhvillua me mbështetjen e Olof Palme International.

22/05/2026

Pas imazhit të “modës” fshihen mijëra punëtorë, puna e të cilëve mban gjallë industrinë globale të veshjeve. Megjithatë, shumë prej tyre vazhdojnë të përballen me paga të papaguara, mungesë sigurie në punë dhe mosrespektim të të drejtave të tyre themelore.

Bashkë me sindikata, punëtorë të industrisë së veshjeve, aktivistë dhe partnerë nga rrjeti i , morëm pjesë në një protestë në Milano 🇮🇹 në solidaritet me punëtorët që kërkojnë drejtësi dhe pagesën e detyrimeve të papaguara nga

Solidariteti mbetet thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve kudo në botë.

🚨 Raporti i .eu "European Working Conditions Survey 2024" i publikuar më 14 Prill 2026, mbi kushtet e punës konfirmon nj...
20/05/2026

🚨 Raporti i .eu "European Working Conditions Survey 2024" i publikuar më 14 Prill 2026, mbi kushtet e punës konfirmon një realitet që punëtorët shqiptarë e denoncojnë prej vitesh: paga të pamjaftueshme për jetesën, pasiguri në punë, stres, lodhje dhe mungesë mbrojtjeje reale.

Ndërsa Shqipëria flet për integrim europian, mijëra punëtorë vazhdojnë:

❌ të punojnë me orë të gjata dhe shpesh pa pagesë të drejtë
❌ të përballen me informalitet dhe kontrata të pasigurta
❌ të hyjnë çdo ditë në vende pune pa mbrojtje të mjaftueshme
❌ të heshtin nga frika e humbjes së vendit të punës

Kjo nuk duhet të pranohet si normalitet.
Dinjiteti në punë është e drejtë themelore.

Punëtorët shqiptarë kanë nevojë për:

✊ paga dinjitoze
✊ kontrata të rregullta
✊ siguri dhe mbrojtje në vendin e punës
✊ përfaqësim sindikal real
✊ respekt për punën dhe mundin e tyre

Pa punën e tyre nuk mund të ketë zhvillim ekonomik dhe shoqëror të qëndrueshëm.

Është koha që zëri i punëtorëve të dëgjohet më fort.
Është koha për solidaritet, organizim dhe mbrojtje reale të të drejtave në punë.

✊ Dinjiteti në punë nuk është luks. Është e drejtë.

Në vijim të diskutimeve për procesin e integrimit europian, CLR vijon të ngrejë shqetësimin për mungesën e transparencës...
13/05/2026

Në vijim të diskutimeve për procesin e integrimit europian, CLR vijon të ngrejë shqetësimin për mungesën e transparencës mbi negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Vendi ynë po zhvillon negociata intensive për anëtarësim në Bashkimin Europian e në këtë proces diskutohen reforma dhe detyrime që prekin drejtpërdrejt të drejtat sociale, ekonominë, marrëdhëniet e punës dhe jetën e përditshme të qytetarëve. Megjithatë, pozicionet negociuese të Shqipërisë, dokumentet zyrtare ku paraqiten qëndrimet, prioritetet dhe afatet gjatë negociatave për secilin kapitull negociues, vazhdojnë të mos bëhen publike, duke ngritur shqetësime serioze mbi transparencën dhe përfshirjen reale të shoqërisë civile dhe grupeve të interesit.

Argumentet se transparenca mund të dobësonte pozicionin negociues të Shqipërisë apo se këto janë thjesht dokumente pune që ndryshojnë vazhdimisht, nuk qëndrojnë. Përkundrazi, ato shërbejnë si justifikime të pabazuara për mungesën e informimit dhe konsultimit publik.

Integrimi europian nuk është një proces vetëm i qeverisë.
Është një proces që prek çdo qytetar, çdo punëmarrës, çdo sipërmarrje dhe gjithë shoqërinë.

Pa transparencë dhe pa pjesëmarrje reale, nuk mund të ketë integrim europian të besueshëm dhe demokratik.

🇪🇺

9 Maji – Dita e Evropës 🇪🇺Dita e Evropës është një moment reflektimi mbi vlerat që bashkojnë kontinentin tonë: dinjiteti...
09/05/2026

9 Maji – Dita e Evropës 🇪🇺

Dita e Evropës është një moment reflektimi mbi vlerat që bashkojnë kontinentin tonë: dinjitetin njerëzor, solidaritetin, drejtësinë sociale dhe barazinë. Këto janë parime mbi të cilat është ndërtuar projekti evropian dhe që duhet të udhëheqin edhe rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Për Shqipërinë, integrimi evropian nuk është vetëm përmbushje kriteresh apo një proces teknik negociatash. Ai është një angazhim i përbashkët transformues për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, ku puna vlerësohet, ku të drejtat mbrohen dhe ku çdo qytetar ka mundësi të jetojë e të punojë me dinjitet.

Puna dinjitoze është themeli i një shoqërie demokratike dhe të zhvilluar. Ajo nënkupton paga të drejta, kushte të sigurta në vendin e punës, mbrojtje sociale, barazi gjinore, dialog social dhe respekt për të drejtat sindikale. Asnjë zhvillim ekonomik nuk ka vlerë të plotë nëse nuk shoqërohet me drejtësi sociale dhe mirëqenie për njerëzit që kontribuojnë çdo ditë me punën e tyre.

Procesi i integrimit evropian duhet të përkthehet në politika konkrete që garantojnë më shumë siguri për punëmarrësit, më shumë mundësi për të rinjtë, mbështetje për grupet vulnerabël dhe një treg pune më të drejtë e gjithëpërfshirës. Standardet evropiane nuk duhet të mbeten vetëm në dokumente, por të ndihen realisht në jetën e përditshme të çdo punëtori dhe familjeje shqiptare.

Sot, në Ditën e Evropës, riafirmojmë se e ardhmja evropiane e Shqipërisë lidhet ngushtë me ndërtimin e një shoqërie ku dinjiteti në punë dhe drejtësia sociale janë të panegociueshme.

BE-ja nuk është vetëm një destinacion. Ajo është një standard vlerash që duhet jetuar, mbrojtur dhe forcuar çdo ditë. 🇪🇺

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Telephone

+355694702057

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra për të Drejtat në Punë, CLR.AL:

Share