Qendra Po

Çdo vit, Qendra “Po” ndihmon me shërbime klinike qindra njerëz: të rinj, gra dhe popullatën në nevojë të shmangin shtatzënitë e padëshiruara, seksin jo të sigurt, infeksionet seksualisht të transmetueshme, damkosjen dhe diskriminimin të lidhura me HIV-in. Gjithashtu së bashku, stafi dhe vullnetarët bëjnë përpjekje dhe avokojnë për politika vendore dhe kombëtare që kanë në themel të drejtat njerëzo

re—të drejtën për shëndet seksual dhe riprodhues! Së fundmi qendra është rinovuar në konceptimin e shërbimeve dhe të ambjenteve duke u përqendruar tek ofrimi i Shërbimeve Miqësore për të Rinjtë deri në moshën 24 vjec, duke mos përjashtuar edhe moshat më të rritura. Shërbimet Miqësore për të Rinjtë përfshijnë:

Shërbime Klinike:
• Metodat kryesore të kontracepsionit bashkëkohor
• Testim të shpejtë për infeksionet seksualisht të transmetueshme (IST)/HIV/AIDS
• Kujdes, mbrojtje kundër infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST)/HIV-it, seks të sigurt
• Vizita dhe konsulta/këshillime gjinekologjikie/obstetrike
• Testim shtatzënie
• Pap-test
• Ekografi
• Kolposkopi
• Këshillim për seksualitetin, për kontraceptivët, për IST/ HIV/AIDS
• Këshillim për planifikimin familjar, për çështjet gjinore, abuzimin seksual, orientimin seksual, për adoleshentet shtatzënë etj.
• Kujdes bazë para dhe pas lindjes
• Këshillim para dhe pas abortit

Referim për:
• Një gamë të gjerë kontraceptivësh
• Abort të sigurtë
• Testim dhe Këshillim Vullnetar (TKV)- testimi në laborator; mbështetje për të rinj që jetojnë me HIV (RJHIV)
• Dhunë seksuale
• Testim të infeksioneve seksualisht të transmetueshme (IST)-testimi në laborator etj. Mbështetur nga vullnetarët, stafi dhe Federata Ndërkombëtare e Planifikimit Familjar (IPPF) Qendra “PO” ofron informacion, edukim dhe shërbime të shëndetit seksual dhe riprodhues (SHSR) në ambjentet e klinikës së saj në Tiranë, si edhe një sërë shërbimesh në komunitet. Shërbimet në komunitet përfshijnë: planifikimin familjar, kujdesin para dhe pas abortit, shëndetin e nënës dhe të rinjve si edhe parandalimin dhe kujdesin ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme, duke përfshirë HIV-in. Shërbimet në qendër përmbushin standardet ndërkombëtare: private dhe konfidenciale; jo gjykuese; ofrohen nga staf i mirëtrajnuar; ambjent i rehatshëm dhe i përshtatshëm për të rinjtë, meshkuj dhe femra, beqarë apo të martuar; si edhe çmime të përballueshme.

Address

Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Po posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Organization

Send a message to Qendra Po:

Share