01/07/2026
Nis projekti "Rinia në Fokus: Partneritet për Vendimmarrje dhe Integrim"!
ORBIS ka kënaqësinë të njoftojë fillimin e këtij projekti të ri, i cili synon të fuqizojë të rinjtë (18-25 vjeç) për t'u bërë pjesëmarrës aktivë në vendimmarrjen lokale dhe në proceset e integrimit europian.
Përmes një pakete aktivitetesh — nga diagnostikimi i angazhimit qytetar, trajnime për tregun e punës, mentorim direkt me institucione, deri te publikimi i një "Udhërrëfyesi të Rekomandimeve" — ne synojmë të krijojmë ura komunikimi të qëndrueshme mes rinisë dhe vendimmarrësve.
Besojmë se një i ri që njeh të drejtat e tij dhe kupton mekanizmat institucionalë, është një i ri që kontribuon në shoqëri dhe gjen hapësirën e tij profesionale në vend.
Jemi shumë të entuziazmuar për këtë udhëtim dhe falenderojmë Agjencia per Mbeshtetjen e Shoqerise Civile - AMSHCA për mbështetjen e këtij projekti! 🙌
📍 Na ndiqni për të gjitha aktivitetet e ardhshme!